AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Abuzim me tenderat, SPAK merr të pandehur deputetin socialist Plarent Ndreca

SPAK i ka komunikuar akuzën deputetit të Partisë Socialiste Plarent Ndreca, i cili akuzohet për “shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”. Hetimet janë fokusuar në kohën kur Ndreca ishte Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Brendshme.

Vladimir KarajngaVladimir Karaj
2 years më parë
në Lajme
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Deputeti i PS Plarent Nderca.

Deputeti i Partisë Socialiste dhe ish-Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Brendshme Plarent Ndreca është marrë i pandehur nga SPAK, të premten më 25 tetor, pasi akuzohet për “shkelje të barazisë në tendera”.

“Duke iu përgjigjur interesit të gjerë publik, ju komunikojmë se më dt.25.10.2024, të pandehurit, Plarent Ndreca, i është komunikuar, përmes avokatit të tij, përfundimi i hetimeve për procedimin penal nr.240/2021 për veprën penale “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, parashikuar nga nenet 258 dhe 25 të Kodit Penal. Më shumë detaje do të vijojnë në një moment të dytë”, njoftoi Prokuoria e Posaçme.

Ndreca është kallëzuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit dhe hetimet duket se kanë gjetur shkelje sa i përket tenderave të zhvilluara nga Ministria e Brendshme në kohën që ai ishte Sekretar i Përgjithshëm dhe ministër ishte Sandër Lleshaj.

Ndreca e mori mandatin e deputetit në janar të këtij viti dhe i zuri vendin ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj, i cili nga ana e tij e humbi mandatin pasi u shpall në kërkim nga Prokuroria e Posaçme për akuzat e korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe u arratis nga Shqipëria.

Ndreca ka mbajtur një sërë postesh të rëndësishme në administratën publike dhe prej vitit 2013 ka shërbyer disa herë si sekretar i Përgjithshëm në ministritë e Arsimit, Mjedisit dhe atë të Punëve të Brendshme. Ai i shtohet një liste të gjatë të përfaqësuesve të Partisë Socialiste të akuzuar nga SPAK për shkelje, korrupsion e të ngjashme. Deri në momentin e publikimit të këtij shkrimi Ndreca nuk iu përgjigj kërkesës së BIRN për koment mbi akuzën.

Etiketa: Arben AhmetajPartisë SocialistePlarent NdrecaProkuroria e PosaçmeSekretar i PergjithshemSPAK
Tjetri
Shoqata e ndërtuesve: Bashkia Tiranë na shantazhon t’i çojmë dherat në incenerator

Problemet me korrupsionin, Veliaj ndryshon 12 drejtorë të bashkisë

Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

15:45 | 13/07/2026
prime minister keir starmer visits berlin for e5 meeting

Evropa duhet të marrë fatin e saj në duart e veta

11:43 | 13/07/2026
marjonhorn baby 6823431

Të rinjtë në Evropën Juglindore duan familje – por kanë nevojë për mbështetje

10:34 | 13/07/2026
debate meps call for measures against turkey following military operation in syria (48947581143)

Eurodeputetja Tineke Strik: Protestuesit në Shqipëri po mbrojnë “vlerat e BE-së”

10:09 | 13/07/2026
sanksionet ruse analize

Bilanci shqiptar i sanksioneve kundër Moskës   

06:38 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.