AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Blog

Qeverisja ka mbetur pa popull që e dëgjon

Komunikimi është lajtmotivi që shfaqet më shpesh në median proqeveritare shqiptare, si shqetësim i qeverisë. Nuk kalojnë shumë ditë pa u përmendur së paku një herë se “porosia e kryeministrit” për ministrat, apo e “kryetarit” për deputetët, është që këta të fundit, të komunikojnë më shumë “me qytetarët”. Për një qeveri që dukshëm i ka të gjitha në xhep, edhe median konvencionale edhe atë sociale, madje, akshe-akshe, edhe vetë opozitën, kërkesa për t’i dëgjuar shpreh një lloj të ri dëshpërimi. Atë të mos pasurit dëgjues.

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
2 years më parë
në Blog
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kryeministri Edi Rama | Foto: LSA

Ndodhi para ca kohësh, para se kryeministri Edi Rama të mbante një fjalim që zgjati për mbi dy orë dhe që, në variantin e zbardhur nga zyra e tij numëronte mbi 12 mijë fjalë, që Rama, para se të mbante fjalimin, njoftoi ndjekësit e tij në Facebook dhe i sugjeroi atyre që ta dëgjonin ndërsa u shpreh i bindur se dëgjuesit nuk do të bëheshin pishman për kohën e shpenzuar. Fjalimi ishte një skemë jashtëzakonisht e ngatërruar për të deklaruar se kryeministri “nuk ka faj” për korrupsionin e kudondodhur përreth tij, si dhe një përpjekje e dëshpëruar për të argumentuar para shqiptarëve se qeverisja e tij nuk është thjeshtë dhe vetëm një aktivitet korruptiv. Mes rreshtave, ai deklaroi se refuzon të mbajë përgjegjësi për korrupsionin dhe nuk  e jep dorëheqjen, jo për hatër të pushtetit si sëmundje, por për “të mirën e kombit”. Sipas tij, Shqipëria nuk mund t’i mbijetojë një krize politike të shkaktuar nga dorëheqja e tij, kështu që ai nuk mund të bëjë asgjë tjetër përveçse të vijojë të qeverisë. Të thëna me një gjuhë të korruptuar, në kuptimin e stërhollimeve të panevojshme dhe kthesave e sajesave në fjali të gjata, një lexuesi të vëmendshëm i duhet shumë përqendrim dhe disa orë për të nxjerrë ndonjë kuptim prej  fjalimit. Ndërsa sa i përket popullit të gjerë, ai i ka mundësitë të ndjekë pikat kryesore të transmetuara nga industria e propagandës qeveritare, nëse ka interes. Vetëm se nuk është e qartë që të dymbëdhjetëmijë fjalët që ai shqiptoi për të dhënë këto argumente, patën apo jo dëgjues.

“Komunikimi” ishte edhe fjala më e përdorur së fundmi në takimet e Ramës me strukturat e Partisë Socialiste apo të qeverisë sepse, siç tha Rama në një rast, partia e tij do të gjejë mënyrat që të rinovojë vetveten.

Theksimi i komunikimit nga ana e Ramës, mund të duket çuditës, nëse vëren se pjesa dërrmuese e të ashtuquajturës media konvencionale i shërben socialistëve me besnikëri të plotë, ndërsa pronarët e kësaj pjese dërrmuese, dhe po flasim për mbi 90% të të gjithë tregut televiziv, janë bërë shumë të pasur falë kontratave koncesionare apo statuseve të investitorëve strategjikë të Ramës. Dhe është gjithashtu çuditëse nëse vëren se edhe në të ashtuquajturën media sociale, qeveria ka kontroll thuajse të plotë pasi përmbajtja e saj është e mbushur në masë nga programet televizive soft-porno të medias proqeveritare si dhe nga “lajmet” e prodhuara nga qeveria dhe të shpërndara, ose drejtpërsëdrejti nga qeveria, ose përmes medias proqeveritare. Me një fjalë, ndërsa qeveria flet me bollëk dhe mjetet e transmetimit i ka në dispozicion të plotë me një të shtypur të butonit, në pamje të parë nuk kuptohet se çfarë mund të arrijë më shumë në këtë drejtim.

