AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Socialistët në Kuvend i kërkojnë KLSH-së raportim të përmuajshëm

Komisioni Parlamentar për Ekonominë dhe Financat miratoi të martën me debate rezolutën për vlerësimin e veprimtarisë vjetore të Kontrollit të Lartë të Shtetit për vitin 2023, pasi kreu i këtij institucioni kaloi disa seanca të gjata dëgjimore në këtë komision.

Blerina GjokangaBlerina Gjoka
16:05 | 15/10/2024
në Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kryetari i KLSH, Arben Shehu në Komisionin e Ekonomisë. Foto: LSA.

Dokumenti i miratuar vetëm me votat e mazhorancës i kërkon KLSH-së që të bëjë një raportim mujor me shkrim në formën e “Newsletter”, të përmirësojë metodologjinë për auditimin e koncensioneve dhe Kontratave me Partneritet Publik-Privat, si dhe të shtojë temat audituese për mjedisin dhe teknologjinë e Informacionit.

Po ashtu, me propozim të deputetit Erjon Braçe u përfshi dhe rekomandimi për rritjen e transparencës në punën e tij, duke publikuar paraprakisht planet e auditimit në institucione, kohën e zgjatjes së auditimit dhe procesi i caktimit të audituesve

“Duhet të jetë një transparencë e shkruar në një rregullore që e bëjnë vetë ata, nuk e bëjmë ne,” tha Braçe duke argumentuar këtë rekomandim.

Propozimi i Braçes u prit me rezerva nga kolegë të tij socialistë. Deputetja Pranvera Resulaj tha se nuk ishte e qartë se çfarë duhej bërë publike, pasi periudhat e auditimit dhe audituesit ishin tashmë publike.

Ndërsa rekomandimi për raportim mujor u kritikua nga deputeti Frrok Gjini, i cili e konsideroi si kërkesë të pabazuar në ligj. “Pse nuk ia kërkojmë të gjithë institucioneve të pavarura këtë ne?”- pyeti ai kryetarin e komisionit, Eduart Shalsi, i cili ishte autor i propozimit.

Shalsi tha se kjo kërkesë ishte normale dhe bazohej në modele raportimi të institucioneve të pavarura në parlamente të huaja.

Kontrolli i Lartë i Shtetit është i vetmi institucion i pavaruar që nuk ka përfunduar procedurën e raportimit në Kuvend për këtë vit pasi Komisioni i Ekonomisë zhvilloi një maratonë seancash dëgjimore me kreun e këtij institucioni, Arben Shehu.

Shehu u përball me dhjetra pyetje dhe kritika për punën e tij nga deputetët e mazhorancës gjatë këtij raportimi, një situatë që për opozitën u konsiderua një presion politik ndaj një institucioni të pavarur.

Marrëdhënia e institucioneve të pavarura me Kuvendin është rregulluar me raportimet vjetore të krerëve të këtyre institucioneve në komisionet parlamentare përkatëse dhe në seancë plenare për performancën e tyre dhe zbatimin e rekomandimeve të lëna nga deputetët në rezolutën e një viti më parë.

Pas këtij raportimi Kuvendi miraton një tjetër rezolutë me rekomandime për vitin e ardhshëm.

Etiketa: Arben ShehuEduard ShalsiErion BraçeKomisioni Parlamentar i EkonomisëKontrolli i Larte i ShtetitPranvera Resulaj
I mëparshmi

Negociatat me Shqipërinë, BE: Lufta kundër korrupsionit ende e pamjaftueshme

Tjetri

Vrasja e Vajdin Lamajt, pushohen akuzat për Berishën dhe Dervishajn

Tjetri
Gjykata rrëzon akuzën e grupit të strukturuar kriminal në aferën e sterilizimit

Vrasja e Vajdin Lamajt, pushohen akuzat për Berishën dhe Dervishajn

photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.