AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Fethullah Gulen ndërron jetë në moshën 83-vjeçare

Kleriku turk krijoi një organizatë me ndikim global përpara se të futej në konflikt me presidentin Erdogan – i cili më pas nisi një goditje të pamëshirshme kundër përkrahësve të saj.

Hamdi Fırat BuyukngaHamdi Fırat Buyuk
2 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Fethullah Gulen. Foto: Youtube.

Fethullah Gulen, lideri i Lëvizjes Globale Gulen, ndërroi jetë të dielën, në moshën 83 vjeç në Shtetet e Bashkuara, ku ai kishte jetuar që nga viti 1999.

Faqja zyrtare e Lëvizjes Gulen, Herkul, njoftoi vdekjen e tij, gjë që u konfirmua gjithashtu nga anëtarët e familjes.

“Hoxha ynë [Fethullah Gulen] ndërroi jetë më 20 tetor 2024 në orën 21.20 [lokale] në spitalin ku ai po merrte trajtim për një kohë të gjatë,” tha Herkul në një deklaratë.

Deklarata shtoi se ai “i përkushtoi çdo moment të jetës së tij në shërbim të fesë islame dhe njerëzimit”.

Nipi i tij, Ebuseleme Gulen, konfirmoi vdekjen. “Fethullah Gulen ndërroi jetë,” shkroi ai në llogarinë e tij në X.

Dikur një nga personat më me ndikim në Turqi falë lidhjeve të tij me Presidentin turk Recep Tayyip Erdogan, Gulen udhëhoqi një lëvizje transnacionale, duke përfshirë edhe Ballkanin, por u shpall në Turqi si lider i një organizate terroriste shumë kohë përpara vdekjes së tij.

Erdogan e akuzoi Gulenin dhe lëvizjen e tij për organizimin e një grushti të dështuar shteti kundër qeverisë në korrik 2016, megjithëse kleriku këmbënguli se nuk kishte asnjë lidhje me të.

“Burimet tona të inteligjencës gjithashtu konfirmojnë vdekjen e liderit të FETO-s,” tha ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan në një konferencë për shtyp të hënën.

‘FETO’, një akronim për ‘Organizata Terroriste Fethullahiste’, është emri që Ankaraja i dha lëvizjes së Gulenit pas përpjekjes për grusht shteti.

Fidan tha se beteja kundër ‘Gulenistëve’ do të vazhdojë pavarësisht vdekjes së liderit të tyre.

“Kombi dhe shteti ynë do të vazhdojnë të luftojnë kundër kësaj organizate, siç bëjnë kundër të gjitha llojeve të organizatave terroriste,” tha Fidan. Ai u bëri thirrje Gulenistëve të largohen nga organizata.

Nga predikues në lider

Gulen lindi në vitin 1941 në provincën Erzurum, në Turqinë lindore. Arsimi i tij fetar u ndikua gjerësisht nga Said Nursi, themeluesi i Lëvizjes Nur në Turqi.

Ai kaloi pjesën më të madhe të kohës si predikues dhe imam në Turqi duke punuar në Edirne, Kirklareli dhe Izmir.

Ai ngriti themelet e lëvizjes së tij në Kestanepazari në provincën e Izmirit, duke hapur një konvikt studentor në vitet 1970. Nga një konvikt i vogël studentor, ai vazhdoi të ndërtonte një lëvizje të madhe, duke hapur shkolla të shumta, shtëpi studentore, konvikte dhe institucione të tjera.

Përkrahësit e tij dyshohet se filluan të zinin pozicione kyçe në ushtrinë turke, gjyqësor, polici dhe administratë.

Në vitet 1990, aktivitetet e Gulenit u bënë më publike, duke hapur organizata të shoqërisë civile, biznese, banka, shkolla dhe media.

Me rënien e Luftës së Ftohtë dhe regjimeve komuniste, lëvizja e tij, atëherë e mbështetur nga qeveritë e ndryshme turke, hapi shkolla dhe organizata të tjera në Ballkan, Azinë Qendrore dhe Kaukaz.

Pas memorandumit ushtarak të Turqisë në vitin 1997, Gulen u largua për në SHBA në 1999 dhe nuk u kthye kurrë në Turqi.

Nga aleat i Erdoganit në armik

Kur Presidenti Recep Tayyip Erdogan mori pushtetin në vitin 2002, ai nuk kishte mjaftueshëm staf në shtet. Në këtë pikë, filloi një periudhë bashkëpunimi i ngushtë me Gulenin, përkrahësit e të cilit zunë pozicione në institucionet shtetërore, duke fituar ndikim të paprecedentë.

Erdogan dhe Gulen mbetën aleatë të ngushtë deri në vitin 2013, kohë kur mijëra mbështetës të Gulenit kishin fituar pozicione në ushtri, polici, gjyqësor dhe administratë.

