AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Analiza

Vendimi i KPK: Arsyet e shkarkimit të prokurorit Sabri Kastrati

Komisioni konkludon se prokurori i Lezhës, Sabri Kastrati dështoi të provonte bindshëm burimet financiare të pasurive në pronësi të tij, si dhe se ka bërë deklarim të pamjaftueshëm për pastërtinë e figurës.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
17:34 | 20/11/2024
në Analiza, KPK
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Prokurori Sabri Kastrati | Foto Edmond Hoxhaj

Prokurori i Lezhës, Sabri Kastrati u shkarkua nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK më 19 shtator, pasi u konkludua se nuk ka provuar bindshëm burimet e ligjshme financiare në pronësi të tij, si dhe se ka bërë deklarim të pamjaftueshëm lidhur me kontrollin e figurës.

Sabri Kastrati e filloi karrierën në fillim të viteve ’90 si oficer i Policisë Gjyqësore. Ai u emërua prokuror në vitin 1995 dhe në vitin 1998 u largua me kërkesën e tij. Pas kthimit nga emigracioni Kastrati u riemërua prokuror në vitin 2005 dhe në 2013-ën u transferua në Prokurorinë e Lezhës, ku dhe e ushtron aktualisht funksionin.

Në vitin 2006, Kastrati ka porositur një apartament në Tiranë, për vlerën 55 mijë euro. Në deklaratën veting, ai ka shënuar si burime krijimi të ardhurat e qirasë nga një bar-restorant në Kukës, pasuri për të cilën ka shpjeguar se është trashëgimi nga babai dhe se është ndërtuar para se të fillonte punën si prokuror. Sipas një deklarate noteriale të vitit 2006 të nënshkruar midis subjektit dhe vëllait, të tij, pjesën e tij takuese ja ka dhënë me qira familjarit të tij për një periudhë 5-vjeçare, për 800 Euro në muaj. Po ashtu, është shënuar se likujdimi kësaj vlere është bërë paradhënie në dorë, për gjithë periudhën.

Në pyetësorin standard, Kastrati ka deklarur se pasi është kthyer nga Australia ka rifilluar detyrën e prokurorit dhe administrimin e pjesës së tij takuese në pasurinë bar-restorant ia ka lënë vëllait. Sipas subjektit, duke qenë se i duhej të siguronte një banesë në Tiranë, me marrëveshje kanë rënë dakord që për administrimin e pjesës së tij takuese, vëllai t’i jepte si parapagim shumën 48 mijë euro. Kastrati ka pretenduar se dhënia e kësaj vlere nuk është në këndvështrimin e një kontratë qiraje sipas përcaktimeve të Kodit Civil dhe prandaj për këtë shumë nuk ka paguar tatim mbi qiranë.

Po ashtu, subjekti ka shpjeguar se një pjesë të kësaj shume prej 30 mijë euro, vëllai i tij ia ka marrë hua në janar të 2006-ës shtetasit Y.E, i cili ushtron aktivitetin për ndërtim rrugësh dhe ia ka kthyer në dhjetor të vitit 2008.

Komisioni konstaton se subjekti nuk ka dokumentuar të ardhurat e ligjshme të huadhënësit Y.E., për ti dhënë vëllait të tij vlerën 30 mijë euro, prej nga ka rezultuar pamundësi financiare. Njëlloj ka rezultuar dhe analiza financiare e kryer për mundësinë e vëllait të subjektit për krijimin e diferencës prej 18 mijë euro.

KPK ka analizaur dhe mundësinë e vetë subjekit për krijimin e shumës 7000 euro, që ka shërbyer për pagesën e pjesës tjetër të çmimit të apartamentit në vitin 2006. KPK vëren se Kastrati nuk ka shënuar në deklaratën veting burimin e të ardhurave që kanë shërbyer për diferencën e çmimit të apartamentit prej 7000 euro.

Gjatë hetimit administrativ, ai ka shpejguar se kjo kjo shumë është shlyer me kursimet e tij ndër vite, nga të ardhurat prej punësimit në Australi gjatë periudhës 1999-2001. Ai ka shtuar se e ka të pamundur të gjejë dokumentacion justifikues për pagimin e taksave, pasi detyrimi për ruajtjen e këtij dokumentacioni ka një afat të caktuar ligjor dhe maksimumi i kohës për të cilën kompanitë janë të detyruara të ruajnë të dhënat është 7 vjet.

Komisioni vëren se Kastrati nuk ka deklaruar të ardhura të realizuara nga emigracioni në vitet 2005 dhe 2006, kur është blerë apartamenti. Nga analiza është konstatuar mungesë burimesh dhe për shumën 7000 euro.

Në pyetësorin standard, subjekti ka deklaruar se vlera totale e arredimit të apartamentit në Tiranë është afërsisht 500 mijë lekë. Sipas deklarimeve të tij, ka filluar të banojë në këtë apartament në vitin 2007. Edhe këto shpenzime janë reflektuar në analizën financiare paraprake, prej nga ka rezultuar pamundësi në shumën 6.8 milionë lekë për blerjen e apartamentit në 2006-ën.

Edhe pas kalimit të barrës së provës, Komisioni vlerëson se shpjegimet dhe provat e paraqitura nga subjekti, nuk dokumentojnë të ardhurat e ligjshme që kanë shërbyer për blerjen e apartamentit në vitin 2006, si dhe se nuk është provuar pagesa e detyrimeve tatimore për të ardhurat e përfituara nga qiradhënia e pasurisë.

KPK e konsideron si të pabazuar petendimin e Kastratit, se nuk ka pasur për detyrim të provonte burimet e ligjshme të huadhënësit të vëllait. Kjo, pasi huaja e marrë nga vëllai është përdorur si burim nga subjekti për blerjen e apartamentit.

