AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Ngjitja e Ilir Prodës drejt kreut të Policisë së Shtetit lë pas dyshime

Fituesi i konkursit për drejtimin e Policisë së Shtetit, Ilir Proda e ka aktualisht telefonin të sekuestruar si pjesë e një hetimi të SPAK për dekonspirimin e dyshuar të një operacioni, ndërsa Ministria e Brendshme dhe Kryeministria thonë se pastërtia e figurës së tij është e verifikuar edhe nga SPAK.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
07:43 | 02/10/2024
në Artikull kryesor, Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha gjatë një aktiviteti. Foto kortezi: Ministria e Brendshme.

Mes një liste të shkurtër prej pesë kandidatësh të hënën, ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha i propozoi kryeministrit Edi Rama emrin e Ilir Prodës për postin e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.

Kandidatura e Prodës ndodhet mbi tavolinën e kryeministrit për t’u zyrtarizuar. Ai pritet të zëvendësojë Muhamet Rrumbullakun, drejtuesin jetëgjatë të Policisë së Shtetit, i cili u largua me dorëheqje në fillim të shtatorit.

Proda është një oficer me karrierë 19-vjeçare në Policinë e Shtetit, i cili prej vitit 2021 shërben në Elbasan, fillimisht si zv.drejtor për hetimin e krimeve dhe më pas si drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë. Ngjitja e tij drejt postit të kreut të Policisë së Shtetit nuk është megjithatë një proces pa pikëpyetje.

Si drejtues i Policisë së Elbasanit dhe pjesë e aksionit ndërkombëtar për ekzekutimin e urdhër-arresteve ndaj anëtarëve të grupit kriminal Çopja, Proda është pjesë e një grupi zyrtarësh të policisë dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit, të cilët po verifikohen nga Prokuroria e Posaçme nën dyshimin e dekonspirimit të operacionit.

Dyshimet për dekonspirim u ngritën pasi nga 33 urdhër- arreste të lëshuara kundër njërës prej organizatave kriminale më të rrezikshme në vend, u ekzekutuan vetëm 13 masa sigurie ndërsa pjesa tjetër i shpëtoi prangave.

Organizata drejtohet nga vëllezërit Franc dhe Hajdar Çopja dhe sipas hetimeve të Prokurorisë së Posaçme, është përgjegjëse për vrasjen e shtatë personave dhe plagosjen e dy të tjerëve mes viteve 2018-2020, ndërsa përpiqej të eleminonte grupin kundërshtar Alibej përmes kontraktimit të vrasësve me pagesë. Grupi i Çopjave akuzohet gjithashtu për trafikimin e sasive të mëdha të kokainës dhe pastrimin e miliona eurove në sektorin e ndërtimit.

Prokuroria e Posaçme konfirmoi hetimin në proces për dekonspirim, por u tregua e rezervuar për t’iu përgjigjur pyetjeve për verifikimin e Prodës dhe përgjigjen që SPAK i kishte kthyer Ministrisë së Brendshme për figurën e tij.

“Nuk kemi asnjë informacion për të ndarë me median, pasi çështja është nën hetim,” tha SPAK përmes një zëdhënëseje.

I kontaktuar nga BIRN përmes telefonit, Proda pranoi se telefoni i tij celular ishte aktualisht i sekuestruar si pjesë e hetimit dhe po i nënshtrohej ekspertimit, për rrethana që ai tha se nuk mund t’i bënte publike për të “mos cënuar sekretin hetimor”.

Proda shtoi gjithashtu se janë sekuestruar dhe telefona të oficerëve dhe drejtuesve të tjerë të policisë, si dhe të hetuesve të Byrosë Kombëtare të Hetimit.

“Operacioni kishte të bënte vetëm me ekzekutimin e urdhër-ndalimeve, ndërsa hetimet për organizatën kriminale në fjalë u kryen nga vetë Prokuroria e Posaçme,” tha Proda.

Ministria e Brendshme dhe Kryeministria e mbrojtën procesin e konkurimit, ndërsa shtuan se verifikimi i pastërtisë së figurës ishte kryer për të gjithë kandidatët e kualifikuar nga Komisioni i Posaçëm dhe një sërë institucionesh ligjzbatuese, përfshirë edhe SPAK.

“I pyetur paraprakisht në nisje të procedurës nga Komisioni i Posaçëm për konkursin në fjalë, SPAK ka referuar me shkrim se nuk ka asnjë hetim në proces për asnjë nga kandidatët në garë, përfshirë edhe kandidatin për të cilin pyesni,” tha zëdhënësja e kryeministrit, Manjola Hasa.

“Në këtë pikë jemi në kuadrin e hamendësimeve apo spekulimeve dhe jo të ndonjë prove apo fakti që mund të konsiderohet serioz, për të ngritur hipoteza që cenojnë figurën e kandidatit të propozuar nga Ministri i Brendshëm për Drejtor të Përgjithshem të Policisë së Shtetit,” shtoi Hasa, duke theksuar se konkursi ka qenë transparent dhe i monitoruar nga misionet ndërkombëtare pranë Ministrisë së Brendshme.

 

Etiketa: Edi RamaErvin HoxhaFranc ÇopjaHajdar ÇopjaIlir ProdaKonkursiManjola HasaMinistria e BrendshmePolicia e ShtetitSPAK
I mëparshmi

KPA rikthen në detyrë prokurorin Genci Qana

Tjetri

KPK konfirmon në detyrë ndihmësin ligjor Ervin Xhihani

Tjetri
KPK konfirmon në detyrë ndihmësin ligjor Ervin Xhihani

KPK konfirmon në detyrë ndihmësin ligjor Ervin Xhihani

balisca

Mozaikë të rinj në qytetin e ‘mozaikëve të harruar’

16:34 | 07/06/2026
revulucioni i flamingove foto nga nensi bogdani

Gjuha e Shqipërisë së re dhe një përgjigje për Mero Bazen

11:55 | 07/06/2026
photo 2026 06 06 20 35 09

“Lufta hibride” si alibi e qeverisë për krizën e besimit dhe mungesën e transparencës

08:32 | 07/06/2026
640 0 1737360265xkushi 919

Dokumenti: Qeveria përgatit transferimin e ishullit të Sazanit te Jared Kushner

15:31 | 06/06/2026
nje protestuese mban ne dore nje pankarte kunder projektit ne zonen e mbrojtur vjose narte. foto nensi bogdani

Revolucioni i Flamingove po raportohet në rrjetet sociale

08:36 | 06/06/2026
716809981 1446800444147550 7673580044016486110 n

Rrëshqitjet e dheut në Durrës rrezikojnë banorët dhe bizneset pranë bregdetit

08:30 | 06/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.