AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Opozita e quan arrestimin e Ilir Metës një sulm politik

Pas arrestimit të ish-presidentit Ilir Meta për akuza të korrupsionit, përfaqësues të opozitës e konsideruan këtë një sulm të dirigjuar politikisht.

Blerina GjokangaBlerina Gjoka
16:46 | 21/10/2024
në Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta gjatë arrestimit. Foto: Malton Dibra/ LSA.

Përfaqësuesit e opozitës e konsideruan një “sulm politik dhe terrorist” arrestimin e ish-presidentit Ilir Meta, aktualisht kryetar i Partisë së Lirë.

Meta, i cili ka mbajtur po ashtu detyrën e kryeministrit, kryetarit të Kuvendit dhe detyra të tjera ekzekutive në karrierën e tij politike 30-vjeçare, u arrestua në mesditë me vendim të Strukturës së Posaçme Antikorrupsion. Ai akuzohet për veprat penale të korrupsionit pasiv, pastrimit të parave si dhe deklarimit të rremë të pasurisë.

Nën hetim për të njëjtat akuza janë edhe Monika Kryemadhi, e cila ka masën e sigurisë “detyrim për paraqitje” para oficerëve të Policisë Gjyqësore; ish-zyrtari Pirro Xhixho i akuzuar për korrupsion pasiv, në masën e “arrestit shtëpiak” si dhe Ema Çoku, e akuzuar për pastrim të produkteve të veprës penale.

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi e konsideroi arrestimin e Metës “një akt të mirëfilltë terrorist” dhe akuzoi kreun e Prokurorisë së Posaçme se po përdoret nga kryeministri Edi Rama “për asgjësimin e opozitës, pluralizmit politik dhe demokracisë”.

Pas arrestimit reagoi edhe kryetari i Partisë Demokratike, ish-kryeministri Sali Berisha, i cili po ashtu ndodhet në arrest shtëpie nën hetim për korrupsion.

“Persekutimi i Ilir Metës është politik, politik dhe vetëm politik,” tha Berisha në një deklaratë të shpërndarë për mediat nga zyra e tij e shtypit.

“Nuk kanë publikuar asnjë fakt, asnjë dokument, por kanë zbatuar urdhrat e Edi Ramës, i cili është përpjekur me të gjitha mënyrat për eliminimin politik, e ndoshta edhe fizik të Ilir Metës,” shtoi më tej Berisha.

Eksponentë të tjerë të kësaj partie po ashtu kanë dënuan arrestimin e aleatit të tyre politik si një tentativë për të eleminuar opozitën.

Një sulm i drejtësisë ndaj opozitës e cilësoi arrestimin e Metës edhe deputetja Monika Kryemadhi, bashkëshortja dhe bashkëpunëtorja e tij në politikë prej 3 dekadash me të cilën ka nisur një proces divorci vetëm pak kohë më parë.

“Unë ende nuk kam marrë dijeni mbi një vendim gjykate që do të vendoste masa sigurie mbi mua apo babain e fëmijëve të mi,” tha Kryemadhi në një reagim direkt pas bërjes publik të lajmit të arrestimit, ndërsa shtoi se “persekutimi nga drejtësia si armë ndaj kundërshtarit politik, si dhe gjyqi publik që po na bëhet, nuk ndalon opozitën në betejat pa kompromis për të mbrojtur interesin publik”.

Një reagim i papritur ishte i ai i ish-ambasadores së Bashkimit Europian në Tiranë, Romana Vlahutin e cila shërbeu në Shqipëri gjatë periudhës kur u miratua Reforma në Drejtësi.

“Reforma e drejtësisë në të gjithë forcën e saj. Nuk ka të paprekshëm. Kjo është edhe një mësim i madh për këdo që do ligjin dhe rregullin, mos kini frikë. Drejtësia mund të jetë e ngadaltë, por në fund shërbehet,” shkroi Vlahutin në rrjetin social “X.

Etiketa: Ema ÇokuIlir MetaMonika KryemadhiPirro XhixhoRomana VlahutinSali BerishaTedi Blushi
I mëparshmi

Rënia e grupit socialist të Durrësit

Tjetri

Fethullah Gulen ndërron jetë në moshën 83-vjeçare

Tjetri
Lufta për shkollat “guleniste” shkakton tensione të reja në Bosnjë

Fethullah Gulen ndërron jetë në moshën 83-vjeçare

724791 skupstina sednica 09102024 0003 f

BE-ja dënon ministren serbe për mbështetjen e “spastrimit etnik” në Kosovë

19:34 | 14/07/2026
SPAK dërgon për gjykim deputetin socialist Plarent Ndreca dhe 15 zyrtarë për abuzim me tenderat

Gjykata rrëzon kërkesën e Ndrecës për parashtrimet e SPAK

17:40 | 14/07/2026
Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.