AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Reportazhe

Në Gjadrin e zbrazur nga emigracioni, kampi i refugjatëve ngjall një fije shprese

Të pafuqishëm për të ndryshuar vendimin e ngritjes së kampit të refugjatëve, banorët e fshatit Gjadër në Lezhë po shpresojnë se mund të përfitojnë investime dhe të përmirësojnë jetesën në një zonë të braktisur nga treçereku i popullatës.

Elvis HilangaElvis Hila
17:16 | 03/10/2024
në Artikull kryesor, Reportazhe
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Karabinierët italianë qëndrojnë prej një muaji në brendësi të kampit. Foto: Elvis Hila.

Maria, një shitëse rreth të gjashtëdhjetave e një dyqani ushqimor në qendër të fshatit Gjadër në Lezhë thotë se që kur italianët filluan punën për ndërtimin e kampit të refugjatëve, xhiroja në dyqanin e saj është dyfishuar.

“Kam shitur vetëm për një ditë 200 shishe me ujë, kur në kushte normale, ato s’i shisja as për tre muaj”, thotë gruaja, e kënaqur si po shkojnë punët në ditët e fundit.

I mpakur prej vitesh nga emigracioni masiv, fshati i Gjadrit është gjallëruar së fundmi nga prania e rreth 150 punëtorëve dhe dhjetra karabinierëve që po punojnë për ngritjen e kampit të refugjatëve pas marrëveshjes kontroverse mes kryeministrave Edi Rama dhe Giorgia Meloni nëntorin e vitit të kaluar.

Marrëveshja është kundërshtuar gjerësisht nga organizatat e të drejtave të njeriut dhe komuniteti i zonës, por tashmë një pjesë e banorëve si Maria po shpresojnë se kampi mund të jetë një mundësi e mirë ekonomike për ta.

Protokolli mes qeverisë shqiptare dhe asaj italiane parashikon ngritjen e një qendre pritjeje në portin e Shëngjinit dhe një kampi të mbyllur në Gjadër për refugjatët nga Lindja e Mesme apo Afrika e Veriut që kapen në detin Mesdhe.

Një pjesë e tyre parashihet të transferohen në Shqipëri për t’u procesuar ndaj kërkesave për azil, një praktikë e cila kritikohet se bie ndesh me ligjet ndërkombëtare nga organizatat e të drejtave të njeriut. Sipas protokollit, në Shqipëri do të transferohen jo më shumë se 3 mijë emigrantë në të njëjtën kohë.

Dy kampet janë të rrethuar me mure të larta metalike të ngjashme me burgjet. Qendrat do të jenë nën administrim të Italisë dhe shihen nga qeveria italiane si një formë presioni për të trembur dhe frenuar refugjatët që synojnë në mënyrë të paligjshme brigjet italiane.

Qendra pritëse në portin e Shëngjinit u inaugurua në qershor, në mes të fushatës për zgjedhjet Europiane nga Meloni dhe Rama. Ndërkohë, kampi në Gjadër ishte parashikuar të inaugurohej në gusht të këtij viti, por punimet aty janë zvarritur për disa muaj.

Kampi i refugjatëve në Gjadër është rrethuar me kangjella 6 metra të larta. Foto: Elvis Hila.

Megjithatë në tetor puna duket se po shkon drejt fundit. BIRN mësoi se është ngritur e gjitha struktura me 1200 kontejnerë në total, po ashtu është bërë dhe rrethimi me kangjella metalike rreth 6 metra të larta.

Aktualisht po punohet për lidhjen e kanalizimeve të ujit, energjisë elektrike si dhe asfaltimin e ambientit brenda strukturës. Për të gjithë punën u angazhuan rreth 150 punojës, një pjesë nga zona e Zadrimës dhe të tjerë nga Italia dhe Maqedonia e Veriut.

Teksa punimet në kampin e refugjatëve në Gjadër të Lezhës po shkojnë drejt fundit, zona është marrë nën administrim nga karabinierët italianë që janë vendosur brenda saj. Karabinierët kanë mbërritur prej një muaji dhe po operojnë brenda kampit me turne përgjatë 24 orëve.

Ndërkohë, siguria përreth kampit ruhet nga punonjës të policisë shqiptare. Në Drejtorinë e Policisë së Lezhës po ngrihet një strukture e posaçme me rreth 80 punonjës policie dhe oficerë, të cilët do të koordinojnë punën me palën Italiane për të garantuar sigurinë në ambientet përreth kampit të refugjatëve në Gjadër.

“Po punohet edhe natën për ta bërë gati të paktën deri në muajin nëntor, pasi siç e keni parë dhe vetë ka patur shumë punë për të realizuar projektin ashtu siç është parashikuar,” thotë Ndoci, një roje private i kontraktuar nga një kompani italiane.

