AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Reportazhe

Restaurimi i muzeve të Durrësit drejt përfundimit

Procesi i restaurimit të muzeve të qytetit bregdetar të dëmtuara nga tërmeti shkatërrimtar i vitit 2019, po i afrohet fundit.

Gëzim KabashingaGëzim Kabashi
2 years më parë
në Reportazhe
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Muzeu etnografik në Durrës është i mbyllur për shkak të dëmtimeve nga tërmeti. Foto: Gëzim Kabashi.

Sistemi muzeor në Durrës administrohet nga institucione të ndryshme, ndërsa një pjesë e objekteve vazhdon restaurimin e vonuar në kohë.

Muzeu Kombëtar Arkeologjik dhe Muzeu Etnografik nuk janë ende të vizitueshëm nga publiku, ndërsa hamami mesjetar nuk është hapur për shikuesit për shkak të pronësisë së pazgjidhur.

Në tabelën që është instaluar afro 3 vjet më parë në hyrje të Muzeut Arkeologjik është shtuar me afro një vit më shumë, koha e dorëzimit të veprës së restauruar.

Drejtori i Qendrës Muzeore Kombëtare, Alban Ramohito tha për BIRN se punimet e fundit ndërtimore si dhe ato të instalimit të eksponateve po kryhen paralelisht.

Pavijoni i katit të parë do të ruajë të njëjtën pamje kronologjike të antikitetit, ndërsa në katin e dytë për herë të parë do të vendosen objektet arkeologjike që I përkasin mesjetës.

Grupi i punës me arkeologët Iris Pojani, Lorenc Bejko, Lida Zeqo dhe Luan Përzhita do të vendosë edhe për eksponatet me zbulimet nënujore në gjiun detar të Durrësit dhe më gjerë, ndërsa kati i tretë me sipërfaqe më të vogël do të shërbejë si Qendër Didaktike për të rinjtë dhe nxënësit.

Sipas drejtuesve, edhe oborret e godinës janë përfshire në projektin e restaurimit dhe do të jenë gjithashtu muze të hapur në natyrë.

Muzeu etnografik, i vendosur në një banesë karakteristike dykatëshe të shekullit të 19-të ka nisur të restaurohet kohët e fundit dhe punë profesionale duket se po përparon.

Sytkiu, një nga drejtuesit e punimeve flet me dashuri për godinën e vjetër, e cila u dëmtua rëndë nga tërmeti i 26 nëntorit 2019. “Muret e saj do të ruhen duke zëvendësuar suvanë e shkatërruar, dhe njëlloj do të ruhet edhe fasada me gurë të latuar, që po pastrohet me shumë kujdes,” shpjegoi ai.

Para procesit restaurues, institucionet vendore që e kanë në ngarkim godinën nënshkruan një marrëveshje me pronarët, të cilëve iu kthye banesa e tyre në vitin 2013.

Aktori i përmasave evropiane, Aleksandër Moisiu, kujton periudhën disa-vjeçare kur ende fëmijë, ka jetuar në këtë shtëpi, që ndodhet pranë mureve fortifikuese mesjetare të qytetit.

“Unë fillova të shkoja në shkollë në Durrës. Atje mësova të këndoja e të shkruaja gjuhën shqipe dhe greqishten e re. Dhoma ime i kishte dritaret nga deti, unë i shikoja shpesh anijet kur vinin e largoheshin. Ato vinin nga Triestja e udhëtonin për në Korfuz”, shkruan artisti i madh i skenës në artikullin “Një ëndërr nga fëmijëria”.

Shumë pranë godinës, së shpallur monument kulture, ndodhet një tjetër monument, tashmë i restauruar.

Hamami mesjetar, tashmë i restauruar që prej një viti, i mban dyert e mbyllura, pasi ai është ende në pronësi të Komunitetit mysliman në Durrës.

Ky objekt, i cili edhe gjatë stinës së verës nuk u hap për turistët vendas dhe të huaj, nuk bën pjesë te monumentet nën kujdesin e Qendrës kombëtare muzeore. Bashkimi Europian ka akorduar shifrën prej rreth 1 milion euro për restaurimin e tre objekteve të trashëgimisë kulturore në territorin e bashkisë së Durrësit.

Tre vjet më parë nisi restaurimi i monumenteve të parë me vlera arkeologjike dhe kulturore në qytetin antik në kuadër të programit EU4CULTURE, ndërsa vlera e përgjithshme e mbështetjes nga BE për rijetëzimin e monumenteve të kulturës në bashkitë e dëmtuara nga tërmeti parashikonte shifrën prej 40 milion euro.

Drejtori Alban Ramohito, thotë se në një qytet si Durrësi objektet e trashëgimisë kulturore duhet të administrohen nga institucioni i specializuar i trashëgimisë kulturore.

Qendra Muzeore, sipas të njëjtit burim, i ka resurset e nevojshme për ta mirëmbajtur edhe Muzeun Etnografik, duke e kthyer në një qendër të vizitueshme.

Ramohito shton se monumentet e menaxhuara nga i një institucion i vetëm, do ti shërbejnë më mirë publikut vendas dhe të huaj.

Qyteti bregdetar pas pak javësh do të ketë dy mungesa të tjera të përkohshme në sistemin kulturor.

Drejtori i Qendrës Kulturore, Elio Bajramaj tha për BIRN se brenda këtij viti do të nisë restaurimi i Galerisë së Arteve Nikolet Vasia” dhe ai i teatrit “Aleksandër Moisiu”.

Kjo do të jetë një mungesë tjetër, e cila do ta mbajë larg shikuesin e arteve pamore dhe spektatorin e teatrit për disa kohë.

“Ne po bëjmë gjithçka që restaurimet e këtij viti të përfundojnë para fillimit të sezonit turistik,” përfundoi Bajramaj.

Etiketa: Alban RamohitoAleksandër MoisiuArkeologjiBashkimi EuropianElio BajramajIris PojaniLida ZeqoLorenc BejkoLuan PërzhitaMonument KultureNikolet VasiaRestaurimi
Tjetri
Sa ka depërtuar krimi i organizuar në Policinë shqiptare?

Sa ka depërtuar krimi i organizuar në Policinë shqiptare?

gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Ish-ministri Ylli Pango dëshmon për privatizimin e ish-klubit “Partizani”

17:26 | 22/06/2026
pankarte ne proteste

Protestuesit akuzojnë policinë për “taktika intimidimi” me procedimet masive

07:08 | 22/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.