AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Qeveria finalizon kalimin e 2.1 ha tokë në favor të ‘investimit strategjik”

Këshilli i Ministrave vendosi të enjten heqjen nga fondi kullosor i bashkisë Himarë të një sipërfaqeje prej 21 979 m² për ta vënë në dispozicion të ndërtimit të një projekti strategjik në bregdetin e Jugut nga kompania “White Roads Hotel” në pronësi të kompanisë “Gjikuria”.

Blerina GjokangaBlerina Gjoka
15:36 | 10/10/2024
në Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Plazhi i Dhërmiut, korrik 2024. Foto: BIRN.

Vendimi parashikon “ndryshimin e destinacionit, nga kategoria e përdorimit të zërit kadastral “kullotë” në zërin kadastral “truall” dhe detyrimin e kompanisë që t’i paguajë bashkisë Himarë “vlerat përkatëse të produkteve kullosore” në sipërfaqen që do të përdoret për ndërtim.

Dhënia e kësaj sipërfaqje u miratua më herët në këshillin bashkiak të Himarës, i cili u mblodh në një ‘mbledhje të jashtëzakonshme’ në gusht, 8 ditë pas zgjedhjes së kryebashkiakut të ri socialist Vangjel Tavo.  Anëtarët e opozitës nuk ishin të pranishëm në mbledhje dhe kundërshtuan tjetërsimin e sipërfaqes së tokës me pretendimet për paqartësi për pronësinë e saj dhe mungesën e dëgjesave publike.

VKM e qeverisë detyron institucionet shtetërore të zbatojnë këtë kalim të pronës publike në favor të investimit privat. Bashkisë Himarë i lihet detyrë ndryshimi i destinacionit të kësaj toke publike në regjistrin kadastral, çregjistrimin e saj nga kategoria “kullotë” të sipërfaqes kullosore publike dhe regjistrimin si “truall”, në përgjegjësi administrimi të Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.

Projekti “White Roads Hotel” u miratua si investim strategjik në vitin 2022, duke përfituar si masë mbështetëse edhe 9100 metra katrorë tokë shtet me qira 1 euro, pasi kjo pronë u hoq më herët nga fondi kullosor i zonës.

Por një vit më pas  “White Roads Hotel” i kërkoi Komitetit të Investimeve Strategjike, KIS, një sipërfaqe shtesë prej 21 mijë e 900 metrash tokë shtet, duke e arsyetuar këtë me një kontratë me brandin ndërkombëtar Hyatt International LLC.

Në këtë vendimin, KIS  miratoi edhe sipërfaqen shtesë dhe arsyetoi se ajo jepej “për të përmirësuar hapësirat dhe funksionalitetin e këtij projekti, në përputhje me standardet më të mira të brand-it”.

Në vendim bëhet me dije se projekti synonte një resort turistik multidimensional.

“Projekti parashikon ndërtimin e një hoteli me 190 dhoma, njësi për biznes & evente, sera me lule, ambiente sportive, hapësira për fëmijë, SPA, beach bar, kazino dhe njësi të tjera shërbimi”, thuhet në vendimin e KIS.

Sipas vendimit, aty parashikohet një investim prej më shumë se 21 milionë eurosh.

Etiketa: Bashkia HimarëGjikuriaInvestim strategjikVangjel TavoWhite Roads Hotel
I mëparshmi

Ndihmësi ligjor, Jurgen Selimi konfirmohet në detyrë

Tjetri

Sistemi arsimor humbi mijëra nxënës dhe qindra mësues – thekson raporti

Tjetri
Sistemi arsimor humbi mijëra nxënës dhe qindra mësues – thekson raporti

Sistemi arsimor humbi mijëra nxënës dhe qindra mësues – thekson raporti

724791 skupstina sednica 09102024 0003 f

BE-ja dënon ministren serbe për mbështetjen e “spastrimit etnik” në Kosovë

19:34 | 14/07/2026
SPAK dërgon për gjykim deputetin socialist Plarent Ndreca dhe 15 zyrtarë për abuzim me tenderat

Gjykata rrëzon kërkesën e Ndrecës për parashtrimet e SPAK

17:40 | 14/07/2026
Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.