AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Drejtuesit e Partisë Demokratike procedohen për protestën e 7 tetorit

Policia e Tiranës njoftoi nisjen e procedimit në gjendje të lirë për Flamur Nokën, Gazmend Bardhin dhe Ervin Minarollin me akuzën e organizimit të manifestimit të paligjshëm, ndërsa një protestues 57-vjeçar u arrestua për goditjen e punonjësve të policisë.

Nensi BogdaningaNensi Bogdani
13:42 | 08/10/2024
në Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Qindra punonjës policie ishin në gatishmëri për ruajtjen e rendit gjatë protestës së zhvilluar nga opozita më 7 tetor. Foto: Nensi Bogdani.

Drejtoria e Policisë së Tiranës njoftoi të martën se kishte arrestuar një protestues 57-vjeçar si dhe kishte referuar në Prokurori tre drejtuesit e Partisë Demokratike, Flamur Noka, Gazmend Bardhi dhe Ervin Minarolli pas protestës së zhvilluar mbrëmjen e së hënës, ku një sërë institucionesh publike u goditën me molotov dhe me sende të tjera të forta.

Sipas njoftimit të policisë, Noka, Bardhi dhe Minarolli po procedohen në gjendje të lirë për veprën penale “organizim dhe pjesmarrje në grumbullime dhe manifestime të paligjshme”, ndërsa protestuesi 57-vjeçar u arrestua për goditjen e punonjësve të policisë dhe shkatërrimin e pronës me zjarr.

Policia njoftoi gjithashtu se kishte nisur procedime në gjendje të lirë edhe ndaj tre protestuesve të tjerë, një 31-vjeçar dhe dy shtetas të mitur, të cilët akuzohen për prishje të rendit dhe qetësisë publike, shkatërrim të pronës dhe kundërshtim të punonjësve të policisë.

“Si pasojë e sulmeve me sende të forta, lëndë piroteknike dhe bomba molotov, mbi punonjësit e Policisë dhe godinat e institucioneve shtetërore, janë dëmtuar 10 punonjës policie, nga të cilët 7 pas ndihmës mjekësore u larguan në banesë, ndërsa 3 të tjerët po trajtohen në spital dhe janë jashtë rezikut për jetën,” njoftoi policia. Gjatë protestës janë lënduar gjithashtu dy shtetas të tjerë, babë e bijë, të cilët dyshohet se janë dëmtuar nga një bombë molotov. Policia deklaroi se ata ishin jashtë rrezikut për jetën.

Protesta e së hënës u thirr nga Partia Demokratike dhe u quajt prej saj si fillimi i mosbindjes civile, si kundërpërgjigje ndaj gjendjes së vendit dhe burgosjes së deputetit demokrat Ervin Salianji.  Drejtuesit e PD-së artikuluan gjithashtu si qëllim krijimin e një qeverie teknike.

Protestuesit vërshuan rrugëve të Tiranës, u përleshën me policinë dhe goditën me bomba molotov disa prej institucioneve publike, përfshirë edhe selinë e Partisë Socialiste, ndërsa policia u kundërpërgjigj me gaz lotsjellës.

Itinerari i protestës u duk se ishte i paqartë edhe për vetë protestuesit, të cilët fillimisht u mblodhën pranë godinës së Kryeministrisë ku u përleshën me forcat policore dhe më pas ndërruan disa herë drejtim, duke iu afruar institucioneve publike në qëndër të kryeqytetit.

Pas Kryeministrisë, protestuesit shënjestruan specifikisht Selinë e Partisë Socialiste, Bashkinë Tiranë, dhe godinën e Parlamentit, teksa të tjerë sulmuan pronën publike.

Etiketa: Bomba MolotovErvin MinarolliFlamur NokaGazmend BardhiPartia DemokratikePolicia e TiranësProsta e 7 tetoritProtestuesit
I mëparshmi

A mund të zgjidhet paligjshmëria me paligjshmëri?

Tjetri

Shorti i tretë zgjidh ngërçin për vakancat në KLGJ dhe KLP

Tjetri
Shorti i tretë zgjidh ngërçin për vakancat në KLGJ dhe KLP

Shorti i tretë zgjidh ngërçin për vakancat në KLGJ dhe KLP

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.