AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

Kamala Harris apo kaosin

Për amerikanët që ndihen sikur bota po merr fund, premtimi i Donald Trump për një kthim në rendin shoqëror është dukshëm tërheqës. Por personaliteti impulsiv i ish-presidentit, stili i çrregullt i lidershipit dhe mandati i parë kaotik në detyrë e bëjnë po aq të qartë se ai do të sillte thjesht më shumë kaos nëse rizgjedhet president.

Michele GelfandngaMichele Gelfand
2 years më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kamala Harris. Foto: Wikimedia.

Ndërsa zgjedhjet presidenciale në SHBA po afrojnë, amerikanët po peshojnë çështje thelbësore në lidhje me ekonominë, lirinë riprodhuese, ndryshimet klimatike dhe rolin e vendit të tyre në një botë gjithnjë e më të paqëndrueshme. Megjithatë, nën këto debate politike qëndron një vendim edhe më themelor: Nëse do të zgjidhet një lider që do të ofrojë stabilitet më të madh apo më shumë kaos.

Mbi të gjitha, këto zgjedhje kanë të bëjnë me faktin se cili kandidat mund të garantojë më së miri shëndetin e institucioneve qeverisëse të Amerikës. Vetëm një do të ofrojë parashikueshmërinë që u nevojitet bizneseve amerikane për të lulëzuar dhe demonstron qetësinë e nevojshme për të adresuar sfidat komplekse globale.

Dhe këtu qëndron paradoksi më qendror i zgjedhjeve. Ndërsa Donald Trump premton stabilitet përmes kontrollit autoritar, ai në vend të kësaj do të sjellë kaos të paparë dhe prishje rendi social. Personaliteti dhe stili i tij i lidershipit – impulsiv, luftarak, egoist, përçarës racialisht dhe seksualisht, dhe shpërfillës i këshillave të ekspertëve – janë pikërisht të sintonizuara për të përshkallëzuar në vend që të zbusin tensionet shoqërore.

Si një psikolog kulturor që studion kodet e fshehura që drejtojnë sjelljen tonë, hulumtimi im tregon se të gjitha shoqëritë njerëzore lundrojnë në një tension themelor midis “ngurtësisë” (rregulla dhe urdhra të rrepta) dhe “lirshmërisë” (norma më lejuese dhe tolerancë). Kur komunitetet përjetojnë trazira të dukshme, njerëzit dëshirojnë instinktivisht sigurinë dhe duan të forcohen.

Kjo dinamikë mund të gjendet gjatë historisë dhe është e dukshme në Amerikë sot. Megjithëse krimi i dhunshëm ka rënë ndjeshëm në qytetet e SHBA-së, megjithatë ne kemi qenë dëshmitarë të një erozioni të përhapur të normave shoqërore: përdorimi i hapur i drogës, të pastrehë dhe sjelljet flagrante dhe përçarëse – nga aktet e rastësishme të dhunës ndaj grave të reja në qytetin e Nju-Jorkut deri te sjelljet e pahijshme seksuale dhe urinimi në publik.

Këto shenja shkatërrimi social janë thellësisht shqetësuese, duke i shtyrë njerëzit të kërkojnë kontrolle më të rrepta. Për amerikanët që ndiejnë sikur bota po merr fund, premtimi i Trump për një kthim në një rend të ngushtë shoqëror është dukshëm joshës. Megjithatë, pavarësisht nga joshja e premtimeve të tilla, rreziku është para syve. Lidershipi i Trump do të shkaktojë edhe më shumë destabilitet brenda dhe jashtë vendit.

Prirja e Trump për të krijuar prishje rendi është e njohur. Gjatë mandatit të tij të parë presidencial, ai vazhdimisht u përpoq të dobësonte institucionet që kanë ruajtur rendin shoqëror në Amerikë për dekada, duke përfshirë Departamentin e Drejtësisë, komunitetin e inteligjencës, shtypin, Kolegjin Zgjedhor dhe më shumë. Ekspertët në administratën e tij u zëvendësuan me njerëz besnikë dhe shumë poste kritike mbetën të paplotësuara.

