AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

Rruga drejt fashizmit

Sapo fashizmi shfaqet rrotull, është e kotë të mendosh të ndihmosh ksenofobinë, siç bëjnë liberalët kur përqafojnë axhendat anti-emigrantë, apo të luftosh kundër disiplinës financiare, siç bëjnë të majtët. Asnjë nga këto tema nuk është ajo që me të vërtetë po ushqen ekstremizmin e krahut të djathtë, gjë që në instancë finale, është lajm i mirë për progresistët.

Yanis VaroufakisngaYanis Varoufakis
2 years më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Foto kortezi: Ittmust/Flickr

Athinë – Trazirat e kohëve të fundit në Mbretërinë e Bashkuar kanë demonstruar, edhe një herë, paaftësinë e liberalëve dhe të majtëve për të kuptuar se si mundet që të tërheqin klasën punëtore me veten, për ta mbajtur atë larg ekstremit të djathtë. Sapo fashizmi shfaqet rrotull, është e kotë të mendosh të ndihmosh ksenofobinë, siç bëjnë liberalët kur përqafojnë axhendat anti-emigrantë, apo të luftosh kundër disiplinës financiare, siç bëjnë të majtët. Në mënyrë që të trajtohet problemi i rebelëve të dhunshëm në Britani dhe turmave të tjera të ngjashme nëpër Evropë dhe në Shtetet e Bashkuara, progresistët duhet që para së gjithash të angazhohen që të mos i braktisin ata.

Prezantimi tronditës që unë pata me mendësinë fashiste ndodhi tri dekada më parë kur Kapnias, një fshatar grek i moshuar, vendosi të më edukojë mua. Njohuritë e tij të shtrembëruara, megjithëse revoltuese, vijojnë të bartin sinjale për të dalluar problemet në vende të tilla si Anglia, Gjermania lindore dhe Perëndimi i Mesëm i Amerikës.

Kapnias ishte rritur në një fermë të pistë në tokë të padronit në Peloponez. Jeta e tij dominohej nga pronari i tokës – një patriark liberal i cili, gjatë pushtimit nazist, punoi si aset i inteligjencës britanike ndërsa shtëpia e tij funksionoi si bazë për rezistencën. Ndërsa shihte oficerët britanikë që ishin hedhur me parashutë, duke vizituar vilën e fermës, shpesh të shoqëruar nga partizanë komunistë më mjekër, Kapnias ndjente se diçka e madhe po ndodhte – diçka nga e cila ai ishte përjashtuar pa ceremoni.

“Mua nuk më prekte kush,” Kapnias më tha mua. “Deri sa engjëlli im i bardhë më preku,” shtoi ai ndërsa me krenari më tregoi një botim luksoz me kapakë të veshur me lëkurë që tashmë ishte shumë i vjetër. Ishte një kopje e botimit të vitit 1934 të Mein Kampf, librit të Hitlerit të cilin instruktori i tij nga Gestapo, apo “engjëlli i bardhë” i tij, ia kishte dhënë si dhuratë lamtumire në ditët e fundit të pushtimit. Duke shijuar revoltimin që shpreha unë, ai vijoi të shpjegojë urrejtjen që kishte për Aleatët.

“Arroganca dhe rëndësia që i jepnin vetes, mendjemadhësia e tyre hëngri shumë koka,” tha ai. Edhe para se të bashkohej me një njësi kolaboracionistësh, ku takoi engjëllin e tij të bardhë, urrejtja ishte ajo që e udhëhiqte atë.

Natyrisht, nëse Kapnias do të kishte qenë më mirë ekonomikisht, ai mundet të mos kishte rënë nën joshjen e nazizmit. Por varfëria në vetvete nuk shpjegon dot se pse ai u bë kolaboracionist në kohën kur shumica e çunave të fshatit të tij, jo më pak të dizavantazhuar, u bashkuan me rezistencën. Kur margjinalizimi bashkohet me fukarallëkun, një lloj i caktuar njeriu bie me kokë në një boshllëk moral. Njësoj si Kapnias, ata bëhen pre e logjikës perverse të një race superiore të cilës i ka ardhur koha.

Kur unë i përmenda masakrat naziste kundër popullit të tij, Kapnias kthente kokën nga ana tjetër. Për të, ishin britanikët, padroni i tokës së fermës dhe të majtët ata që kishin sjellë kasaphanë në tokë – një fjalë që unë nuk e kam dëgjuar të përdoret më me një theks të tillë deri në ditën kur Donald Trump e përdori në fjalimin e tij të marrjes së detyrës më 2017. Kur e shtyva të komentojë për vrasjen e qindra vetëve nga nazistët në një fshat aty afër, më në fund e nxorri veten:

“Burrat e vërtetë eliminojnë ata të cilët u dalin para dhe kështu mbijetojnë. Dhe nëse vdesin, duke vdekur pranojnë se nuk janë të aftë për të jetuar. Engjëlli im i bardhë ishte mbi Zotin. Ndryshe nga italianët, britanikët, apo edhe turma jonë, ata nuk hezitonin të përdornin çdo mjet të nevojshëm. Nuk kishte dyshime! Nuk kishte frikë! Nuk kishte pasion! Nuk kishte dashuri! Nuk kishte urrejtje! Duhej t’i kishe parë vetë për ta kuptuar. Ata ishin madhështorë!”

