AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Analiza

Në hijen e kuotave gjinore: Si gratë e zgjedhura zëvendësohen nga burra në këshillat bashkiakë

Kodi Zgjedhor i detyron partitë politike që të respektojnë kuotat gjinore gjatë hartimit të listave shumëemërore për të zgjedhurit në këshillat bashkiakë – por dorëheqjet e grave këshilltare pas zgjedhjeve minojnë barazinë e parashikuar në ligj. 

Anesti BarjamemajngaAnesti Barjamemaj
2 years më parë
në Analiza, Artikull kryesor
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Këshilli Bashkiak Pukë, ku dukshëm numri i burrave këshilltar është më i madh se i grave këshilltare

Pasi fituan një vend në këshillat bashkiakë në zgjedhjet vendore të 14 majit 2023, dhjetëra gra nëpër Shqipëri vendosën të dorëhiqen.

“Referuar zgjedhjeve vendore të datës 14 maj 2023, 102 këshilltarë që kanë fituar mandatin në këshill, si dhe 80 kandidatë për këshilltarë kanë dhënë dorëheqjen përpara marrjes së mandatit,” tha Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për BIRN-in.

Sipas KQZ-së, nga këshilltarët e dorëhequr, 132 kanë qenë gra dhe 50 burra, duke treguar tendencën se largimet vullnetare shpesh bëhen qëllimisht për t’i lënë vendin meshkujve në listë.

Përtej statistikave, sipas ekspertëve të çështjeve zgjedhore, fenomeni flet për një kulturë politike ku kandidatet gra përdoren si një fasadë për të respektuar formalisht ligjin, por jo për të ndryshuar sistemin.

“Në disa bashki vazhdon fenomeni ku kandidatet gra japin dorëheqjen në mënyrë të vazhdueshme për t’i hapur vendin kandidatëve të gjinisë tjetër, i cili de facto e ka bërë dhe listën në mënyrë të tillë, për të thënë që jemi korrekt edhe me ligjin, edhe me Kodin Zgjedhor, edhe me dorëheqjet, duke kaluar mandatin te mashkulli i radhës,” tha Afrim Krasniqi, drejtori i Institutit për Studime Politike.

Për Krasniqin, problemi është edhe më i thellë, pasi edhe gratë që janë zgjedhur dhe vijojnë të jenë në detyrë janë shpesh të ndikuara nga burra që preferojnë të qëndrojnë në hije, duke marrë vendimet në Këshillin Bashkiak.

“Në disa bashki, individët që kanë pasur ndikim kanë emëruar familjarë të tyre – gra dhe vajza – për të qenë korrekt me kuotat,” tha ai. “Ka pasur raste në bashki të caktuara ku këshilltaret kanë qenë të shoqëruara nga burrat e tyre, për të thënë ‘vota është kjo, por mendimi është i burrit’,” shtoi Krasniqi.

Dorëheqje masive pa arsye

Kuvendi i Shqipërisë miratoi në prill të vitit 2015 kuota gjinore të barabarta në këshillat bashkiake, ndërsa vendi zbatoi një reformë administrative dhe territoriale, e cila gjerësisht u pa si një instrument që, ndërsa synonte rritjen e eficencës në administrim, solli dobësim të përfaqësimit politik dhe të demokracisë vendore.

Gjithsesi, manovrat politike mes partive në pushtet bënë që, ndonëse ligji parashikonte barazi gjinore, në praktikë, në zgjedhjet e vitit 2015, në asnjë prej bashkive të vendit nuk pati përfaqësi të barabartë. Në disa bashki, gratë përbënin vetëm 10 apo 20% të këshillave. Kjo ndodhi për shkak se “të fortët” e zonave garojnë nën emrin e partive të vogla, të cilat në mënyrë tipike fitojnë vetëm një mandat, të parin e listës, i cili është mashkull.

Situata u përmirësua në zgjedhjet pasuese falë rregullave shtesë. Megjithatë, edhe në zgjedhjet e vitit të kaluar, manovrat elektorale bënë që gratë të zinin vetëm 43% të këshillave, jo 50% siç parashikohej.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i tha BIRN-it se gratë e dorëhequra janë zëvendësuar sipas dispozitave të Kodit Zgjedhor, ku për çdo grua të larguar është emëruar një grua tjetër. Por problemi në disa prej bashkive ka qenë se të gjitha gratë në listë nuk kanë pranuar të marrin mandatin, ndaj vendin e tyre e kanë zënë burrat.

“Me mbarimin e njoftimit të secilës grua në listë, është proceduar me plotësimin e vakancës me kandidatin e radhës burrë,” u përgjigj Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për BIRN-in.

Por pse janë dorëhequr gratë? KQZ-ja nuk ka një bazë të dhënash të plotë për arsyet, pasi edhe vetë këshilltarët nuk kanë dhënë arsyetime të qenësishme për largimin e tyre. Disa kanë deklaruar “papajtueshmëri me mandatin,” ndërsa të tjera nuk kanë marrë pjesë në mbledhje për një kohë të gjatë, duke u zëvendësuar.

Si zgjidhet problemi? 

Në vitin 2024, Shqipëria renditet në vendin e 23-të në botë sipas Indeksit të Hendekut Gjinor, të publikuar nga Forumi Ekonomik Botëror.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sqaron se, pavarësisht dorëheqjeve në bllok të grave këshilltare, nuk i ka pranuar menjëherë kërkesat e tyre, por vetëm kur ato janë noterizuar.

“Sqarojmë se edhe pas dërgimit në bllok të dorëheqjeve me deklarata noteriale nga gratë në disa këshilla bashkiakë, KQZ-ja, duke iu referuar Kodit Zgjedhor dhe listave shumëemërore të miratuara, ka proceduar me njoftimin një nga një të grave sipas renditjes në listën e miratuar. Kjo në referim të zbatimit të kuotave gjinore,” tha ky institucion për BIRN-in.

Për Afrim Krasniqin, KQZ-ja duhet të bëjë më shumë në këto raste, duke kryer hetime administrative për të parë nëse dorëheqjet janë proces i kushtëzuar apo normal.

Sipas drejtuesit të ISP-së, kontrolli duhet të jetë më i fortë edhe për partitë politike, që kuota gjinore të mos respektohet vetëm në letër, por edhe në realitet. Ai theksoi se edhe organizatat për të drejtat e grave duhet të reagojnë më fuqishëm, duke ndërgjegjësuar qytetarët.

“Delegimi i mandatit nuk lejohet me legjislacionin tonë, por delegimi i mandatit është një fenomen në thelb shkelje e ligjit dhe devijim, sidomos kur bëhet në formë presioni,” përfundoi ai.

Etiketa: barazi gjinoreInstitutit për Studime PolitikeKandidatet graKomisioni Qendror i Zgjedhjevezgjedhje2023
Tjetri
Prokurorja Eranda Laze konfirmohet në detyrë me shumicë votash

Prokurorja Eranda Laze konfirmohet në detyrë me shumicë votash

gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Ish-ministri Ylli Pango dëshmon për privatizimin e ish-klubit “Partizani”

17:26 | 22/06/2026
pankarte ne proteste

Protestuesit akuzojnë policinë për “taktika intimidimi” me procedimet masive

07:08 | 22/06/2026
727479063 1406816294804154 1968633872511593608 n

Beton ka gjithandej, avantazhi turistik i Shqipërisë është natyra

22:29 | 21/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.