AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Organizatat e medias dënojnë kërcënimet ndaj gazetarit Vincent van Gerven Oei

Organizata të medias reaguan të alarmuara ndaj një serie kërcënimesh që Driant Zeneli, bashkëthemelues i fondacionit “Harabel” bëri ndaj gazetarit holandez Vincent van Gerven Oei, pas publikimit të një shkrimi që lidhte aktivitetet e fondacionit me kompaninë Integrated Energy BV SPV e hetuar nga SPAK për korrupsion në të ashtuquajturin “inceneratori i Tiranës”.

Vladimir KarajngaVladimir Karaj
2 years më parë
në Lajme
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Foto kortezi nga SafeJournalist.

Organizata të medias reaguan të alarmuara të hënën dhe të martën, pas publikimit të një serie mesazhesh kërcënuese që Driant Zeneli, i cili sëbashku me bashkëshorten e kryebashkiakut Erjon Veliaj, Ajola Xoxe, është bashkëthemelues i fondacionit “Harabel” bëri ndaj gazetarit holandez Vincent van Gerven Oei.

Mesazhet kërcënuese nisën pas publikimit të një shkrimi nga van Gerven Oei që lidhte aktivitetet e fondacionit, i cili merret me promovim të artit, me kompaninë Integrated Energy BV SPV e hetuar nga SPAK për korrupsion në të ashtuquajturin “inceneratori i Tiranës”.

“The SafeJournalists Network është thellësisht i alarmuar nga kërcënimet ndaj gazetarit holandez Vincent van Gerven Oei, i cili publikoi një arikull kritik me titull “Si të lash art dhe para përmes koncesionit të menaxhimit të mbetjeve””, thuhet në reagimin e rrjetit Safejournalist, që përfshin organizata të medias në të gjithë Ballkanin Perëndimor.

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë po ashtu u shpreh i shqetësuar për sigurinë e gazetarit. “AGSH dënon me vendosmëri çdo kërcënim, intimidim dhe shantazh ndaj gazetarëve”, thuhet në reagim.

Në një sërë mesazhesh të publikuara nga gazetari Zeneli përdor gjuhë fyese dhe më pas e kërcënon të mos shkruaj. “Mos guxo të më shkruash më personalisht se e ke policin te dera”, thuhet në një nga mesazhet e Zenelit që van Gerven Oei ndau me median.

Vetë gazetari i cilësoi këto sulme të përditshme, ndërsa tha se kolegët nga Shqipëria e vuanin më shumë presionin për shkak se veç tyre sulmoheshin edhe familjet e tyre. “Ky është abuzimi dhe kërcënimi që kolegët e mi shqiptarë vuajnë në përditshmëri e sa herë raportojnë për lidhjet mes qeverisë, oligarkëve dhe kapitalistëve të kulturës”, shkroi ai në një mesazh në Instagram, ku denoncoi kërcënimet.

Rrjeti Safejournalist përshkroi se pas një sëri mesazhesh kërcënues bashkëthemeluesi  i Harabeli dhe tre persona të tjerë u përplasën me gazetarin gjatë një ekspozite në Tiranë në katër shtator. Sipas rrjetit gazetari u sulmua me gjuhë fyese dhe denigruese, ndërsa Zeneli dhe tre të tjerët tentuan ta godisnin. “Vetëm ndërhyrja e personave të tretë ndaloi përshkallëzimin”, thuhet në reagimin e rrjetit.

“Ky incident ngre shqetësime serioze mbi sigurinë e gazetarëve në Shqipëri, sidomos kur raportojnë mbi tema sensitive që përfshijnë figura të fuqishme”, thuhet më tej në reagim, ku kërkohet hetim i kërcënimeve.  Më herët në shtator edhe ambasadori i Holandës në Shqipëri dha një mesazh solidariteti me gazetarin van Gerven Oei.

Etiketa: Ajola XoxeDriant ZeneliErjon VeliajHarabeliIneneratori i TiranesIntegrated Energy BV SPVThe SafeJournalists NetworkVincent van Gerven Oei
Tjetri
Skeda e pasurisë së deklaruar –Jorgo Goro –kryetar i Bashkisë Himarë

SPAK mbyll hetimet për Jorgo Goron, ngre akuza për shpërdorim detyre dhe fshehje pasurie

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.