AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja KP

Komisioneri Publik ankimon sërish vendimin e KPK për Periand Teta

Pasi iu nënshtrua dy proceseve në KPK dhe një procesi në Kolegj, vendimi i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për Periand Tetën është sipas Komisionerit Publik sërish me probleme. Komisioneri i kërkon Kolegjit të Apelimit të caktojë për Tetën detyrën si gjyqtar ose prokuror si alternative të vetme ligjore.

Vladimir KarajngaVladimir Karaj
2 years më parë
në KP, Lajme, Veting
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Ndihmësi ligjor i Gjykatës së Lartë, Periand Teta pas vendimit të KPK. Foto: Edmond Hoxhaj.

Ish-ndihmësi ligjor i Gjykatës së Lartë Periand Teta u konfirmua nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit pas një procesi që fillimisht e konsideroi atë të dorëhequr. Por edhe pas konfirmimit, që u vendos pas ankimit të Komisionerit Publik dhe vendimit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, çështja duket se do vijojë.

Komisioneri Florian Ballhysa ankimoi të enjten vendimin për konfirmim në detyrë, duke arsyetuar se ai binte ndesh me ligjin. Ballhysa arsyeton se Komisioni i Pavarur i Kualifikimit nuk kishte tagër ta emëronte Tetën si këshilltar në Gjykatën e Lartë, punë prej të cilës ai ishte larguar në vitin 2017.

Ballhysa arsyeton se Kolegji duhet të ndryshojë vendimin e KPK dhe ta caktojë Tetën si gjyqtar ose prokuror, siç përcaktohet në ndryshimet kushtetuese dhe ligji për rivlerësimin

“Referuar nenit 179/b të Kushtetutës, nenit F, të aneksit të Kushtetutës, jurisprudencës së Kolegjit të Posaçëm të Apelimit pranë Gjykatës Kushtetuese, kërkojmë që shkaqet e këtij ankimi të merren në shqyrtim nga ana e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit dhe, në zbatim të nenit 66, pika 1, germa “b”, të ligjit nr. 84/2016, të vendosë: – Ndryshimin e vendimit nr. 803, datë 1.10.2024, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, dhe zbatimin e dispozitave të nenit 58, pika 2, të ligjit nr. 84/2016”, thuhet në ankim. Kjo pjesë e ligjit përcakton se subjektet që i nënshtrohen me dëshirë vetingut, edhe pse ishin ish=ndihmës ligjor, apo ish gjyqtarë e prokurorë, emëroheshin në detyrë si gjyqtar dhe prokuror.

Komisioneri Publik vlerëson se kjo është “e vetmja alternativë ligjore për Komisionin, pas kalimit me sukses të procesit të rivlerësimit”.

Teta iu nënshtrua dy herë hetimit administrativ, fillimisht  Komisioni konstatoi se ai dhënë pëlqimin në mënyrë të heshtur për ndërprerjen e kontratës së tij të punës si ndihmës ligjor, duke e ndërprerë procesin e vetingut pa vendim përfundimtar.

Komisionerja Publike, Irena Nino e ankimoi si të pabazuar vendimmarrjen e Komisionit në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, KPA, duke e konsideruar arsyetimin e fakteve dhe rrethanave ligjore jo të qartë dhe të pamjaftueshëm për shmangien e zbatimit të nenit G të aneksit të Kushtetutës, ku përcaktohet se në rastet e dorëheqjeve të subjekteve të rivlerësimit, vendoset dhe sanksioni që u ndalon rikthimin në sistemin e drejtësisë gjatë 15 viteve të ardhshme.

Teta paraqiti apel kundërshtues në KPA, kundër ankimit të Komisioneres Publike dhe kërkoi lënien në fuqi të vendimmarrjes së Komisionit, ose urdhërimin e vijimit të hetimit administrativ ndaj tij. KPA çmoi se Teta kishte dëshmuar në mënyrë të qartë vullnetin e tij për t’iu nënshtruar procesit të vetingut dhe urdhëroi Komisionin për vijimin e procesit kalimtar për këtë subjekt rivlerësimi.

Pas një seancë dëgjimore pa probleme në të tri kriteret e rivlerësimit, Teta u konfirmua në detyrë  më 1 tetor nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, nga trupa e KPK e kryesuar nga Genta Tafa Bungo, me relatore Xhensila Pinen dhe anëtar Roland Ilian.

Por ky vendim është i ankueshëm sipas Komisonerit Publik, që i kërkon KPA ta caktojë Tetën në postin e gjyqtarit ose prokurorit, si të vetmet alternative ligjore.

Periand Teta ka ushtruar funksionin e ndihmësit ligjor në Gjykatën e Lartë, prej shkurtit 2014 deri në korrik të 2017-ës, kur është liruar nga detyra me urdhër të ish-kryetarit të atëhershëm. Urdhri lirimit ka ardhur pasi Teta ka kërkuar të dijë për vijueshmërinë e punës së tij, në kushtet që gjyqtares pranë të cilës punonte si këshilltar, i kishte përfunduar mandati në qershor të vitit 2016.

Etiketa: Florian BallhysaGenta Tafa BungoGjykata e LarteIrena NinoKolegji i Posaçëm i ApelimitKomisioneri PublikKomisioni i Pavarur i KualifikimitNdihmës ligjorëPeriand TetaRoland IliaXhensila Pine
Tjetri
Prokurori Lazër Çardaku jep shpjegime për pasurinë

Prokurori Lazër Çardaku jep shpjegime për pasurinë

gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Ish-ministri Ylli Pango dëshmon për privatizimin e ish-klubit “Partizani”

17:26 | 22/06/2026
pankarte ne proteste

Protestuesit akuzojnë policinë për “taktika intimidimi” me procedimet masive

07:08 | 22/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.