AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja KPK

Ndihmësi ligjor, Jurgen Selimi konfirmohet në detyrë

Komisioni vendosi në mënyrë unanime të konfirmojë në detyrë ndihmësin ligjor pranë Gjykatës Administrative të Apelit, Jurgen Selimi, pas një seancë të shkurtër dëgjimore kur u dhanë shpjegime për disa gjetje në kriterin e pasurisë.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
15:11 | 10/10/2024
në KPK, Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Ndihmësi ligjor i Gjykatës Administrative të Apelit, Jurgen Selimi. Foto: Edmond Hoxhaj.

Ndihmësi ligjor pranë Gjykatës Administrative të Apelit, Jurgen Selimi u konfirmua në detyrë të enjten më 10 tetor pas një seance dëgjimore të shkurtër, kur përmes përfaqësueses së tij ligjore, ai dha shpjegime të përmbledhura para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK, për gjetje në kriterin e pasurisë. Ai mori vlerësim pozitiv për pastërtinë e figurës dhe profesionalizmin.

Procesi i vetingut për Selimin u krye nga trupa e KPK e kryesuar prej Firdes Shulit, me relator Lulzim Hamitajn dhe anëtare Etleda Çiftjan. Në cilësinë e vëzhguesit ndërkombëtar ishte i pranishëm Francesco Ciardi.

Jurgen Selimi është emëruar në vitin 2016 në detyrën e ndihmësit ligjor pranë Gjykatës Administrative të Apelit, ku dhe vijon ta ushtrojë detyrën. Relatori Hamitaj konstatoi se subjekti ka rezultuar në pamundësi financiare për blerjen e një automjeti për çmimin 3200 euro – pasurinë e vetme që ai dhe bashkëshortja kanë deklaruar se zotërojnë.

Nga analiza financiare e shtrirë deri në vitin 2010, Komisioni ka gjetur një pamundësi në shumën 1.2 milionë lekë. Hamitaj sqaroi në seancë se për këtë pamundësi, subjektit nuk i ishte kaluar barrë prove.

Në vijim, Hamitaj evidentoi mosdeklarimin e dy llogarive rrjedhëse të subjektit dhe bashkëshortes, ku janë depozituar pagat e tyre. Megjithatë, nga kontrolli nuk janë gjetur probleme për këto llogari bankare.

Avokatja e subjektit, nënvizoi në fillim të parashtrimeve faktin se Selimi nuk ka qenë dhe nuk është ende subjekt deklarues, ndërkohë që hetimi është shtrirë që prej vitit 2010, shumë kohë para se ai të fillonte ushtrimin e detyrës. Sipas saj, është e pamundur të bëhen krahasime, në kushtet që subjekti nuk ka deklaruar periodikisht pasuritë, shpenzimet dhe të ardhurat.

Në vijim mbrojtja theksoi se KPK nuk ka konsideruar ndryshimet e likujditeteve dhe se nga analiza rezulton se subjekti ka pasur mundësi financiare. Po ashtu, u kërkua që të korrektohet analiza financiare, pasi ka pasur konsiderim më shumë se një herë të të njëjtit shpenzim.

Për llogaritë rrjedhëse të konstatuara si të padeklaruara, avokatja e subjektit solli në vëmendje se Selimi ka bashkëngjitur në deklaratën veting listën e veprimeve bankare.

Në përfundim, Selimi kërko konfirmimin në detyrë. Pasi u tërhoq për rreth gjysmë ore, Komisioni vendosi në mënyrë unanime të konfirmojë në detyrë ndihmësin ligjor, Jurgen Selimi.

 

Etiketa: Etleda ÇiftjaFirdes ShuliFrancesco CiardiGjykata Administrative e ApelitJurgen SelimiKomisioni i Pavarur i Kualifikimitlulzim hamitajNdihmës ligjorë
I mëparshmi

‘Një ceremoni politike’: Ndikimi i Turqisë për kontrollin e Xhamisë së Madhe të Tiranës

Tjetri

Qeveria finalizon kalimin e 2.1 ha tokë në favor të ‘investimit strategjik”

Tjetri

Qeveria finalizon kalimin e 2.1 ha tokë në favor të ‘investimit strategjik”

photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.