AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Prokuroria e Tiranës nis hetime për falsifikimin e diplomave të Wisdom

Kallëzimi penal i administratorit të Kolegjit Universitar Italian në Tiranë, Savino Cianci, i arrestuar në Itali, është përdorur nga Prokuroria e Tiranës si bazë për të regjistruar procedim penal për veprën penale “falsifikimi i dokumenteve shkollore”.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
17:00 | 19/09/2024
në Artikull kryesor, Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Foto ilustruese nga Pixabay.

Prokuroria e Tiranës njoftoi të enjten më 19 shtator regjistrimin e një procedimi për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve shkollore”, bazuar në një kallëzim të kryer nga Savino Cianci, administratori i shoqërisë Wisdom, sh.p.k., i njohur ndryshe si Kolegji Universitar Italian i Tiranës. Megjithatë, në njoftimin e shkurtër të prokurorisë, thuhet se çështja është në fazën e hetimeve paraprake dhe se nuk mund të jepet informacion më i detajuar në lidhje me veprimet hetimore, për shkak të sekretit hetimor.

Mediet italiane raportuan të hënën arrestimin e Ciancit dhe të tetë personave të tjerë, të dyshuar si të përfshirë në një rrjet personash që mundësonin lëshimin e diplomave dhe certifikatave false në zonat e Foxhias, Tranit dhe Kalabrisë në Itali, si dhe në Shqipëri.

Sipas medieve italiane, për të arritur qëllimin janë përdorur kompani të tjera dhe shoqata kuturore, si dhe janë marrë kuotat e një universiteti shqiptar, përmes të cilit garantohej arritja e kualifikimeve që jo gjithmonë kishin vlerë ligjore në Itali. Po ashtu, është aluduar se dy nga të hetuarit i kanë dhënë rryshfet një zyrtari të qeverisë shqiptare për të garantuar akreditimin e institucionit.

Ish-ministria e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi mohoi çdo përgjegjësi përmes një postimi në Facebook, duke deklaruar se procesi i akreditimit nuk kryhej nga Ministria e Arsimit, por “nga një bord i pavarur ekspertësh”.

“Si titullare e këtij institucioni për periudhën shtator 2020 – shtator 2023, edhe pse ngrihen dyshime në media, nuk kam shkëmbyer asnjëherë dhurata kortezie për urime festimesh me simbolika të tilla,” shkroi Kushi në Facebook.

Sipas raportimeve në mediat italiane, pronari dhe administratori i shoqërisë Wisdom, në mars të vitit 2022, aludohej se gjatë një darke i kishte dhuruar edhe kryetares Bordit të Akreditimit, një çantë Louis Vuttion me vlerë 1200 euro.

“…. nuk ka pirë kurrë as edhe një kafe e nuk ka pranuar kurrë asnjë dhuratë nga asnjë përfaqësues i universiteteve të huaj apo shqiptare,” deklaroi ajo në bisedë telefonike.*

Ministria e Arsimit dhe Sportit, MAS shpërndau një deklaratë për mediet të mërkurën duke bërë me dije se prej vitit 2022 ka nisur procesi periodik i verifikimit të kontrollit të pajtueshmërisë së veprimtarisë të gjithë institucioneve të arsimit të lartë. Sipas MAS, ka nisur dhe verifikimi i pajtueshmërisë me aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi të Kolegjit Universitar Wisdom.

Po ashtu, sqarohet se pas përfundimit të kontrollit, janë konstatuar shkelje ligjore gjatë ushtrimit të veprimtarisë akademike, administrative dhe financiare të Kolegjit Universitar Wisdom për periudhën e ushtrimit të kontrollit. Ndërsa, bazuar në rekomandimet e grupit të kontrollit, është duke u ndjekur procedura ligjore në lidhje me mbylljen e veprimtarisë akademike të këtij institucioni jopublik.

Po ashtu, MAS nënvizon se për vitin e ri akademik 2024-2025, nuk ka certifikuar kuota pranimi për Kolegjin Universitar Wisdom.

Burime zyrtare të prokurorisë u shprehën se hetimi i filluar është bërë bazuar në kallëzimin e administratorit të Wisdom, Savino Cianci, pasi ka qenë ky i fundit që ka kryer denoncim i pari.

Etiketa: Evis KushiKolegji WisdomMinistria e Arsimit dhe ShkencësProkuroria e Rrethit TiranëSaviano Cianci
I mëparshmi

KPA shkarkon nga detyra prokuroren Zena Lila

Tjetri

Ndihmësja ligjore, Aulona Bodo konfirmohet në detyrë

Tjetri
Ndihmësja ligjore, Aulona Bodo konfirmohet në detyrë

Ndihmësja ligjore, Aulona Bodo konfirmohet në detyrë

gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.