Ndërkohë, bizneset u lanë të përballeshin me tekat dhe aktet e ndëshkimit të Trump. Të risjellim në kujtesë humbjen e Amazon të një kontrate për kompjuterin cloud me ushtrinë amerikane, sepse themeluesi i kompanisë, Jeff Bezos, zotëronte gjithashtu Ëashington Post, e cila shpesh kritikonte Trump. (Ai vendim u anulua vetëm pjesërisht nga gjykatat.) Trump i ndryshoi politikat pa paralajmërim (shpesh në postime në Tëitter natën vonë), edhe mbi tarifat, tregtinë dhe çështje të tjera.

Trump gjithashtu bëri kërdinë në sigurinë dhe shëndetin publik. Kur ra pandemia e COVID-19, ai i la komunitetet dhe shtetet të kujdeseshin për veten e tyre, nënvlerësoi udhëzimet e ekspertëve të shëndetit publik dhe madje sugjeroi kurat e tij të patestuara dhe ndonjëherë të rrezikshme, duke përfshirë gëlltitjen e zbardhuesit. Keqmenaxhimi masiv i krizës nga Trump solli qindra mijëra vdekje të tepërta dhe një nga normat më të larta të vdekshmërisë për frymë midis vendeve të zhvilluara.

Stili egoist i udhëheqjes së Trump nxiti gjithashtu kaos në Kapitolin e SHBA-së gjatë atij që duhet të ishte një kalim paqësor i pushtetit. Pavarësisht dhunës dhe shkatërrimit, ai tani e quan kryengritjen e 6 janarit “një ditë dashurie”.

E njëjta pakujdesi u shtri shumë përtej kufijve të Amerikës, duke krijuar trazira diplomatike. Tërheqja e papritur e trupave amerikane nga Trump nga Siria – një tjetër njoftim i bërë përmes Tëitter – tronditi udhëheqësit ushtarakë. Ai lavdëroi vazhdimisht autokratët dhe goditi aleatët besnikë demokratë të Amerikës, duke kërcënuar partneritetet më të rëndësishme të sigurisë së SHBA-së, madje edhe NATO-n, aleancën më të suksesshme dhe më të qëndrueshme në histori. Me çdo vendim të vrullshëm, ai promovoi mungesë stabilitetin dhe jo rend.

Kaosi që ai mbolli gjatë mandatit të tij të parë do të jetë shumë më i keq nëse ai rizgjedhet. Trump është zotuar të zëvendësojë nëpunësit civilë të karrierës me ata që do të ndjekin urdhrat e tij verbërisht; të përdorë agjencitë federale për të marrë hak ndaj kundërshtarëve të tij politikë; të vendosë ushtrinë kundër qytetarëve të zakonshëm; dhe të ndërhyjë te ndihmat në rast fatkeqësish në shtetet që kundërshtojnë politikat e tij. Pas vendimit të Gjykatës së Lartë për imunizimin e presidentëve nga ndjekja penale për pothuajse të gjitha aktet “zyrtare”, ka më pak kontrolle mbi sjellje të tilla se kurrë.

Kostot e kaosit të shtuar nën Trump do të ishin shumë të mëdha. Komuniteti i biznesit, i cili ka nevojë për parashikueshmëri, do të luftojë për t’u përshtatur me ndryshimet e çrregullta të politikave dhe hakmarrjet personale kundër kompanive që konsiderohen si jo mjaftueshëm besnike.