Fije shprese në dëshpërim

Si shumë fshatra të Shqipërisë, Gjadri është braktisur masivisht nga banorët. Aleksandër Preka kryeplak i Gjadrit, thotë se nga rreth mbi 2 mijë banorë para viteve 90’, tani në fshat nuk ka më shumë se 500 banorë.

Preka dhe banorët e mbetur të fshatit ishin skeptikë kur dëgjuan fillimisht planet për ndërtimin e kampit aty, por tani një pjesë e tyre ironikisht po e shohin kampin me refugjatë si një mundësi për të shpëtuar zonën nga dëshpërimi i shkaktuar nga emigrimi masiv i banorëve.

“Fillimisht edhe unë vetë dhe shumë banorë e kanë parë më skepticizëm çështjen e marrëveshjes me Italinë, por shumë shpejt gjërat ndryshuan dhe po t’i pyesësh në këto momente, mbi 80% e banorëve të Gjadrit dhe zonës përreth po e shohin pozitivisht,” thotë Preka.

Kryeplaku i fshatit Gjadër, Aleksandër Preka. Foto: Elvis Hila.

Disa prej banorëve kanë përfituar që prej fillimit të punimeve. Rreth 60 banorë të zonës kanë filluar punë brenda kampit, ndërkohë rreth 15 familje kanë dhënë banesat e tyre me qira për punëtorë që kanë ardhur nga jashtë.

Ndër ta është Pjetër Toma nga fshati Kakarriq i Lezhës. Toma ka një shtëpi tre katëshe pak metra larg bazës ushtarake të Gjadrit ku po ndërtohet kampi, por nuk kishte menduar ndonjëherë që mund t’a jepte atë më qira.

“Unë kam një shtëpi tre katëshe të cilën e kam ndërtuar me mund dhe sakrificë për të jetuar bashkë me familjen time dhe s’e kisha menduar asnjëherë që do ma kërkonin me qira, pasi njerëzit vetëm po largohen nga fshati dhe sidomos të rinjtë nuk kanë dëshire të jetojnë këtu”, thotë Toma 70 vjeç.  Në shtëpinë që e ndërtoi për vete dhe fëmijët, 70-vjeçari jeton vetëm me bashkëshorten, ndërsa 3 fëmijët janë emigrantë.

Ai thotë se kur nisi puna për ndërtimin e kampit, 15 punëtorë nga Maqedonia e Veriut u akomoduan në shtëpinë e tij.

Punëtorët po paguajnë së bashku 1 mijë euro në muaj, një shumë e madhe për banorët e zonës.  “Fillimisht kam bërë një kontratë 6 mujore, me të drejtë rinovimi”, thotë Toma.

Veç disa dhjetra të punësuarve dhe shtëpive të dhëna me qira, banorët po shpresojnë edhe të përfitojnë investime në infrastrukturë.

“Na kanë premtuar se me përfundimin e punimeve dhe vënien në funksion të kampit do të ketë investime dhe në fshat. Këtë na ka thënë ambasadori italian, i cili ka qenë i pranishëm bashkë me përfaqësues të tjerë këtu në Gjadër,” thotë kryeplaku Preka, i cili shpreson që kjo të sjellë edhe përmirësimin e rrjetit elekrik të zonës.

Etiketa: Afrika e VeriutAleksandër PrekaEdi RamaGiorgia MeloniGjaderKampi i refugjateveLezhëLindja e MesmePjetër TomaTe drejtat e Njeriut
I mëparshmi

KPA rrëzon kërkesën për pezullimin e prokurorit Erjon Shqarri

Tjetri

Mësimet dhe trashëgimia e 7 tetorit

Tjetri
Pasojat ekonomike të luftës në Gaza

Mësimet dhe trashëgimia e 7 tetorit

Sensacioni mediatik Diella, një inovacion i rrezikshëm

Nuk ishte algoritmi që shkaktoi zemërimin, por zemërimi që tejkaloi algoritmin

15:32 | 20/06/2026
photo 2026 06 16 20 05 00

Protesta që vuri në provë opozitën

09:27 | 20/06/2026
veliaj ne gjykate

Shtyhet seanca e tretë e padisë së Veliajt ndaj prokurorit Dado

19:30 | 19/06/2026
Kryetari i Bashkisë Kolonjë, Erion Isai merret i pandehur për shkelje të barazisë në tendera

Falsifikime dhe veprime fiktive në tenderin e rrugës Korçë- Ersekë

18:24 | 19/06/2026
Homeland Justice pretendon se ka hakeruar emailet e Kuvendit

Socialistët votojnë amnistinë me votat e PSD-së së Tom Doshit

13:46 | 19/06/2026
logo prokurorise 6533

Tre zyrtarë policie akuzohen se i zhvatën pasurinë një qytetari

12:01 | 19/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.