AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Kryetari dhe nënkryetari Bashkisë Tropojë akuzohen se shpërdoruan detyrën në zbatimin e dy projekteve rrugësh

SPAK akuzon kryetarin e Bashkisë Tropojë, Rexhë Byberi dhe zëvendësin e tij, Abedin Kraja se shpërdoruan detyrën në zbatimin e dy projekteve për ndërtimin e rrugëve, pasi janë konstatuar punime në kundërshtim me ligjin dhe aktet nëligjore në fuqi.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
2 years më parë
në Artikull kryesor, Lajme
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Rexhe Byberi

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK njoftoi mbrëmjen e të hënës më 9 shtator caktimin e masës së sigurimit personal “arrest në shtëpi” ndaj kryetarit dhe nënkryetarit të Bashkisë së Tropojës, të akuzuar për “shpërdorim detyre”, pasi kanë kryer veprime e mosveprime që konsiderohen si mospërmbushje e rregullt e detyrës, në kundërshtim me aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi.

Sipas SPAK, dyshohet se paligjshmëritë për të cilat akuzohen kryebashkiaku i Tropojës, Rexhë Byberi dhe zëvendësi i tij, Abedin Kraja kanë të bëjnë me hapjen e rrugëve sipas projekteve të miratuara nga këshilli bashkiak.

Konkretisht, janë evidentuar punime në kundërshtim me ligjin dhe aketet nënligjore për rrugët “Stacioni i Anijes Palç- Guri i Lules” dhe “Qafë Murrizi –Qafë Agri”. SPAK sjpjegon se për kryerjen e punimeve në këto rrugë duhej të aplikohej në sistemin elektronik ‘e-leje’, pranë Bashkisë Tropojë, si institucion vendor që ka tagrin të shqyrtojë dhe miratojë lejen e ndërtimit të infrastrukturës, pasi të ketë verifikuar plotësimin e dokumentacionit të nevojshëm tekniko-ligjor nga aplikuesi, për këto lloj punimesh. po ashtu, sillet në vëmendje se Bashkia Tropojë duhej të bashkëvepronte me institucionet e tjera kompetente për ndërtimin e rrugës, konkretisht me Agjencinë Kombëtare të Mjedisit, për nevojën e hartimit të Raportit të Vlerësimit të ndikimit në mjedis, të bashkëvepronte me ministrinë e linjës për impaktin e ndërtimit të rrugës së re dhe pasojat e këtyre punimeve të ndërtimit.

“Nga kryerja e aktit të ekspertimit ka rezultuar se hapja e rrugëve sipas projekteve të miratuara nga Këshilli Bashkiak është bërë në kundërshtim me aktet ligjore e nënligjore në fuqi duke sjellë një dëm prej 277. 611.520 (dyqind e shtatëdhjetë e shtatë milion e gjashtëqind e njëmbëdhjetë mijë e pesëqind e njëzet) Lekë”, citohet në njoftim.

Bazuar në këto rezultate të hetimit paraprak, SPAK ka kërkuar caktimin e masave të sigurimit personal “arrest në shtëpi” për dy të hetuarit Rexhe Byberi dhe Abedin Kraja, kërkesë që është pranuar nga gjykata respektive.

Rexhë Byberi u zgjodh kryetar i Bashkisë Tropojë fillimisht në zgjedhjet pa garë të vitit 2019. Më parë ai kishte qenë për 15 vjet kryetar i Komunës Margegaj për llogari të Partisë Demokratike, por si kryetar i Bashkisë Tropojë është zgjedhur nën siglën e Partisë Socialiste.

Etiketa: Bashkia TropojëProkuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të OrganizuarRexhe ByberiSPAK
Tjetri
‘Rozafa e re’ e Ramës po projektohet mbi tokë të kontestuar në Shkodër

‘Rozafa e re’ e Ramës po projektohet mbi tokë të kontestuar në Shkodër

Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

15:45 | 13/07/2026
prime minister keir starmer visits berlin for e5 meeting

Evropa duhet të marrë fatin e saj në duart e veta

11:43 | 13/07/2026
marjonhorn baby 6823431

Të rinjtë në Evropën Juglindore duan familje – por kanë nevojë për mbështetje

10:34 | 13/07/2026
debate meps call for measures against turkey following military operation in syria (48947581143)

Eurodeputetja Tineke Strik: Protestuesit në Shqipëri po mbrojnë “vlerat e BE-së”

10:09 | 13/07/2026
sanksionet ruse analize

Bilanci shqiptar i sanksioneve kundër Moskës   

06:38 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.