Po kështu, ndërprerja e bashkëpunimit midis autoriteteve federale dhe lokale nga Trump dhe politikat e tij të tarifave, sindikale dhe fiskale do të destabilizonin komunitetet në të gjithë vendin, me familjet e klasës punëtore veçanërisht të cenueshme ndaj humbjeve të vendeve të punës. Emigrantët e brezit të parë që u larguan nga vendet e paqëndrueshme dhe që e kanë mbështetur Trump-in, do të dallonin ngjashmërinë e tij me vetë udhëheqësit të cilëve ata donin t’u arratiseshin. Ai gjithashtu do të shënjestrojë disidentët dhe do të përdorë forcat e sigurisë për përfitime personale. Me stilin e tij të lidershipit përçarës, retorikën nxitëse dhe përhapjen e pamëshirshme të dezinformatave, ai do të na shtyjë drejt niveleve të rrezikshme të konfliktit dhe mosbesimit.

Në kontrast të plotë, zv/presidentja Kamala Harris premton stabilitet më të madh. Ajo punon përmes institucioneve, agjencive, palëve të interesuara dhe grupeve advokuese që janë formësuar nga dekada apo shekuj përvojë. Si një ish-prokurore, ajo demonstron një kuptim të thellë të rolit (dhe kufijve) legjitim të zbatimit të ligjit, duke promovuar gjithashtu ndërtimin e besimit midis komuniteteve dhe policisë.

Harris gjithashtu sjell mençuri për sfidat kritike urbane në mënyra që integrojnë sigurinë publike me shërbimet thelbësore të komunitetit, duke përfshirë kujdesin për shëndetin mendor, trajtimin e varësisë dhe strehimin e përballueshëm. Në çështjet e jashtme, ajo do të punojë për të ndërtuar – jo për të shkatërruar – marrëdhënie. Ajo premton politikëbërje të qëndrueshme dhe të parashikueshme.

Më e rëndësishmja, Harris e kupton se rendi shoqëror vjen nga forcimi i institucioneve, jo nga minimi i tyre. Në vend që të ndjekë kapriçot dhe hakmarrjet personale, ajo ka punuar vazhdimisht përmes kanaleve legjitime, ka respektuar ekspertizën dhe e vendos mirëqenien e vendit mbi përfitimet personale.

SHBA-ja përballet me sfida reale që do të kërkojnë një farë mase “shtrënguese”. Por shoqëritë që shtrëngohen në mënyrë të gabuar shpesh bien në kaos më të madh. Rruga e duhur kërkon institucione të forta dhe një zbatim të parashikueshëm të rregullave, jo udhëheqjen e dhunshme dhe të çrregullt të një të forti.

Marrë me autorizim nga Project Syndicate, 2016. Ripublikimi mund të bëhet vetëm me lejen e Project Syndicate.  Harris or Chaos

Etiketa: Donald TrumpKamala Harris
Tjetri
KED nuk jep opinion për kohëzgjatjen e mandatit të gjyqtares së dorëhequr të Kushtetueses, Elsa Tosku

KED nuk jep opinion për kohëzgjatjen e mandatit të gjyqtares së dorëhequr të Kushtetueses, Elsa Tosku

v1

Litiumi para demokracisë: Aleksandër Vuçiç dhe Jörg Heeskens, hija e tij gjermane

23:34 | 25/06/2026
‘Tejkalim afatesh dhe zvarritje’: Prokurori Olger Eminaj jep shpjegime në KPK

ILD kërkon procedimin disiplinor të anëtarit të KLP-së, Olger Eminaj

22:59 | 25/06/2026
Rama targeton sërish gjyqësorin për pagesat kalimtare të shkarkuarve nga vetingu

Ministri i Brendshëm shpall “non grata” protestuesen nga Kosova

22:01 | 25/06/2026
logo prokurorise 6533

Gjashtë zyrtarë nën akuzë për abuzim me skemën e ndihmës ekonomike

15:11 | 25/06/2026
nje meme me simbolin e flamingove ne protesten kunder projektit ne zvernec. foto nensi bogdani

Akademikët ndërkombëtarë mbështesin protestat masive në Shqipëri

14:47 | 25/06/2026
Qeveria tërhiqet nga termat gjithëpërfshirës në ligjin për “Barazinë Gjinore”

Mazhoranca refuzon debatin parlamentar për kërkesat e protestuesve

13:59 | 25/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.