AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja KPA

KPA lë në fuqi konfirmimin në detyrë të prokurores Suela Salavaçi

Kolegji vendosi me shumicë votash të lërë në fuqi konfirmimin në detyrë të prokurores së Tiranës, Suela Salavaçi, duke e rrëzuar si të pabazuar kërkimin e Komisioneres Publike, Irena Nino për shkarkimin e saj.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
18:41 | 22/10/2024
në KPA, Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Prokurorja Suela Salavaçi (majtas) pas seancës në KPA. Foto: Edmond Hoxhaj.

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA shpalli të martën më 22 tetor vendimin për lënien në fuqi të konfirmimit në detyrë të prokurores së Tiranës, Suela Salavaçi. Vendimi u mor me shumicë votash nga trupi gjykues i Kolegjit, i kryesuar nga Albana Shtylla, me relatore Ina Rama dhe anëtarë, Sokol Çomo, Rezarta Schuetz e Mimoza Tasi.

Prokurorja Suela Salavaçi u konfirmua nga Komisioni më 28 shtator 2023 me shumicë votash, pasi u përball me barrat e provës për pasurinë, që kishin të bënin kryesisht me bilancet negative të prindërve për disa pasuri që i kishin dhuruar si dhe me pamundësitë e konstatuara në vite për investimet dhe shpenzimet e kryera prej saj dhe të bashkëshortit.

Komisionerja Publike, Irena Nino e ankimoi si të pabazuar vendimarrjen e KPK, duke vlerësuar se ky subjekt rivlerësimi nuk arrin nivel të besueshëm për t’u konfirmuar në detyrë. Ankimi u bazua në rekomandimin e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, ONM që çmoi se vendimi i Komisionit ishte i diskutueshëm përsa i përkiste pasurisë së prokurores, pasi nuk ishte bazuar në një analizë të kënaqshme të provave.

ONM theksoi se ndërsa prokurorja Salavaçi kishte marrë dhurata të shpeshta dhe domethënëse nga prindërit, i vëllai i saj nuk kishte përfituar në të njëjtën mënyrë.

Subjekti ka përfituar me dhurim nga prindërit dy apartamente, një në Tiranë dhe një në Golem. Po ashtu, ajo ka çelur një llogari dyemërore me të atin në shumën 52 mijë euro.

Duke iu referuar rekomandimit të ONM, Nino ngriti shkaqe dhe për kriterin profesional. sipas saj, gjetjet duheshin vlerësuar në funksion të parashikimeve të nenit 61, pika 5 të ligjit për vetingun e magjistratëve, që ka të bëjë me cënimin e besimit të publikut tek sistemi i drejtësisë dhe gjendjen në kushtet e pamundësisë për plotësimin e mangësive nëpërmjet programit të trajnimit në Shkollën e Magjistraturës.

Kryesuesja Shtylla deklaroi gjatë shpalljes së vendimit, se Kolegji e ka gjetur të pabazuar pretendimin e Komisioneres Nino për moskonsiderimin në analizën financiare të përfituara nga nëna e subjektit nga një aktmarrëveshje e vitit 2003, për zhvillimin e pronës së saj në Jalë, që i është njohur me vendim të Komsionit të Kthimit dhe Kompesimit të Pronave. Sipas KPA, palët kanë kryer veprime në përputhje me ligjin dhe që nuk kanë pasur ndonjë kontestim ligjor. Nga konsiderimi dhe i të ardhurave nga shitjet dhe qiratë, nuk janë gjetur probleme për pasuritë e krijuara nga prindërit, që ia kanë dhuruar subjektit.

Po ashtu, Kolegji vlerëson se nuk rezultojnë të dhëna lidhur me dyshimet e ngritura nga Komisionerja Publike për pasuri të fshehura të Salavaçit. Shumica e KPA i vlerëson të pabazuar edhe shkaqet e tjerë të Ninos për pasurinë.

Një bilanc negativ rreth 938 mijë lekë i konstatuar nga analiza financiare e përgjithshme e kryer në KPA, nuk u konsiderua i mjaftueshëm për të cënuar vendimarrjen e KPK për konfirmimin e Salavaçit.

Edhe në aspektin profesional, Kolegji vlerësoi se mangësitë janë të pamjaftueshme për të konkluduar se subjekti ka cënuar besimin e publikut tek sistemi i drejtësisë, duke lënë në fuqi vendimarjen e Komisionit për konfirmimin e saj.

Etiketa: Albana ShtyllaIna RamaKolegji i Posaçëm i ApelimitProkuroreProkuroria e Rrethit TiranëSokol ÇomoSuela Salavaçi
I mëparshmi

Zgjidhet me kontestime kryetari i ri i KLGJ

Tjetri

KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Ermir Lelçi

Tjetri
ONM ‘totalisht kundër’; Si e mbajti në detyrë KPA gjyqtarin Gerd Hoxha

KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Ermir Lelçi

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.