AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Ish-sekretari i Ministrisë së Financave shpallet fajtor për shpërdorim detyre

Gjykata e Tiranës pranoi si të bazuar kërkimin e prokurorisë për deklarimin fajtor dhe dënimin me dy vjet burg të ish-sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Financave, Arlind Gjokutaj, por vendosi ta pezullojë masën ndëshkimore duke e vendosur atë në provë për dy vitet e ardhshme.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
18:39 | 17/10/2024
në Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Çekiçi i gjyqtarit | Foto ilustrim nga Wikimedia

Gjykata e Tiranës deklaroi të enjten fajtor ish-sekretarin e Përgjithshëm të Ministrisë së Financave, Arlind Gjokutaj, i marrë i pandehur për akuzën e shpërdorimit të detyrës.

Gjykata pranoi kërkesën e prokurorit Ndini Tavani për shpalljen fajtor të Gjokutajt dhe dënimin e tij me dy vjet burg, por gjithashtu vendosi që ta pezullojë masën e dënimit dhe ta lërë të pandehurit në shërbim prove për një periudhë 2-vjeçare.

Arlind Gjokutaj u emërua si sekretar i përgjithshëm i Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë në tetor të 2021. Më herët, ai ka mbajtur postin e drejtorit të Doganave, ka qenë pjesë e Njësisë Speciale të Antikorrupsionit si edhe te Drejtoria e Parandalimit të Pastrimit të Parave.

Gjokutaj u akuzua fillimisht për shpërdorim detyre në bashkëpunim me kreun e shërbimeve mbështetëse, Fatmir Hoxha dhe një përmbarues gjyqësor, Alban Ruli për një skemë vjedhjeje me një dëm prej 145.8 milionë lekësh në buxhetin e shtetit. Sipas njoftimit paraprak të Prokurorisë, këta shtetas pranuar shpërblimin e shtetasit Ilir Thana në vlerën e 145.8 milionë lekëve, nga të cilat 50 milionë kanë kaluar në llogarinë e tij, duke e trajtuar si pronar të një objekti, pa qenë në këtë status; si dhe duke ekzekutuar për herë të dytë në favor të këtij shtetasi një vendim gjyqësor të ekzekutuar nga Ministria e Financave në vitin 2015.

Hetimi filloi bazuar në një kallëzim të në banke të nivelit të dytë lidhur me një kredi të pashlyer, prej nga u zbulua se Thana u shpërblye dy herë për një pronë të blerë në vitin 1992, që iu kthye ish-pronarit disa vjet më vonë. Ilir Thana, nëpërmjet një vendimi gjykate arriti të marrë paratë e shpenzuara për blerjen e magazinës, sipas indeksit të çmimeve.

Nga hetimi ka rezultuar se Thana ka blerë në vitin 1992 për çmimn 103 mijë lekë një objekt + truall nga Drejtoria e Shërbimit Qeveritar dhe A.K e Privatizimit, por në vijim pas një procesi gjyqësor civil, Gjykata e Apelit Tiranë ka vendosur kthimin e palëve në gjendjen e mëparshme. Gjykata ka vendosur që Thanës t’i kthehet vlera e objekteve të blera, e konvertuar me indeksin e rritjes së çmimeve në kohën e ekzekutimit të vendimit.

Nga hetimet ka rezultuar se Thana nuk është mjaftuar me kaq, por ka kërkuar të shpërblehet në cilësinë e ish-pronarit të magazinës dhe truallit, megjithëse nuk e ka pasur asnjëherë këtë status. Ai i është drejtuar në vijim një zyre përmbarimore e cila e ka vlerësuar magazinën në vlerën rreth 70 milionë lekë, por pa arritur ta realizojë ekzekutimin. Edhe një tjetër përmbarues gjyqësor që ka kryer vlerësimin e objektit në masën 82 milionë lekë nuk ka mundur ta ekzekutojë, ndërsa përmbaruesi i tretë e ka vlerësuar 145.8 milionë lekë dhe ka filluar ekzekutimin e kësaj vlere në favor të Thanës, në cilësinë e ish-pronarit të pasurive.

Prokuroria bëri me dije pas procedimit të Gjokutajt, se kur ky i fundit kishte nënshkruar urdhërin e xhirimit të vlerës së kërkuar nga përmbaruesi i tretë, edhe pse një zyrtare e Ministrisë së Financave i ka drejtuar një memo duke i dhënë dijeni mbi faktin se vendimi i formës së prerë i Apelit Tiranë ishte ezkekutuar në vitin 2015 dhe se shuma 145.8 milionë lekë nuk mund të paguhej në favor të Thanës.

Etiketa: Arlind GjokutajFatmir HoxhaGjykata e Rrethit TiranëIlir ThanaMinistria e FinancaveNdini Tavani
I mëparshmi

Deputeti italian: Kampi i refugjatëve në Shqipëri ka dështuar që ditën e parë

Tjetri

Pse një mandat i dytë i Trump do të ishte më keq se i pari

Tjetri
Letër nga Uashingtoni: SHBA-ja sapo kritikoi autoritarët e Ballkanit, apo jo?

Pse një mandat i dytë i Trump do të ishte më keq se i pari

center of gostivar 1536x864

Analizat konfirmojnë ndotjen fekale të ujit të pijshëm në Gostivar

14:47 | 21/07/2026
mbledhje e klgj

Shtatë gjyqtarë në garë për tre vende në KLGJ

14:46 | 21/07/2026
veliaj ndreca

Gjykata gjobit avokatin e Erion Veliajt për zvarritje procesi

11:49 | 21/07/2026
zvernec

Kush përfiton nga “investitori strategjik”?

05:56 | 21/07/2026
beci 750x584

Gjykata e Posaçme çel gjykimin për kryebashkiakun Benet Beci

18:45 | 20/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Ish-presidenti Bamir Topi dëshmon në gjyqin ndaj Berishës

18:29 | 20/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.