AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Ekspertët e tragjedisë së Gërdecit i përgjigjen pyetjeve të Mediut

Pesë ekspertët që hartuan aktin financiar në funksion të hetimit të çështjes penale për përgjegjësit e ngjarjes tragjike të vitit 2008 në Gërdec, lexuan gjatë një seance maratonë të mërkurën qëndrimet e tyre për pyetjet e palës mbrojtëse.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
18:15 | 11/09/2024
në Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu pas një seance gjyqësore në Gjykatën e Posaçme. Foto: LSA.

Në një seancë maratonë të mërkurën më 11 shtator për çështjen penale në ngarkim të ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu, ekspertët që kanë hartuar akti-ekspertimin financiar për tragjedinë e Gërdecit iu përgjigjën një liste të gjatë pyetjesh të drejtuara nga Mediu dhe avokatët e tij mbrojtës.

Megjithë kohën e dhënë në dispozicion, ekspertët nuk arritën të përfundojnë leximin e pyetjeve dhe përgjigjeve dhe seanca u shty për më datë 18 shtator, në orën 09:00.

Për shumicën e pyetjeve, ekspertët u shprehën se nuk kishin lidhje me objektin e aktit të ekspertimit të hartuar prej tyre. Në disa raste u përgjigjën se në aktet ligjore dhe nënligjore nuk kishte asnjë pikë ku të përcaktohet e drejta e ministrit për të përcaktuar blerësin e municioneve.

Mediu dhe mbrojtësit e tij, kërkuan që të debatoheshin përgjigjet një e nga një, por gjykata vendosi të lexohen të gjitha dhe në seancat pasardhëse të parashtrohen komentet dhe qëndrimet.

Gjatë leximit të pyetjeve dhe përgjigjeve nga ana e ekspertëve, avokati Ardian Visha i ironizoi ekspertët duke thënë se ata nuk dinë as të lexojnë, por gjykata i tërhoqi vëmendje dhe e paralajmëroi se nëse vijonte, do të urdhëronin të linte sallën. Në vijim, edhe ekspertët vetë kërkuan më shumë dritë për të lexuar më mirë dhe pranuan se kishin vështirësi që vinte si pasojë e dobësimit të shikimit nga mosha.

Sipas Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK, prej aktit të ekspertimit financiar të hartuar në funksion të hetimit të mëparshëm, evidentohen dëmet e shkaktuara nga veprimet dhe mosveprimet e ish-ministrit Mediu, pretendim që është kundërshtruar nga ky i fundit.

Rihapja e çështjes ndaj Mediut u vu në lëvizje pas 12 vitesh me iniciativën e familjes së një prej viktimave të shpërthimit në mars 2008 në ambientet e ish “Brigadës së Tankeve”, me 26 humbje jete e qindra të plagosur. Sipas kërkuesve dhe SPAK, pas ndryshimeve ligjore të vitit 2012 dhe 2017, deputeti nuk ka më imunitet parlamentar për ndjekjen penale apo gjykimin e tij dhe për rrjedhojë nuk ekziston me asnjë pengesë për hetimin dhe gjykimin e Mediut, i cili akuzohet për “shpërdorim detyre”.

Etiketa: Ardian VishaFatmir MediuHenrik LigoriProkuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të OrganizuarTragjedia e Gerdecit
I mëparshmi

SPAK merr të pandehur ish-kryeministrin Sali Berisha

Tjetri

Zgjedhjet në SHBA do të ndryshojnë situatën strategjike të Evropës

Tjetri
Zgjedhjet në SHBA do të ndryshojnë situatën strategjike të Evropës

Zgjedhjet në SHBA do të ndryshojnë situatën strategjike të Evropës

prime minister keir starmer visits berlin for e5 meeting

Evropa duhet të marrë fatin e saj në duart e veta

11:43 | 13/07/2026
marjonhorn baby 6823431

Të rinjtë në Evropën Juglindore duan familje – por kanë nevojë për mbështetje

10:34 | 13/07/2026
debate meps call for measures against turkey following military operation in syria (48947581143)

Eurodeputetja Tineke Strik: Protestuesit në Shqipëri po mbrojnë “vlerat e BE-së”

10:09 | 13/07/2026
sanksionet ruse analize

Bilanci shqiptar i sanksioneve kundër Moskës   

06:38 | 13/07/2026
nje protestues i ri mban ne dore nje pankarte kunder regjimit te 36 viteve dhe revolucionit te flamingove. foto nensi bogdani

Një kulturë e re: Si po i sfidon “Revolucioni i Flamingove” protestat partiake

08:32 | 12/07/2026
33ecbf65 71e6 4369 8d03 0721f7c1af69

Lindja e populizmit të shëndetshëm

08:51 | 11/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.