AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Ish-kryebashkiaku Fatos Tushe shpallet fajtor për fshehje pasurie

Gjykata e Posaçme gjeti fajtor ish-kryetarin e Bashkisë Lushnjë, Fatos Tushe për veprën penale të fshehjes së pasurisë dhe e dënoi me 1 vit heqje lire, masë që u pezullua dhe i dënuari u vendos në shërbim prove për dy vjet. Po ashtu u vendos dhe konfiskimi i një apartamenti në Vlorë, pasuri që nuk është deklaruar nga Tushe.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
15:06 | 09/10/2024
në Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Ish-kryetari i Bashkisë Lushnje, Fatos Tushe.

Ish-kryebashkiaku socialist i Lushnjes, Fatos Tushe u deklarua fajtor të mërkurën më 9 tetor për fshehje pasurie. Tushe, i cili u dënua në vitin 2022 nën akuzën e shpërdorimit të detyrës, u përball sërish në gjykatë në muajin korrik me akuzën e ngritur nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK, për veprën penale “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive…,” në formën e fshehjes dhe të deklarimit të rremë,

Sipas kërkesës për gjykim që SPAK depozitoi në gjykatë, Tushe disponon “de facto” një apartament në Lungomare të Vlorës me sipërfaqe 82.33 m2, për të cilin nuk ka deklaruar shpenzimet për blerjen, për punime dhe mobilimin. Po ashtu, nuk ka deklaruar blerjen e dy automjeteve në vitin 2021 dhe një borxh të marrë sipas një deklarate noteriale të 2020-ës.

Në njoftimin e gjykatës thuhet se shqyrtimi i kësaj çështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të shkurtuar, prej nga Tushe përfitoi 1/3-ën e uljes së dënimit. Gjyqtarja Flojera Davidhi ka vendosur dënimin e ish-kryebashkiakut Tushe me 1 vit e 6 muaj burgim, ku në aplikim të gjykimit të shkurtuar është caktuar përfundimisht masa e dënimit me 1 vit burg. Davidhi ka vendosur edhe pezullimin e ekzekutimit të vendimit me burgim, duke e vendosur në provë për dy vjet, me kusht që të mos kryejë vepër tjetër penale.

Gjykata e vendosur edhe konfiskimin e apartamentit në Vlorë dhe kalimin e kësaj pasurie në favor të shtetit. Tushe u arrestua në vitin 2021, në një nga operacionet më të hershme të SPAK, pasi hetimet e kryera përmes përgjimeve dhe analizimit të dokumenteve zbuluan një skemë të manipulimit të tenderëve dhe vjedhjes së karburantit të blerë për përdorim të bashkisë. Gjatë procesit gjyqësor, Tushe doli i pafajshëm për akuzën e korrupsionit dhe u dënua me 2 vjet e 4 muaj për abuzim me detyrën. Ai përfundoi dënimin dhe u lirua nga burgu në janar 2023.

Tushe ka qenë kryebashkiak jetëgjatë i Bashkisë Lushnje nga viti 2007 deri në vitin 2009 dhe nga viti 2011 deri në vitin 2021 kur u shkarkua për shkak se u arrestua nga SPAK. Ai ka qenë deputet socialist mes viteve 2009 dhe 2011.

 

Etiketa: Deklarimi i rreme i pasurisedenimiFatos TusheFlojera DavidhiGjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar
I mëparshmi

Ndihmësi ligjor, Roland Agolli konfirmohet në detyrë

Tjetri

SPAK thotë se transkriptet që iu dërguan Bardhit janë të sajuara

Tjetri
SPAK kërkon gjykimin e tre ukrainasve si pjesë e një rrjeti të trafikut të drogës

SPAK thotë se transkriptet që iu dërguan Bardhit janë të sajuara

724791 skupstina sednica 09102024 0003 f

BE-ja dënon ministren serbe për mbështetjen e “spastrimit etnik” në Kosovë

19:34 | 14/07/2026
SPAK dërgon për gjykim deputetin socialist Plarent Ndreca dhe 15 zyrtarë për abuzim me tenderat

Gjykata rrëzon kërkesën e Ndrecës për parashtrimet e SPAK

17:40 | 14/07/2026
Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.