Shkollat dhe institucionet e Gulenit lulëzuan në të gjithë globin, veçanërisht në Ballkan, me mbështetjen e Ankarasë.

Në këmbim të kësaj mbështetjeje, të ashtuquajturit Gulenistë promovuan Turqinë dhe vepruan si ambasadorë de facto të Erdoganit në Ballkan dhe rajone të tjera.

Por që nga viti 2011, një përçarje midis Lëvizjes Gulen dhe Erdoganit u bë e dukshme.

Zyrtarë të dyshuar Gulenistë të policisë dhe gjyqësorit hapën disa hetime për korrupsion kundër familjes së Erdoganit dhe kundër emrave të lartë në Partinë e tij për Drejtësi dhe Zhvillim, AKP.

Erdogan më pas u kthye kundër organizatës, duke e quajtur atë një “shtet paralel” dhe “Organizatën Terroriste Fethullahiste”, ose shkurt FETO.

Erdogan më pas akuzoi Gulenin dhe lëvizjen e tij për organizimin e një grushti të dështuar shteti kundër qeverisë në korrik 2016, megjithëse Gulen gjithmonë këmbënguli se nuk kishte asnjë lidhje me të.

Kjo nuk e ndaloi Erdoganin të vazhdonte goditjen ndaj të dyshuarve Gulenistë.

Pas vitit 2016, më shumë se 150,000 persona u shkarkuan nga punët e tyre publike, duke përfshirë oficerë të ushtrisë, policë, mësues dhe mjekë. Më shumë se 500,000 persona u hetuan, u ndaluan ose u arrestuan si rezultat i hetimeve mbi Rrjetin e Gulenit.

Mijëra institucione – universitete, shkolla, banka, kompani mediatike, OJQ dhe firma private – të drejtuara nga mbështetësit e dyshuar të Gulenit janë sekuestruar në Turqi që nga viti 2016.

Opozita dhe grupet e të drejtave të njeriut akuzojnë Erdoganin për përdorimin e grushtit të dështuar për të shënjestruar të gjithë kritikët e tij dhe për të konsoliduar sundimin e tij.

Megjithatë, Gulen dhe lëvizja e tij janë kritikuar gjithashtu nga disa për mos sqarimin e rolit të tyre – nëse kanë pasur ndonjë, në përpjekjen e dështuar për grusht shteti. Gulen dhe emrat e lartë në lëvizje mbyllën sytë ndaj kritikave dhe asnjë Gulenist i lartë nuk u shkarkua dhe as u përjashtua nga lëvizja.

Presionet rriten mbi shtetet e Ballkanit

Ballkani, me popullsinë e tij të madhe myslimane dhe si një ish-provincë osmane, kishte një vend të veçantë për Gulenin dhe lëvizjen e tij.

Shkolla, spitale, gazeta, OJQ dhe organizata të tjera u hapën në Ballkan me fokus të veçantë te boshnjakët myslimanë dhe shqiptarët.

Fëmijët e elitave të Ballkanit, përfshirë politikanë, zyrtarë shtetërorë dhe diplomatë, i dërguan fëmijët e tyre në shkollat e Gulenit për të marrë një arsim cilësor.

Dhjetëra mijëra studentë kanë përfunduar nga këto akademi.

Megjithatë, në përputhje me goditjen në Turqi, qeveria turke tani i bëri presion të madh vendeve të Ballkanit për të dorëzuar të dyshuarit Gulenistë dhe për të mbyllur këto institucione.

Shumica e qeverive i rezistuan thirrjeve, por agjencia turke e inteligjencës, MIT, kreu disa operacione kontroverse në Ballkan.

MIT solli më shumë se 100 të dyshuar Gulenistë përsëri në Turqi, shpesh duke përdorur operacione të fshehta kontroverse që acaruan marrëdhëniet me disa vende, si Kosova, Shqipëria dhe Moldavia.

Si rezultat i një operacioni të tillë, Driton Gashi, ish-drejtori i Agjencisë së Inteligjencës së Kosovës, KIA, u dënua me katër vjet e tetë muaj burg pasi një gjykatë në Prishtinë e shpalli fajtor për ndihmën në deportimin kontrovers të gjashtë të dyshuarve turq Gulenistë në mars 2018.

Organizata ndërkombëtare Human Rights Watch tha në një raport se Turqia ishte një nga vendet kryesore të përfshira në “përndjekje transnacionale” – duke shënjestruar kritikët e qeverisë jashtë vendit.

Etiketa: Driton GashFethullah GulenGulenistëHuman Rights WatchMITRecep Tayyip ErdoganSaid NursiTurqi
Tjetri
SPAK njofton sekuestrimin e pasurive të “Ben Qimes” në Fier

Katër anëtarë të një grupi kriminal dënohen me 19 vjet burg

photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.