AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

SPAK thotë se transkriptet që iu dërguan Bardhit janë të sajuara

Pas denoncimit të kreut të grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi, SPAK thotë se ka nisur verifikimet për të identifikuar burimet e mesazheve intimiduese dhe me përmbajtje të manipuluar.

Blerina GjokangaBlerina Gjoka
15:59 | 09/10/2024
në Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
SPAK kërkon gjykimin e tre ukrainasve si pjesë e një rrjeti të trafikut të drogës
Godina e SPAK-ut, Tiranë. Foto: LSA

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, dorëzoi para disa ditësh në Prokurorinë e Posaçme një denoncim për mesazhe intimiduese në drejtim të tij nga një llogari anonime. Ai pretendoi se mesazhet kishin në brendësi dokumente të falsifikuara si dokumente të prodhuara nga kjo prokurori.

Pretendimi i Bardhit është konfirmuar të mërkurën edhe nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) e cila njoftoi se “nga verifikimet e deritanishme të Prokurorisë së Posaçme, mesazhet e pretenduara se rrjedhin nga transkripte bisedash të kryera nëpërmjet SKY/ECC janë manipuluar duke sajuar biseda të pavërteta për individë dhe veprime të kundërligjshme”.

Prokuroria e Posaçme, thotë më tej se “po monitoron nga afër këtë situatë dhe ka nisur verifikimet për të identifikuar burimet e këtyre mesazheve me qëllim ndjekjen penale të autorëve”.

Po ashtu, SPAK bën thirrje aktorëve publikë që të tregojnë kujdes kur ndërveprojnë me mesazhe të kësaj natyre  dhe të shmangin shpërndarjen e materialeve të paverifikuara. Bardhi e denoncoi rastin në SPAK duke dorëzuar një dokument të noterizuar për mesazhet e  ardhura përmes aplikacionit “Signal”.

Sipas këtij dokumenti në numrin e tij kishte mbërritur një tekst me përmbajtjen “të jesh mir”  dhe emrate  dy ekspontentë të botës së krimit, Ervis Martinaj dhe Erigers Mihasi, njëri i zhdukur dhe tjetri i vrarë.

Mesazhi kishte dhe një dokument bashkëlidhur që pretendohej të ishte një tabulat përgjimi i firmosur nga oficerë të Policisë Gjyqësore, ku pretendohej për implikim të Bardhit në biseda me eksponentë të botës së krimit. Bardhi kërkoi që SPAK të identifikojë autorin e mesazheve, motivet e këtij kërcënimi dhe arsyet e prodhimit të një dokumenti të falsifikuar si shantazh ndaj tij.

Ai po ashtu pretendoi se shantazhi lidhej me rolin e tij si deputet dhe denoncimet e bëra në parlament për lidhjet mes funksionarëve të lartë publikë dhe krimit të organizuar.

Etiketa: Erigers MihasiErvis MartinajGazment BardhiMesazhe intimidueseSky ECCSPAK
I mëparshmi

Ish-kryebashkiaku Fatos Tushe shpallet fajtor për fshehje pasurie

Tjetri

Makina të shpejta, luanë dhe kërcënime me vdekje: Bandat e krimit të Shkupit zaptojnë TikTok-un

Tjetri

Makina të shpejta, luanë dhe kërcënime me vdekje: Bandat e krimit të Shkupit zaptojnë TikTok-un

724791 skupstina sednica 09102024 0003 f

BE-ja dënon ministren serbe për mbështetjen e “spastrimit etnik” në Kosovë

19:34 | 14/07/2026
SPAK dërgon për gjykim deputetin socialist Plarent Ndreca dhe 15 zyrtarë për abuzim me tenderat

Gjykata rrëzon kërkesën e Ndrecës për parashtrimet e SPAK

17:40 | 14/07/2026
Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.