AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Blog

Çfarë mbetet nga një festival?

Mbresa në përmbyllje të Kosmos Tirana Music Festival.

Mikaela MingangaMikaela Minga
2 years më parë
në Blog
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Muzikantet pergatiten per shfaqje ne festivalin Kosmos Tirana Music Festival

Mbeten “tinguj njerëzorë”, ata që “krijojnë” instrumentistët pjesëmarrës, duke na bërë të provojmë dhimbjen, zemërthyerjen, trazimin, qetësinë, vrullin, humorin, urrejtjen, zhgënjimin, zemëratën, dashurinë, çmendurinë,  vdekjen, ringjalljen.

Mbeten në vesh vepra të dhomës nga kompozitorë të njohur (Haydn, Schubert,  Schuman,  Dvorak, Brahms, Bartok, Martinō), por edhe vepra që, megjithë përsosjen, luhen pak (Quartet no. 2, op. 36- Britten, Sonata për violinë dhe cello-Ravel), duke përfshirë këtu edhe një  kompozitore thuajse të panjohur në Shqipëri por tepër të veçantë:  Germaine Tailleferre me Kuartet harqesh. Shpaloset jo aq historia e një krijimtarie  muzikore kanonike, por përmasa bashkëkohore e saj, mënyra si e rijetëzojnë  në çastin performativ artistë si Jonian Kadesha, Pablo Hernán Benedí, Lily Francis, Vashti Hunter, Tim Posner, Andrei Gologan, Noam Greenberg, Joaquin Clemente Riera.

Mbetet kënaqësia kur muzikantë të tillë, me përvojë në skenat më prestigjioze europiane,  luajnë bashkë me studentë të Universitetit të Arteve; interpretimi vjen si  rezultat i bashkëndarjes së dijeve muzikore e interpretative përmes master-class-ve. Ndjehej energjia e mirë e të punuarit së bashku pavarësisht ndryshimit të përvojave të të dy palëve.

Mbetet dëshira për të parë më shumë studentë në sallë, si dikur kur nuk linim koncert pa shkuar, duke u ulur në shumë raste edhe te shkallët sipër, sepse nuk gjenim vend në sallë poshtë. Por edhe dëshira për të parë në sallë më shumë muzikantë  të skenës shqiptare të ndjekin këtë festival.

Mbeten detaje të tilla si ai që shumë kompozitorë shqiptarë ndjekin koncertet vetëm kur u luhet vepra.

Mbetet po ajo energji e sinergji muzikantësh e cila vjen si rezultati i asaj pune kostante me tingullin si dije e trupëzuar, ku nuk e gjen ku  mbaron instrumenti e ku fillon njeriu.

Mbetet po ai “grup miqsh” të vjetër e të rinj, që luajnë me hir, finesë e dashuri për atë që bëjnë;  që pasi kanë mbaruar së luajturi pjesën e tyre, nuk rrinë prapa skene, por zhvendosen në sallë për të dëgjuar miqtë e tjerë që luajnë; dhe kështu këmbehen vazhdimisht. Në fund të fundit kjo është e përveçmja e muzikës: të duash të dëgjosh!

Mbetet po ai publik që i mirëpret artistët e këtij festivali për të tretin vit,  si komunitet dëgjuesish; që është aty natë pas nate, për t’u bërë pjesë e udhëtimeve dhe po ashtu e mbërritjeve;  që kërkon të sfidojë mundësitë e dëgjimit dhe po aq të sfidohet prej këtyre mundësive.

Mbetet zgjedhja për të ofruar falas një përvojë të tillë muzikore, pa bileta por me përgjegjësi profesionale.

Mbetet modestia e thjeshtësia e artistëve në përfundim të koncerteve, për të të falenderuar ty që ishe në sallë. – Mbetet festivali nën simbolikën e  “Itakës”, poezisë së Kostandin Kavafis që u lexua në hapjen e tij nga Violeta Kadesha. Festivali  jo si mjet; por si qëllim; si Itaka që të fal udhëtimin e bukur, atë pa të cilin s’do “kishe për të dalë në udhë”, që të bën të urtë e më përvojë, që të kuptosh se çfarë është Muzika.

 

Etiketa: Andrei GologanBartokBrahmsDvorakHaydnJoaquin Clemente RieraKosmos Tirana Music FestivalLily FrancisMartinōNoam Greenbergonian KadeshaPablo Hernán BenedíSchubertSchumanTim PosnerVashti Hunter
Tjetri
Kamala Harris apo kaosin

Kamala Harris apo kaosin

681275693 17981136906111696 1088567703946545566 n

Biznesmeni i lidhur me projektin e Zvërnecit fiton koncesionin Milot-Balldren

18:04 | 05/06/2026
foto kuvendi

“Nën presion financiar”, RTSH kërkon rritje të tarifës e buxhet shtesë në Kuvend

16:53 | 05/06/2026
photo 2026 06 04 20 03 26

A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar?

12:59 | 05/06/2026
Me 82 vota kundër, Partia Socialiste mbron Ballukun nga masa e arrestit

Nga duart e Ramës tek ministritë, 16 institucione ndryshojnë varësinë

08:33 | 05/06/2026
photo 2026 06 04 20 03 04 (1)

Si të bësh një protestë të suksesshme

08:28 | 05/06/2026
revulucioni i flamingove foto nga nensi bogdani

Kolonializmi në Shqipëri dhe Revolucioni i Flamingove

16:23 | 04/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.