Prokurori Dashnor Nure i Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë do të përballet të hënën më 2 shtator me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i tij i vetingut po kryhet nga trupa e përbërë nga Pamela Qirko, Alma Faskaj dhe Xhensila Pine.
Dashnor Nure e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1995 si prokuror në Prokurorinë e Kolonjës. Prej vitit 2007, ai e ushtron funksionin në Prokurorinë e Rrethit Korçë.
Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për prokurorët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë familjare të prokurorit Dashnor Nure nga viti 2003 deri në fund të vitit 2019. [Kliko për skedën në PDF].
Në deklarimin për herë të parë në vitin 2003, prokurori Dashnor Nure deklaronte pasuri me vlerë 250 mijë lekë, ndërsa në fund të vitit 2019, pasuria e tij familjare kap vlerën e 3.3 milionë lekëve.
Ai zotëron familjarisht likujditete bankare prej 1 milion lekësh, kursime në cash prej 1.4 milionë lekësh si dhe automjet me vlerë 870 mijë lekë. Prokurori Nure nuk deklaron nëse ka në pronësi apo në përdorim ndonjë pasuri të paluajtshme.
Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese janë 20 milionë lekë, me burim gati 100% nga paga e subjektit të rivlerësimit.
Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’ që identifikohen gjatë kontrollit. Nga kontrolli aritmetik/logjik për 16 vite, asnjë prej deklaratave nuk rezultoi me probleme.
Deklarata e pasurisë së vitit 2003
Deklarata e pasurisë së vitit 2004
Deklarata e pasurisë së vitit 2005
Deklarata e pasurisë së vitit 2006
Deklarata e pasurisë së vitit 2007
Deklarata e pasurisë së vitit 2008
Deklarata e pasurisë së vitit 2009
Deklarata e pasurisë së vitit 2010
Deklarata e pasurisë së vitit 2011
Deklarata e pasurisë së vitit 2012
Deklarata e pasurisë së vitit 2013
Deklarata e pasurisë së vitit 2014
Deklarata e pasurisë së vitit 2015
Deklarata e pasurisë së vitit 2016
Deklarata e pasurisë së vitit 2017
Deklarata e pasurisë së vitit 2018
Deklarata e pasurisë së vitit 2019
Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al