Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të mërkurën më 4 shtator vendimin e konfirmimit në detyrë të prokurores së Durrësit, Oltiana Gjoni Çifliku. Vendimi u mor nga trupa e KPK e kryesuar nga Roland Ilia, me relatore Genta Tafa Bungo dhe anëtare Suela Zhegu.
Gjatë seancës dëgjimore të martën, Gjoni dha shpjegime për gjetjet lidhur me pasuritë e ish-bashkëshortit, si dhe për disa denoncime nga publiku. Ajo theksoi se pasuritë e ish-bashkëshortit ishin krijuar para martesës dhe nuk duhej të konsideroheshin në analizën financiare.
Oltiana Gjoni përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2011 dhe pas një periudhe stazhi në Prokurorinë e Tiranës, u emërua në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër. Prej vitit 2015, ajo e ushtron funksionin e prokurores pranë Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës