AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Me kërkesë të kompanisë së ndërtimit, Gjykata heq sekuestron mbi 5 prona të Bistrit

Sipas Gjykatës së Posaçme, pesë pasuritë e paluajtshme janë liruar nga sekuestro me kërkesë të shoqërisë ndërtuese dhe kundrejt një vlere monetare, pasi është konstatuar se ish-shefi i arrestuar i Forcës Operacionale dhe familjarët e tij i kishin revokuar kontratat e porosive.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
18:34 | 09/10/2024
në Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Foto: LSA.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar njoftoi të mërkurën lirimin nga sekuestro të pesë pasurive të paluajtshme të sekuestruara me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme në kuadër të hetimit pasuror ndaj ish-shefit të Drejtorisë së Forcës Operacionale, Oltian Bistri, i arrestuar më herët nën akuzën e pjesëmarrjes në një organizatë kriminale.

Sipas koordinatores për të drejtën e informimit, procesi është inicuar nga një shoqëri ndërtimi, e cila ka pasur marrëdhënie kontraktore me Oltian Bistrin dhe familjarët e tij, por ka pretenduar në gjykatë se kontratat janë revokuar.

“Shoqëria ka kërkuar që të hiqet sekuestroja e vendosur mbi këto pasuri dhe shumat respektive monetare (që u depozituan nga ana e shoqërisë) të mbeten të sekuestruara. Pra në thelb, për 5 nga pasuritë objekt sekuestrimi, u bë konvertimi i tyre në vlerën monetare,” sqaroi Lita dhe shtoi se nisur nga fakti se palët kanë revokuar kontratat e sipërmarrjes, nuk ka ndonjë titull mbi këto prona për Bistrin dhe familjarët e tij.

Sipas koordinatores së Gjykatës, edhe pse Bistri i kishte porositur pasuritë dhe kishte paguar shumat përkatëse, i kishte revokuar kontratat. Në këto kushte, shoqëria e ndërtimit ka kërkuar heqjen e sekuestrove mbi pasuritë në këmbim të vlerave monetare.

Ish-shefi i Forcës Operacionale, Oltion Bistri u arrestua në korrik të vitit që shkoi gjatë operacionit të njohur si “Metamorfoza”, me akuzën e përfshirjes në veprimtari kriminale.

Pas arrestimit, SPAK sekuestroi një listë të gjatë pasurish, përfshi  22 njësi(dyqane/ambiente biznesi);  10  apartamente; 1 vilë në rezidencën “Green Valley”, 200 metra truall në kryeqytet, një garazh dhe një makinë. Vlera totale e blerjes së pasurive të sekuestruara sipas çmimeve të përcaktuara në kontratat noteriale është rreth 3 milionë euro.

Oltian Bistri u arrestua së bashku me biznesmenin Pëllumb Gjoka, i cili ka fituar dhe statusin e investitorit strategjik nga qeveria “Rama”, ish-zyrtarin tjetër të policisë Ardit Hasanbega dhe prokurorin e Kukësit, Xhevahir Lita. Në të njëjtin operacion, i cili u zbatua me bashkëpunim nga Europol, Eurojust, Autoritetet Gjyqësore Franceze dhe agjencitë ligjzbatuese belge, holandeze dhe franceze u arrestuan edhe 13 persona të tjerë.

Anëtarët e grupit akuzohen për 12 vepra penale, mes të cilave vrasje, heqje e paligjshme e lirisë, trafikim narkotikësh, pastrim parash, të kryera në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Ndërsa zyrtarët e arrestuar akuzohen për korrupsion, shpërdorim detyre dhe ekspertime të rreme.

 

Etiketa: Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të OrganizuarMetamorfozaOltion BistriPëllumb GjokaSekuestrimi i pasuriveXhevahir Lita
I mëparshmi

Prokurori Gëzim Veizi jep shpjegime për pasurinë dhe profesionalizmin

Tjetri

Si do të ngjante një fitore e Ukrainës?

Tjetri
Si do të ngjante një fitore e Ukrainës?

Si do të ngjante një fitore e Ukrainës?

Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

15:45 | 13/07/2026
prime minister keir starmer visits berlin for e5 meeting

Evropa duhet të marrë fatin e saj në duart e veta

11:43 | 13/07/2026
marjonhorn baby 6823431

Të rinjtë në Evropën Juglindore duan familje – por kanë nevojë për mbështetje

10:34 | 13/07/2026
debate meps call for measures against turkey following military operation in syria (48947581143)

Eurodeputetja Tineke Strik: Protestuesit në Shqipëri po mbrojnë “vlerat e BE-së”

10:09 | 13/07/2026
sanksionet ruse analize

Bilanci shqiptar i sanksioneve kundër Moskës   

06:38 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.