Në fakt, theksimi nga ana e Ramës, i komunikimit me popullin si diçka shumë e rëndësishme, nuk ka pse të çudisë kënd nëse marrim parasysh kontekstin në të cilin gjendemi. Përballë një opozite të pareformuar, një qeveri e kapur në mënyrë të përsëritur duke shpërdoruar paratë e taksapaguesve, apo në lidhje të ngushta me disa nga grupet kriminale më gjakatare të vendit, Rama nuk gjendet më sot me një problem përballë opozitës, por gjendet me një problem përballë popullit si i tëri. Dhe është një problem shumë i madh që ai ka.

Të kesh pushtet është njëra gjë dhe të kesh autoritet është krejt tjetër gjë. Ndërsa Rama dukshëm i ka të gjitha pushtetet, kontrollon qeverinë dhe e ka parlamentin një zyrë noteriale të vendimeve të tij, ku opozita, sa herë që i nevojitet, voton kërkesat e tij, fjala vjen, për amnisti për zyrtarët e korruptuar apo për reformë zgjedhore kundër demokracisë, Rama e ka autoritetin zero. Dhe është ky problemi i autoritetit, i cili është jashtëzakonisht shumë ndryshe nga pushteti, i cili është një cilësi politike që mund ta zbythë pushtetin në çdo kohë, ajo që shqetëson Ramën, problem të cilin, ai dukshëm mendon se mund ta zgjidhë me “më shumë komunikim”.

Problemi që ka qeveria sot është që, sfondi i skandaleve të panumërta korruptive, nga Lefter Koka e Arben Ahmetaj, te Ilir Beqaj e drejtorët e bashkisë, pa përmendur listën e gjatë të kryebashkiakëve e të zyrtarëve të tjerë, që të gjithë të dyshuar apo të dënuar, zhvillohet para një sfondi të realitetit praktik: Në spital, ndërsa njerëzit e sëmurë me kancer janë duke vdekur, në mënyrë kronike nuk ka ilaçe. Rrugët e vendit janë bërë një katrahurë me gropa. Era e qelbur e ujërave të zeza që derdhen drejtpërsëdrejti në det apo në lumenj ndjehet gjithkund dhe plehrat, në kuptimin e drejtpërdrejtë të fjalës, po përmbysin shumicën e qyteteve kryesore të vendit. Ndërsa gjendja e shërbimeve publike të vendit është ajo që është, me ujësjellësa që nuk sjellin ujë por që kanë lënë 200 milionë euro fatura energjie të papaguara, ministrat e tij dhe ai vetë dorëzojnë çdo vit në një zyrë të shtetit të quajtur Inspektorati i Deklarimit të Pasurive, deklarata të cilat, nën sfondin tjetër të procesit të vetingut, ngjajnë qesharake. Zyrtarë publikë, të cilët kanë të gjithë jetën që bëjnë asgjë veç rrogtarit të shtetit, rezultojnë sot milionerë me euro, ndërsa nëpër kongreset e partisë i drejtohen njëri-tjetrit me fjalën: Shoku, shoqja! Kjo, në fakt duhet të jetë maja e ajsbergut sepse milionat e kapura nga SPAK dhe vilat dhe pushimet luksoze në ato pak raste të korrupsionit të hetuar nuk janë pjesë e vetëdeklarimeve zyrtare të ministrave.

Të gjitha këto nuk do të thonë kurrsesi që Edi Rama dhe vetëm Rama, (sepse ai nuk ka askënd tjetër që të jetë në nivelin e të barabartit që të mund të ofrojë ide për qeverisjen), nuk ka ide të reja dhe novatore për ta çuar vendin përpara, apo, siç premton ai, për ta anëtarësuar në Bashkimin Evropian. Problemi i tij është që, përballë skandaleve të panumërta të korrupsionit, pasurisë së jashtëzakonshme të qeverisë dhe mungesës së rregullt të ilaçeve te onkologjiku, qytetarët me shumë të drejtë mund t’i shumëzojnë me zero të gjitha idetë për zhvillimin e vendit, për largpamësinë qeverisëse, për integrime dhe të tjera si këto. Me të vërtetë vendi ka mbetur pa opozitë. Por kjo, incidentalisht ka krijuar edhe një qeveri e cila nuk ka popull për t’i folur. Në vend nuk ka mbetur popull për ta dëgjuar. Rama duket se flet me veten.

Etiketa: Arben AhmetajBashkimin EvropianBEEdi RamaIlir BeqajLefter Koka
Tjetri
Skeda e pasurisë së deklaruar –Sabri Kastrati – Prokuroria e Lezhës

Skeda e pasurisë së deklaruar –Sabri Kastrati – Prokuroria e Lezhës

gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.