AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Blog

Bamirësia e shëmtuar e politikanit

Dy politikanë, njëri djathtas dhe tjetri majtas, na përplasën në fytyrë këtë kohë zemrën e tyre të madhe dhe bamirësinë që ata dhe familjarët e tyre bëjnë për popullin. Që të dy bëjnë mirë që, duke shfrytëzuar pozicionin që kanë si politikanë, në vend të bamirësisë, të punojnë për të zhvilluar një vend në të cilin bamirësia të mos jetë e nevojshme.

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
2 years më parë
në Artikull kryesor Blog, Blog
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Parlamenti në seancë plenare. Foto: Kuvendi i Shqipërisë.

Në mënyrë të përsëritur, deputeti socialist Vullnet Sinaj, na vuri në dukje këto ditë se ai e ka zemrën kaq të madhe, sa pagën e tij si deputet e jep për bamirësi. Sinaj gjeti të përdorë argumentin e bamirësisë për të zhvlerësuar faktin që institucione të ndryshme shtetërore kanë bërë blerje te rrjeti i kompanive nën pronësinë e tij, gjë që përbën shkelje të Kushtetutës, pavarësisht kjo nëse blerjet janë shumë apo pak apo nëse vetë Sinaj ka qenë apo jo në dijeni të këtyre transaksioneve. Por ndërsa çështja e shkeljes së Kushtetutës është një çështje tjetër, pretendimi i Sinajt për bamirësi me rrogën e deputetit është, mendoj, ku e ku më bezdisëse se sa paratë e fituara në shkelje të Kushtetutës.

Sinaj nuk është i pari në fakt që na përplas në fytyrë bamirësinë. Pak më herët, ish-kryeministri Sali Berisha bërtiti me të madhe dhe u ankua i çuditur se si, hetimi i Prokurorisë së Posaçme për dyshimet për korrupsion ndaj tij, ka përfshirë, si të dhëna që tregojnë përfitime të atij vetë, donacione që vajza dhe familja e vajzës së ish-kryeministrit kanë bërë për një fondacion të drejtuar nga bashkëshortja e tij, fondacion që ka për qëllim të ekzistencës së vet ndihmën për fëmijët me aftësi ndryshe.

Unë vetë e mbaj mend themelimin e fondacionit në fjalë si dhe disa ankande të pështira në të cilat, biznesmenë, ca të korruptuar dhe ca jo, ofruan dhe blenë me çmime të kripura piktura të ndryshme, me qëllim që të ardhurat të shkonin në ndihmë të fondacionit. Ishte një shfaqje banale, dukshëm për të shpëlarë korrupsionin me bamirësi nën pushtetin e një kryeministri, i cili, për shkak se ishte kryeministër dhe kishte në dispozicion një buxhet prej disa miliardë eurosh, mundej dhe duhej që, me paratë e taksapaguesve, të ndërtonte çfarëdolloj agjencie të nevojshme për të ndihmuar fëmijët, të rriturit,  të moshuarit, njerëzit dhe kafshët, institucione për mbrojtjen e mjedisit apo për zhvillimin e artit apo të shkencës, pa pasur nevojë për të kërkuar donacion nga vajza apo nga dhëndri.

Megjithatë, puna e Berishës është një gjë që nuk ia vlen të merresh gjatë. Ai është tashmë i akuzuar dhe si i pandehur, ka të gjitha të drejtat të mbrojë veten si ta shohë të arsyeshme.

Është në fakt kjo puna e Sinajt ajo që të bezdis më shumë. Deputet biznesmen i një partie që prezantohet si e majtë, i caktuar nga kjo parti që të mbledhë votat në një nga zonat më të varfra të Shqipërisë, Sinaj është në fakt një jopolitikan i cili nuk mbahet mend të ketë folur për ndonjë gjë politike, të ketë mbajtur ndonjë qëndrim për probleme të ndryshme që normalisht shqetësojnë njerëzit e angazhuar politikisht apo të ketë iniciuar ndonjë reformë, ndonjë ndryshim për mirë në shoqërinë në të cilën jetojmë. Faqja e tij në Facebook është ajo e një roboti që rishpërndan postime të ndryshme të kryeministrit dhe të ministrave, ndërsa vetë Sinaj nuk duket sikur ka folur ndonjëherë për ndonjë gjë nga ato që zakonisht politikanët flasin deri sa bëhen bajatë. E vetmja gjë që mbaj mend që ky jopolitikan ka thënë është që e jep rrogën për bamirësi.

Nuk e vë në dyshim që rrogën mundet ta japë për bamirësi. Përderisa janë paratë e tij, ka të gjitha të drejtat të bëjë çfarë të dojë me të. Vetëm se kjo nuk është çfarë funksioni i deputetit është. Deputeti, si përfaqësues i popullit, i mandatuar për ta përfaqësuar atë, dhe me rrogën që merr pikërisht nga ky popull, në vend që të merret me këtë punë, pra përfaqësimin, të interesave dhe të shqetësimeve apo opinioneve të popullit që përfaqëson, pretendon se është bamirës pikërisht përkundrejt popullit që përfaqëson. Është njësoj sikur një punëmarrës, në ditën që merr rrogën, të shkojë te punëdhënësi dhe t’i thotë: mbaje këtë rrogën se je hallexhi, të ka zënë ndonjë siklet e të duhen ca para. Ke një familjar të sëmurë e të duhet të shkosh deri në Tiranë për një palë analiza, sepse këtu në fshat nuk ka kujdes shëndetësor. Ose të ka ngordhur lopa, apo breshëri të dëmtoi të mbjellat.

Sepse në vend që të bëjë bamirësi, Sinaj duhet të bëjë përfaqësuesin e popullit, duhet të bërtasë në parlament se pse në Shqipëri ka varfëri, pse, në zonën ku ai i mobilizon votat për partinë, ka njerëz në halle dhe në nevojë, se pse këta njerëz duhet të presin rrogën e tij dhe nuk marrin ndihmë ekonomike apo pse ndihma ekonomike është e pamjaftueshme.

Sepse ka qëlluar që jetojmë në një kohë kur bota i ka mjetet në dispozicion që të mos ketë në asnjë vend dhe asnjë fshat, sado të largët, njerëz në nevojë dhe mjeti kryesor me të cilin bota lufton këto probleme është shteti social, në të cilin, edhe të varfërit, edhe ata që nuk munden, duhet të trajtohen me dinjitet, jo me rrogën e deputetit, e cila, pavarësisht madhësisë së zemrës, nuk mjafton kurrsesi për të zgjidhur problemin e varfërisë, por përmes taksimit dhe rishpërndarjes, siç shkruhet në preambulën e Kushtetutës që Sinaj dukshëm nuk e di se e ka shkelur.

Etiketa: Sali BerishaVullnet Sinaj
Tjetri
Gjykata rrëzon akuzën e grupit të strukturuar kriminal në aferën e sterilizimit

Ish-shoqëruesi i ministrit të Brendshëm dënohet me 8 vjet burg për trafik droge

gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Ish-ministri Ylli Pango dëshmon për privatizimin e ish-klubit “Partizani”

17:26 | 22/06/2026
pankarte ne proteste

Protestuesit akuzojnë policinë për “taktika intimidimi” me procedimet masive

07:08 | 22/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.