AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Dëshmitari në gjykimin e Thaçit: Nëse nuk ishe i afërt me UÇK, të quanin tradhtar

Një ish-komandant i një njësie të UÇK-së tha në gjyqin për krime lufte të ish-presidentit Hashim Thaçi se anëtarë të caktuar të UÇK-së i konsideronin të gjithë ata që nuk i ndiqnin ose madje takoheshin me serbët etnikë, si bashkëpunëtorë të regjimit të Serbisë, duke forcuar rastin e prokurorisë.

Xhorxhina BamingaXhorxhina Bami
2 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Haxhi Mazreku, duke dëshmuar të enjten në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë. Foto: Livestream/Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Nëse nuk ishit pjesë e rrethit të ngushtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), konsideroheshit një tradhtar që duhet të dënohej, zbuloi një dëshmitar në gjyqin për krime lufte të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Haxhi Mazreku, një ish-komandant njësie të UÇK-së, tha në gjyqin kundër Thaçit dhe tre të tjerëve në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, se UÇK-ja konsideronte se kushdo që nuk ishte i afërt me anëtarët kyç të milicisë etnike shqiptare do të konsiderohej tradhtar.

“Nëse nuk ishe i afërt me dsa prej tyre (disa pjesëtarë të UÇK-së) ose nuk ishe i përshtatshëm (një njeri që nuk përshtatet), atëherë ishe një tradhtar, spiun, ose bashkëpunëtor (që punoje për regjimin serb ose forcat jugosllave). Këtë bënte UÇK-ja”, tha Mazreku, dëshmitari i 102-të në gjykim, ku të pandehurit akuzohen edhe për krime kundër njerëzimit.

Mazreku tha se dikush do të konsiderohej tradhtar edhe nëse do të takohej me një serb etnik.

Sipas aktakuzës, Thaçi dhe tre të pandehurit e tjerë bashkë me të, si anëtarë të një ndërmarrjeje të përbashkët kriminale, “ndanë qëllimin e përbashkët për të fituar dhe ushtruar kontroll mbi të gjithë Kosovën duke përfshirë kanosjen e paligjshme, keqtrajtimin, kryerjen e dhunës ndaj dhe dëbimin e atyre që konsideroheshin si kundërshtarë”.

Kundërshtarët përfshinin njerëz që ishin bashkëpunëtorë ose që perceptoheshin si bashkëpunëtorë me forcat jugosllave ose autoritetet serbe, ose që nuk mbështesnin qëllimet e UÇK-së. Këtu përfshiheshin anëtarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), krahas serbëve etnikë, romëve dhe pakicave të tjera etnike.

“Çdo viktimë thuhej (nga UÇK-ja) se ishte bashkëpunëtor”, tha Mazreku në gjykatë. Ai shpjegoi rastin e një roje pylli që dyshohet se “u vrarë dhe ekspozua” nga UÇK-ja në fshatin Opterushë të Rahovecit, me qëllim për të nxitur frikë te popullata lokale.

Mazreku tha në gjykatë se anëtarët e UÇK-së mendonin se kushëriri i tij, Nezir Mazreku, ishte bashkëpunëtor, sepse ai ishte kreu i Partisë Socialiste të Serbisë në fshatin e tyre lokal.

Sipas Mazrekut, kushëriri i tij u përpoq me gjithë zemër për të ndihmuar fshatin. “Kjo ishte një lloj propagande, një lloj kërcënimi dhe unë u përpoqa, së bashku me grupin tim, të mos shkonim në pikën e konfliktit, deri në pikën e gjakderdhjes.” Kjo bëri që ai të shihej negativisht edhe nga pjesëtarët e tjerë të UÇK-së, tha ai në gjykatë.

Mazreku i tha gjykatës se pas vrasjes nga ushtria jugosllave të 59 anëtarëve të familjes së themeluesit të UÇK-së Adem Jashari në mars të vitit 1998, ai formoi njësinë e tij të UÇK-së dhe e kishte emëruar veten komandant. Megjithatë, dallimi mes tij dhe pjesës tjetër të UÇK-së ishte se ai u përpoq të shpëtonte njerëzit në vend që të krijonte më shumë viktima.

“Si UÇK-ja, ne ishim kundër regjimit serb, uniformës serbe, jo kundër civilëve”, tha ai.

Thaçi, krahas Jakup Krasniqit, Rexhep Selimit dhe Kadri Veselit akuzohen se kanë përgjegjësi individuale dhe komanduese për krimet e kryera ndaj të burgosurve të mbajtur në burgjet e UÇK-së në Kosovë dhe Shqipëri, përfshirë 102 vrasje.

Krimet supozohet se janë kryer ndërmjet të paktën marsit 1998 dhe shtatorit 1999, gjatë dhe menjëherë pas luftës në Kosovë me forcat serbe. Të pandehurit janë vetëdeklaruar të pafajshëm.

Në gjykimin e deritanishëm, mbrojtja është përpjekur të dëshmojë se UÇK-ja nuk kishte një strukturë të duhur komanduese, kështu që të pandehurit nuk mund të ishin përgjegjës për ndonjë krim të kryer nga luftëtarë të rangut më të ulët.

Etiketa: Dhomat e SpecializuaraHashim ThaçiJakup Krasniqikadri veseliRexhep SelimiUCK
Tjetri
Pensionistët protestojnë kundër qeverisë “Rama”

Pensionistët rikthehen si faktor politik

photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.