AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Vrasja e Vajdin Lamajt, pushohen akuzat për Berishën dhe Dervishajn

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë pranoi një kërkesë të dytë të SPAK për pushimin e hetimeve ndaj Lulzim Berishës dhe Plaurent Dervishajt lidhur me vrasjen në vitin 2005 të biznesmenit Vajdin Lamaj dhe mikut të tij Artan Arsi, pasi nuk u arrit të provohet dijenia dhe pjesëmarra e tyre në këtë ngjarje.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
17:13 | 15/10/2024
në Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Gjykata rrëzon akuzën e grupit të strukturuar kriminal në aferën e sterilizimit
Godina e Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Foto LSA

Gjykata e Posaçme pranoi të martën më 15 tetor kërkesën e bërë për herë të dytë nga Prokuroria e Posaçme, SPAK, për pushimin e hetimeve ndaj krerëve të “Bandës së Durrësit”, Lulzim Berisha dhe Plaurent Dervishaj, lidhur me vrasjen e biznesmenit Vajdin Lamaj në vitin 2005, i ekzekutuar me lëndë plasëse në ashensorin e pallatit ku banonte në Tiranë bashkë me mikun e tij, Artan Arsi. Vendimi është marrë nga gjyqtarja Rudina Palloj pas shqyrtimit të kërkesës së depozituar nga prokurorët e SPAK, Alfred Shehu dhe Alida Kaçkini.

SPAK rihapi hetimet për vrasjen e Lamajt dhe Arsit dhe në vitin 2020 regjistroi në procedimin penal ndaj personave të dyshuar, Emiljano Shullazi, Lulzim Berisha, Plaurent Derivshaj, Indrit Taullai dhe L.Reçi.

Pas më shumë se tre vjet hetimesh, SPAK arriti në përfundimin se Berisha dhe Dervishaj nuk kishin lidhje me vrasjen e Lamajt dhe Arsit, e për rrjedhojë e ndau çështjen dhe kërkoi para katër muajve pushimin e hetimeve ndaj dy të dyshuarve. Gjyqtarja Palloj vendosi atëherë të mos e pranojë kërkesën e SPAK dhe urdhëroi kryerjen e veprimeve të tjera hetimore. Megjithatë, edhe pas kryerjet se hetimeve shtesë, SPAK kërkoi pushimin e çështjes për Lulzim Berishën dhe Plaurent Dervishajn.

E pyetur nga BIRN, prokurorja Elida Kaçkini tha se pas kyerjes së hetimeve nuk u provua dijenia dhe pjesëmarrja e Lulzim Berishës dhe e Plaurent Dervishajt në këtë ngjarje të ndodhur në vitin 2005, e për rrjedhojë është kërkuar pushimi i çështjes. Të martën, gjyqtarja Palloj ka arritur në të njëjtin përfundim me prokurorët Shehu e Kaçkini dhe pranoi kërkesën e tyre.

Çështja për vrasjen e Lamajt dhe Arsit po gjykohet me të pandehur Emiljano Shullazin, Indrit Taullain, Viktor Bajraktarin(Ymeri), Indrit Rusin dhe L. Reçin. Në të njëjtën çështje po gjykohet edhe vrasja e Klodian Saliut, por nga kjo akuzë përjashtohen Shullazi dhe Bajraktari.

Ndaj të pandehurve rëndojnë akuzat “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese”, kundër dy ose më shumë personave, të kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Vrasje me paramendim”, e kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal “Mbajtje pa leje të armëve luftarake me pasoja të rënda”, si dhe “Grup i strukturuar kriminal”.

Lulzim Berisha u arrestua për llogari të drejtësisë shqiptare në dhjetor të vitit të kaluar në Alicante të Spanjës, ndërsa Plaurent Dervishaj u deportua në Shqipëri nga Emiratet e Bashkuara Arabe në gusht të këtij viti.

Etiketa: Alfred ShehuAlida KaçkiniEmiljano ShullaziIndrit TaullaiLulzim BerishaPlaurent DervishajRudina PallojVajdin Lamaj
I mëparshmi

Socialistët në Kuvend i kërkojnë KLSH-së raportim të përmuajshëm

Tjetri

Edi Rama dhe Erjon Veliaj ‘monopolizojnë’ mediat audiovizive kombëtare

Tjetri
‘Pakt me median’: Rama u dikton gazetarëve se çfarë duhet të raportojnë

Edi Rama dhe Erjon Veliaj ‘monopolizojnë’ mediat audiovizive kombëtare

photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.