AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Vrasje dhe eksplozivë: SPAK mbyll hetimet për grupin e Laert Haxhiut

SPAK kërkon kalimin për gjykim për 15 krime të rënda të nëntë të pandehurve si bashkëpunëtorë dhe pjesëtarë të grupit të krijuar nga Laert Haxhiu, me qëllim hakmarrjen për vrasjen e kushëririt të tij vite më parë.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
16:22 | 11/11/2024
në Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
SPAK kërkon gjykimin e tre ukrainasve si pjesë e një rrjeti të trafikut të drogës
Godina e SPAK-ut, Tiranë. Foto: LSA

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK njoftoi të hënën më 11 nëntor përfundimin e hetimeve ndaj grupit të strukturar kriminal me bazë në Lushnjë të drejtuar nga Laert Haxhiu, që akuzohet se ndërmori një seri krimesh të rënda në shenjë hakmarrjeje për vrasjen e kushëririt të tij.

Prokuroria i ka kërkuar gjykatës kalimin për gjykim të çështjes penale në ngarkim të nëntë të pandehurve, Lulzim Spahija (Arapi); Artan (Marjus) Tafani; Ligor Romacka; Bledar Berberi; Erisiano Abedini; Bujar Abedini; Mariglen Topuzi; Idriz Manej dhe Enriko Xhahysa, të akuzuar për bashkëveprim në formën e veçantë të grupit të strukturuar kriminal dhe kryerjen e veprave të rënda penale.

Sipas SPAK, në krye të këtij grupi qëndron i hetuari Laert Haxhiu, i cili e drejton dhe organizon veprimtarinë kriminale. Si pjesëtarë të bandës, prokuroria cilëson pesë nga nëntë të pandehurit, Artan (Marjus) Tafanin, Lulzim Spahija (Arapin), Ligor Romaçkan, Bledar Berberin dhe Erisiano Abedinin. Të tjerët akuzohen se kanë bashkëpunuar në këto ngjarje me anëtarët e grupit kriminal.

Të pandehurit akuzohen për kryerjen e 15 krimeve gjatë periudhës prill 2021 – maj 2023, konkretisht për pesë vrasje, nga të cilat një ka mbetur në tentativë; katër raste të shkatërrimit të pronës me eksploziv; vjedhje me armë në dy raste; në një rast për sigurim të kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje; si dhe dy herë mbajte pa leje të armëve e municioneve.

“I drejtuar dhe e organizuar nga Laert Haxhiu, grupimi i tij kriminal ndërmori akte konkrete kriminale për vrasjen e personave, të cilët i mendonte si pjesëtarë të grupimit kriminal të Aldo Bares, për të cilët besonte se kishin qenë të përfshirë në vrasjen e kushëririt të tij”, thotë SPAK dhe shton se aktet kriminale nuk synuan vetëm jetën dhe shëndetin e kundërshtarëve të supozuar, por dhe shkatërrimin e pronës së tyre. Përveç dy vrasjeve, prokuroria vlerëson se të gjitha krimet e tjera janë organizuar, shtyrë dhe ekzekutuar në shenjë hakmarrjeje dhe për të njëjtat motive.

Laert Haxhiu u arrestua në Greqi në muajin Maj dhe më 3 korrik u ekstradua në Shqipëri, ku dhe po vijojnë hetimet ndaj tij.

Etiketa: Artan (Marjus) TafaniBledar BerberiBujar AbediniErisiano AbediniLaert HaxhiuLigor RomackaLulzim SpahijaProkuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar
I mëparshmi

Ministri i Jashtëm thotë se diplomatët e kanë detyrim shoqërimin e Ramës në diasporë

Tjetri

KPA rikthen në detyrë prokuroren Alketa Zifla

Tjetri
Një kredi e butë ngre pikëpyetje për konflikt interesi për Alketa Ziflën

KPA rikthen në detyrë prokuroren Alketa Zifla

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.