AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

“Kërkon ndërhyrje urgjente”: Qeveria pranon problemet në sistemin shëndetësor

Nëpërmjet një akti normativ qeveria po ndërhyn me urgjencë për të minimizuar dypunësimin e mjekëve në klinika private, ndërsa sugjeron në relacionin mbështetës së qindra mjekë munde të janë në një situatë konflikti interesi.   

Blerina GjokangaBlerina Gjoka
2 years më parë
në Artikull kryesor, Lajme
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Infermiere në Urgjencën e Spitalit Pediatrik. | Foto: Malton Dibra/LSA

Drejtues dhe mjekë të spitalit Onkologjik në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë, së bashku me specialistë dhe persona të tjerë, u akuzuan nga prokuroria në muajin qershor për krijimin e një skemë abuzive të transferimit të pacientëve me kancer drejt klinikave private për qëllime përfitimi.

Skema abuzive shkaktoi shumë zemërim mes qytetarëve pavarësisht se çështja tregonte për një fenomen të njohur prej vitesh në sistemin shëndetësor publik, ku shumica e mjekëve punojnë dhe në sistemin privat shëndetësor.

Duke marrë shkas nga skandali i zbuluar nga prokuroria qeveria miratoi në fillim të gushtit një Akt Normativ, ku tentohet rregullimi i punësimit të mjekëve duke vendosur kufizime për punën e tyre në sistemin privat dhe pranohet rënia e cilësisë së shërbimit në sistemin shëndetësor dhe për pasojë mohimi i të drejtës për mjekim të pacientëve.

Ndryshimet në ligjin për “Urdhërin e Mjekëve’ parashikojnë rregullimin e dy-punësimit të mjekëve, masa ndaluese që ata të rekomandojnë pacientë në sistemin privat, dhe masa disiplinore më të rrepta për mjekët që shkelin këto dispozita.

Në relacionin shoqërues, ku argumentohet urgjenca e këtij akti, përshkruhet një situatë e “pasigurt” për pacientët dhe mjekët dhe pranohet se nuk është ofruar shërbimi shëndetësor i garantuar për qytetarët si e drejtë themelore në Kushtetutë.

“Situata aktuale ka krijuar problematika të menjëhershme në ofrimin e shërbimit shëndetësor për qytetarët, si mungesa e personelit shëndetësor gjatë orarit zyrtar dhe shtyrja e konsultës me mjekun,”  thuhet ndër të tjera në relacionin e publikuar në faqen zyrtare të Kuvendit.

“Ndërhyrja urgjente është e nevojshme për të parandaluar dëmtimin e mëtejshëm të shërbimit shëndetësor publik”, shton relacioni.

Ministria i referohet të dhënave të një hetimi administrativ të kryer pas skandalit të Onkologjikut, ku rezultatet sipas saj, tregojnë për  “problematikat e mosofrimit të shërbimeve mjekësore dhe dërgimin e pacientëve drejt strukturave jopublike”.

Të dhënat e cituara në dokument flasin për 823 biznese që ofrojnë shërbime të ndryshme shëndetësore jopublike, një shifër që nënkupton nevojën e madhe për mjekë, të cilët përgjithësisht huazohen nga sistemi publik.

“Në këto biznese shëndetësore jopublike rezultojnë të punësuar mjekë të specialiteteve të ndryshme, që ushtrojë profesionin e tyre edhe në shërbimin shëndetësor publik,”  konstaton Ministria e Shëndetësisë.

“Kjo sjell si pasojë që kombinimi i shërbimit në këto dy sisteme, publik dhe jopublik, kur aktualisht është edhe i parregulluar, cenon shërbimin shëndetësor publik, në favor të atij jopublik”, shtoi ajo.

Në këto kushte, sipas arsyetimit të Ministrisë, ekziston një situatë e konfliktit të interesit, ku mjekët kanë inkurajuar dhe mund të inkurajojnë në të ardhmen përsëri pacientët e tyre në sektorin shëndetësor publik që të kërkojnë trajtim në strukturat shëndetësore jopublike në pronësi të tyre ose ku ata punojnë.

“Kjo qasje dëmton pacientët që mund të mos kenë mundësi financiare për trajtime në këto struktura jopublike dhe që nuk e kanë zgjedhur vetë të marrin shërbimet shëndetësore në to”, konstaton Ministria e Shëndetësisë.

Shëndetësi falas dhe cilësore ka qenë një nga premtimet më të forta të qeverisjes socialiste e cila po përfundon mandatin e tretë të saj.

E pyetur nga BIRN për përgjegjësinë e mosmbajtjes së këtij premtimi, Agjencia per Media dhe Informim sugjeroi se qeveria ishte e angazhuar për përmirësimin e sistemit shëndetësor dhe akti normativ “i përgjigjej sfidave që evoluojnë dhe ndryshojnë me kohën”.

“Ne jemi të angazhuar për të adresuar sfidat e identifikuara në sistemin shëndetësor publik dhe për të implementuar masa konkrete që do të kontribuojnë në forcimin dhe përmirësimin e tij”- thuhet në përgjigjen e agjencisë.

Akti Normativ, nuk është një mekanizëm i zakonshëm ligjor për ndryshimin e ligjeve në fuqi, por qeveria pretendon se në këtë rast përligjen kushtet e urgjencës dhe nevojës së ndërhyrjes për të rregulluar situatën në sistem.

Akti është kundërshtuar nga “Urdhëri i Mjekëve” si një akt që vret pavarësinë e këtij organizmi për vetrregullimin dhe vetqeverisjes profesionale.

Etiketa: Akti normativministria e shendetesiseQSUNTUrdhërin e Mjekëve
Tjetri
Qeveria urdhëron mosregjistrimin e pronave që pengojnë “investitorët strategjikë”

Bashkia e Himarës i jep 2 hektarë tokë projektit strategjik në një 'mbledhje të jashtëzakonshme’

gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.