AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Dëshmitari akuzon Hashim Thaçin se e quajti vëllanë e tij bashkëpunëtor serb

Në Dhomat e Specializuara në Hagë, një ish-luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës akuzoi ish-presidentin Hashim Thaçi se kishte shkruar një komunikatë ku akuzonte vëllain e tij dhe burra të tjerë se ndihmonin policinë serbe, gjë për të cilën ai pretendon se shkaktoi dy vrasje.

Xhorxhina BamingaXhorxhina Bami
2 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Fadil Geci duke dëshmuar në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë të martën. Foto: Livestream/Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Fadil Geci, një ish-luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ish-anëtar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, LDK, tha në gjyqin për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit të ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe tre të pandehurve të tjerë me të në Hagë se Thaçi ishte përgjegjës për një komunikatë që denonconte vëllain e tij si bashkëpunëtor.

“E dija që e kishte shkruar Hashim Thaçi; që nga dita që ai e shkroi, e dija. Shkova në shtëpinë e tij dhe kërkova një përgjigje në lidhje me Komunikatën 59. Babai i tij tha se do të merrja një përgjigje brenda një muaji, por nuk e mora kurrë”, tha Geci të martën në Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Komunikata 59 e UÇK-së u botua në fund të tetorit 1998 në gazetën Bota e Re, duke përmendur vëllain e dëshmitarit, Gani Geci, dhe të tjerë si bashkëpunëtorë të policisë serbe kundër shqiptarëve etnikë në Kosovë.

Dëshmitari shpjegoi se dyshohej se vëllai i tij kishte qëlluar në një pjesëtar tjetër të UÇK-së, Abedin Rexhën, por mjekësia ligjore dëshmoi se Rexha nuk kishte vdekur si pasojë.

Avokati i Thaçit, Luka Misetic, tha se Thaçi mohon përfshirjen në komunikatë.

Sipas aktakuzës, Thaçi dhe tre të pandehurit e tjerë bashkë me të, si anëtarë të një ndërmarrjeje të përbashkët kriminale, “ndanë qëllimin e përbashkët për të fituar dhe ushtruar kontroll mbi të gjithë Kosovën duke përfshirë kanosjen e paligjshme, keqtrajtimin, kryerjen e dhunës ndaj dhe largimin e atyre që konsideroheshin si kundërshtarë”.

Kundërshtarët përfshinin njerëz që ishin bashkëpunëtorë ose që perceptoheshin si bashkëpunëtorë me forcat jugosllave ose autoritetet serbe, ose që nuk mbështesnin qëllimet e UÇK-së, ku përfshiheshin edhe anëtarë të LDK-së, serbët, romët dhe grupe të tjera etnike.

Aktakuza pretendon se Thaçi dhe tre të pandehurit e tjerë përdorën metoda të ndryshme për të “ngjallur frikë, mosbesim dhe urrejtje ndaj kundërshtarëve” – duke përfshirë “komunikata, deklarata publike dhe media të tjera”.

Njëra prej këtyre komunikatave dyshohet se ishte Komunikata 59. Dëshmitari tha se vëllai i tij ishte informuar për rolin e Thaçit në Komunikatën 59 nga një gazetar i njohur, Milaim Zeka, në vitin 2017. Ai dëgjoi përsëri se Thaçi e hartoi dhe e lëshoi komunikatën kur i bashkëpandehuri i Thaçit, Rexhep Selimi, foli për këtë në transmetuesin kosovar TV Dukagjini në vitin 2019.

Por Misetic argumentoi në gjykatë se informacioni vinte nga rivalët politikë të Thaçit, duke e forcuar argumentin e tij duke treguar artikuj në media të asaj kohe.

Geci tha para Dhomave të Specializuara se për shkak të komunikatës, dy shokë të tij u vranë dhe vëllezërit e tij u plagosën.

“Dy nga shokët e mi më të dashur u vranë për shkak të asaj komunikate. Dy nga vëllezërit e mi u plagosën. I gjithë lidershipi i Kosovës (udhëheqësit e LDK-së që zgjodhën rezistencën paqësore kundër regjimit serb) u akuzuan duke përdorur komunikata të tilla dhe shumica u vranë. Kjo është e vërteta”, tha ai.

“Kam gjashtë shokë të vrarë, aleatët e mi më të ngushtë, vetëm sepse ishin në LDK”, shtoi ai.

Avokati i Thaçit, Misetic, tregoi një artikull duke cituar ndjesën e klientit të tij për Komunikatën 59 dhe duke mohuar se ai ishte qëndrim i UÇK-së.

Në përpjekje për të vërtetuar marrëdhëniet e mira të Thaçit me vëllain e dëshmitarit, Misetic citoi gjithashtu një artikull të BIRN të vitit 2009, në të cilin Gani Geci akuzonte disa deputetë, kryesisht të LDK-së, se kishin urdhëruar vrasjen e kolegëve të tyre. Por Geci e përjashtonte Thaçin, i cili ishte kryeministër në atë kohë, nga akuzat.

Thaçi, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi dhe Kadri Veseli akuzohen se kanë përgjegjësi individuale dhe komanduese për krimet e kryera ndaj të burgosurve të mbajtur në burgjet e UÇK-së në Kosovë dhe Shqipëri, përfshirë 102 vrasje.

Krimet supozohet se janë kryer ndërmjet të paktën marsit 1998 dhe shtatorit 1999, gjatë dhe menjëherë pas luftës në Kosovë me forcat serbe. Të pandehurit janë vetëdeklaruar të pafajshëm.

Etiketa: Dhomat e SpecializuaraFadil GeciGani GeciHashim ThaçiJakup Krasniqikadri veseliKomunikata 59LDKMilaim ZekaRexhep Selimi
Tjetri
KPK shkarkon nga detyra gjyqtarin e Lartë të dënuar për vjedhje

Hetimi ndaj Admir Thanzës për mosdeklarim e fshehje pasurie pushohet me kërkesë të SPAK

photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.