AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Konkursi për kreun e Gardës zgjedh fitues kandidatin e paralajmëruar nga opozita

Në muajin mars, opozita akuzoi qeverinë se po ndryshonte ligjin e Gardës së Republikës “me porosi të biznesmenit Kastrati” për të vendosur në krye të saj kandidatin Ermal Onuzi. Gjashtë muaj më vonë, paralajmërimi bëhet fakt.

Blerina GjokangaBlerina Gjoka
17:32 | 10/09/2024
në Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Ministri i Brendshem, Ervin Hoxha duke prezantuar shefin e ri të Gardës së Republikës, Ermal Onuzi. Foto: Ministria e Brendshme.

Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha prezantoi të martën drejtorin e ri të Gardës së Republikës, Ermal Onuzi, i cili, sipas ministrit u zgjodh pas një konkursi të hapur ku garuan profesionistë të fushës së sigurisë.

Onuzit iu dha e drejta për të kandiduar për këtë detyrë të rëndësishme pas ndryshimeve ligjore që Partia Socialiste në pushtet votoi në mars të këtij viti, duke lehtësuar kriteret për t’u bërë drejtues i Gardës.

Opozita paralajmëroi në atë kohë se ndryshimet ligjore ishin të “qepura me porosi” për të sjellë në krye të Gardës pikërisht Onuzin, për të cilin deputetë të PD-së thanë se ishte kushëri me Shefqet Kastratin, biznesmenin që zotëron koncensionin e Aeroportit të Rinasit, ku Onuzi ka punuar si shef sigurie.

Në seancën plenare ku u votuan këto ndryshime, kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi i bëri thirrje Kuvendit që të tërhiqej nga votimi i një ligji, që sipas tij, ishte hartuar për emërimin e një personi.

“Bëhet fjalë për një ligj mirëfilli të porositur,” tha Bardhi, duke aluduar se “ishte porositur nga oligarku Shefqet Kastrati për të emëruar shtetasin Ermal Onuzi në krye të Gardës së Republikës”.

Taulant Balla, asokohe ministër i Brendshëm, i hodhi poshtë aludimet e opozitës duke i cilësuar si “lexim horoskopi apo filxhani” dhe i mbrojti ndryshimet ligjore si nevojë për përmirësim të punës së këtij institucioni.

“Përfshirë edhe një garë më të hapur në përzgjedhjen e drejtuesit, sipas standardeve më të mira,” tha Balla në seancën e zhvilluar në mars.

Ndryshimet në ligjin për Gardën e Republikës u inicuan nga deputeti socialist Nasip Naço, në të njëjtën kohë kur kreu jetëgjatë i Gardës, Gramoz Sako dha dorëheqjen në shkurt të këtij viti.

Sipas ligjit të mëparshëm, Drejtori i Përgjithshëm i Gardës së Republikës duhet të ishte punonjës i Gardës që mban gradën “Drejtues i parë” ose “Drejtues i lartë” dhe emërohej nga Kryeministri me propozim të Ministrit të Brendshëm.

Ndërsa dispozita ligjore e miratuar në mënyrë të njëanshme nga mazhoranca parashikon që drejtuesi i Gardës do të zgjidhej pas një konkurrimi të hapur, sipas procedurës dhe rregullave që vendos Ministri i Brendshëm. Në fund të kësaj gare, ku i vetmi kriter profesional janë 10 vite përvojë pune në fushën e sigurisë, ministri përzgjedh një emër që ia dërgon kryeministrit.

Ermal Onuzi u zgjodh në krye të Gardës së Republikës mes gjashtë kandidatëve, njëri prej të cilëve edhe Artan Didi, ish-drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit. I pyetur nga BIRN mbi denoncimin e mëparshëm të opozitës, Onuzi tha përmes një bisede telefonike: “Nuk kam asnjë lidhje me Shefqet Kastratin”.

Edhe grupi “Kastrati”* dhe presidenti i tij, Shefqet Kastrati hodhën poshtë çdo aludim për lidhje familje apo ndërhyrje në procesin e emërimit të Onuzit në krye të Gardës së Republikës.

“Në emër të grupit Kastrati dhe presidentit të tij z.Shefqet Kastrati, ju bëjmë me dije se nuk ekziston asnjë lidhje familjare ose shoqërore me zyrtarin e sapoemëruar në krye të institucionit të Gardës së Republikës. Gjithashtu deklarojmë se çdo aludim për ndërhyrje në proçesin e emërimit të këtij zyrtari është i pavërtetë dhe i pambështetur në asnjë fakt,” deklaroi grupi “Kastrati” në një reagim për BIRN.

* Shkrimi u përditësua për të përfshirë qëndrimin e grupit “Kastrati”.

Etiketa: Artan DidiErmal OnuziErvin SalianjiGarda e RepublikësGazmend BardhiNdryshimi i ligjitTaulant Balla
I mëparshmi

‘Rozafa e re’ e Ramës po projektohet mbi tokë të kontestuar në Shkodër

Tjetri

Organizatat e medias dënojnë kërcënimet ndaj gazetarit Vincent van Gerven Oei

Tjetri
Organizatat e medias dënojnë kërcënimet ndaj gazetarit Vincent van Gerven Oei

Organizatat e medias dënojnë kërcënimet ndaj gazetarit Vincent van Gerven Oei

724791 skupstina sednica 09102024 0003 f

BE-ja dënon ministren serbe për mbështetjen e “spastrimit etnik” në Kosovë

19:34 | 14/07/2026
SPAK dërgon për gjykim deputetin socialist Plarent Ndreca dhe 15 zyrtarë për abuzim me tenderat

Gjykata rrëzon kërkesën e Ndrecës për parashtrimet e SPAK

17:40 | 14/07/2026
Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.