Ndërsa fliste, fytyra iu ngazëllye. Reagimi im i dhimbshëm ndaj çdo fjale të tij ishte çfarë i mbushte zemrën me kënaqësi. Turmat rastësore britanike që u përleshën me policinë kundër emigrantëve, mbështetësit e Alternative für Deutschland, dhe ringritja e supermacistëve të bardhë në Amerikë mundet të mos jenë aq të zëshëm apo aq të artikuluar në formën e tyre të fashizmit, por ato vijnë me të njejtën psikologji dhe ne mund të nxjerrim katër mësime nga shembulli i tyre.

E para, dhuna fashiste është një mjet rekrutimi. Synimi kryesor i përdorimit të saj është që të na zemërojë ne në mënyrë që ne të denoncojmë ata dhe të kërkojmë veprime të dhunshme nga ana e policisë dhe dënime të gjata me burg. Kjo është mënyra se si ata kapin rekrutë të rinj, të cilët, si Kapnias, kënaqen duke parë se si zemërimi i tyre na infekton ne.

E dyta, fashistët nuk janë një bashkësi mbrojtësish apo ndërtuesish. Ata flasin shumë për bashkësi të rrënuara por sa më pranë i afrohen ndërtimit të bashkësisë, në përleshje në rrugë apo në postime në media sociale ata bëjnë të ditur se nuk kënaqen kurrë.

E treta, ndërsa fashizmi lulëzon në krevatin e disiplinës financiare, vetë fashistët nuk do të dalin kurrë kundër disiplinës financiare. Sepse disiplina financiare, ndryshe nga hebrenjtë apo azilkërkuesit myslimanë, nuk ka fytyrë. Fashizmi ka nevojë për një fytyrë si pikë referimi për urrejtjen e dhunshme që e udhëheq atë.

E katërta, imigrantët janë të parëndësishëm. Siç më mësoi Kapnias mua, fashistët lumturisht përqafojnë të huajt si engjëj të bardhë, përfshirë ata, si Elon Musk apo Donald Trump, të cilët mburren me një lloj pasurie të tepruar të cilën ata pretendojnë se e përbuzin. Edhe nëse nuk do të kishte fytyra me ngjyrë apo të huaj të tjerë të ardhur rishtaz, sërish fashistët do të sajonin një kategori tjetër të “Tjetrit”, për të përqendruar urrejtjen e tyre.

Këto katër leksione sugjerojnë se çfarë ne duhet të shmangim. Për fillestarët, kur qeveritë dhe partitë e rrymës kryesore përqafojnë axhenda anti-imigrantë, fashistët do ta nuhasin gjakun në ujë dhe oreksi i tyre për mizori do të shpërthejë. Në mënyrë të ngjashme, ata që i trajtojnë fashistët si viktima të masave të disiplinës financiare, arsimimit të keq apo fatit të keq, thjeshtë sa do t’i bëjnë ata edhe më të zemëruar. Edhe nëse i thua se anti-semitizmi apo islamofobia janë asgjë veç prirje antikapitaliste për budallenjtë (gjë që në fakt është e saktë), nuk funksionon mirë.

Pra, çfarë duhet të bëjmë? Përgjigjja, sugjeroj unë, vjen gjithashtu nga Britania në formën e filmit më të fundit të Ken Loach, The Old Oak, [Lisi i vjetër], shkruar nga Paul Laverty. Kur një grup refugjatësh sirianë depozitohet në mes të një qyteze të rrënuar të Anglisë së veriut, një taksidar dhe një refugjat ia dalin të ndalojnë përleshjen mes të sapoardhurve dhe vendësve të rrënuar, të cilët, deindustrializimi dhe disiplina fiskale i ka bërë pre të mendësisë fashiste. Nën sloganin “të hamë bashkë, të jetojmë bashkë”, ata krijojnë një sallë ngrënieje në bashkësi ku nuk tolerohet asnjë formë fashizmi dhe gjithashtu, askush nuk shahet, kritikohet apo sulmohet.

Qartësia morale e Lisit të Vjetër është një dëshmi e fuqisë së solidaritetit, një udhërrëfyes i vlefshëm bashkëkohor se si të mund të sigurohemi që viktimat të mos kthehen kundër njëri-tjetrit. Mesazhi është gjithashtu universal: rishfaqja e fashizmit nuk është në asnjëmënyrë e pashmangshme.

Marrë me autorizim nga Project Syndicate, 2016. Ripublikimi mund të bëhet vetëm me lejen e Project Syndicate. The Road from Fascism

Etiketa: Fashizmi
Tjetri
Investitori nga Dubai: Si u pastruan paratë e narkotrafikut në projekte ndërtimi në Tiranë

Investitori nga Dubai: Si u pastruan paratë e narkotrafikut në projekte ndërtimi në Tiranë

gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Ish-ministri Ylli Pango dëshmon për privatizimin e ish-klubit “Partizani”

17:26 | 22/06/2026
pankarte ne proteste

Protestuesit akuzojnë policinë për “taktika intimidimi” me procedimet masive

07:08 | 22/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.