Subjekti ka blerë dhe një apartament në Durrës për vlerën 26 mijë e 300 euro në vitin 2008. Si burim të krijimit të kësaj pasurie, Kastrati ka deklaruar një kredi në shumën 20 mijë euro dhe pjesën tjetër nga kursimet në vite. Kredia rezulton të jetë marrë disa muaj pas blerjes së apartamentit.

Ndërkohë, nga dokumentacioni bankar ka rezultuar se subjekti i ka transferuar fondet e kredisë tek administratori i kompanisë, me përshkrimin “Likujdim detyrimi ndaj Sh.K., për blerje apartamenti…”. në dosje është administruar dhe një kontratë huaje e vitit 2008 e nënshkruar midis subjektit në cilësinë e huamarrësit dhe shtetasit SH.K. si huadhënës, për një vlerë 20 mijë euro. Në kontratë përcaktohej se huaja do të shlyhej me kredinë.

Si në deklarimin periodik, ashtu dhe në atë veting, subjekti nuk e ka deklaruar huanë si burim për pagesën e apartamentit. Ai ka shpjeguar se nuk e ka deklaruar pasi huaja është shlyer brenda vitit.

KPK e ka konsideruar huadhënësin Sh.K. si person të lidhur. Nga analiza financiare ka rezultuar pamundësi për dhënien e vlerës 20 mijë euro. Po ashtu, edhe subjekti është gjetur në pamundësi financiare dhe për krijimin e shumës 6300 euro.

Komisioni ka ngritur dyshime se për pasqyrim të një çmimi fiktiv në kontratë, pasi vlera e apartamentit në vitin 2008 sipas referencave të Entit Kombëtar të Banesave ka qenë 6.6 milionë lekë, ndërsa subjekti e ka blerë për 26 mijë e 300 euro.

Megjithëse Komisioni e ka konsideruar kredinë si burim për apartamentin, pasi është provuar se ka shërbyer për shlyerjen e huasë, sërish konstatohet se nuk është përmbushur detyrimi ligjor për të provuar me dokumentacion justifikues ligjor burimet e ligjshme të huadhënësit. Për krijimin e kursimeve ka rezultuar sërish mangësi edhe pas prapësimeve.

Po, ashtu, KPK i qëndron dhe konstatimit lidhur me vlerën e çmimit të apartamentit, duke vërejtur se subjekti nuk e ka deklaruar në deklaratën periodike të këtij viti trajtimin preferencial në çmimin e blerjes, për shkak të marrëdhënies miqësore dhe farefisnore që deklaron se ka pasur me shitësin.

Prokurori Kastrati është gjetur me probleme dhe në krijimin e një njësie në Tiranë, në vlerën 100 mijë euro. Kjo pasuri është porositur nga vëllai i subjektit në vitin 2010, për çmimin 100 mijë euro.

Përmes një deklarate për heqje dorë nga pronësia, vëllai i subjektit ka hequr dorë nga vazhdimi i procedurave të hipotekimit të kësaj njësie, duke ia kaluar këtë të drejtë prokurorit Kastrati, me kushtin që ky i fundit të kalojë në favor të vëllait, pjesën e tij në pasurinë bar-restorant në Kukës.

Komisioni konkludon se subjekti nuk depozitoi dokumentacion justifikues ligjor mbi të ardhurat e ligjshme të vëllait për blerjen e njësisë me vlerë 100 mijë euro, pasuri e cila de jure figuron e regjistruar në pronësi të prokurorit Kastrati.

“Pretendimi i subjektit se kjo pasuri rrjedh nga një veprim juridik shkëmbimi, nuk qëndron, pasi referuar akteve të administruara në dosje, ky veprim bazohet në një deklarim noterial midis subjektit dhe vëllait, akt i cili mund të shfuqizohet në çdo moment nga palët, e ndërsa subjekti figuron pronar i vetëm i ligjshëm i kësaj pasurie”, citohet në vendim dhe sillet në vëmendje se shkëmbimi është një kontratë që ka për objekt kalimin e ndërsjellë të pronësisë së sendeve ose të të drejtave të tjera nga njëri kontraktues tek tjetri.

Pamundësi financiare ka rezultuar dhe për blerjen e një automjeti në shumën 500 mijë lekë në vitin 2009 dhe krijimin e gjendjes cash në shumat 5000 euro dhe 100 mijë lekë.

Megjithëse bashkëjetuesja e subjektit ka deklaruar se nuk disponon pasuri të regjistruar veçmas në emrin e saj, në rubrikën “Të dhëna konfidenciale” ka deklaruar se është bashkëporositëse me prindërit, e një apartamenti për çmimin 61 mijë euro.

Ajo ka shpjeguar se kanë qenë prindërit që e kanë vendosur emrin e saj si porositëse të apartamentit, pa dijeninë e saj, duke paraqitur si argument dhe faktin se atë ditë kur është nënshkruar kontrata ka qenë jashtë shtetit.

Komisioni konstaton se bashkëjetuesja e subjektit figuron de jure porositëse e këtij apartamenti dhe në mungesë të një akti heqjeje dorë nga e drejta e pronësisë, ajo vijon të mbetet ende pronare e ligjshme e kësaj pasurie.

Gjithashtu, edhe pas kalimit të barrës së provës, nuk janë provuar pagesat për këtë apartament dhe kush i ka kryer ato. Pretendimet se bashkëjetuesja nuk ka pasur dijeni dhe se emri saj është vendosur nga prindërit në kontratën e porosisë, nuk janë gjetur bindëse nga KPK që konsideron se këto qëndrime kanë si qëllim shmangien e përgjegjësive që rrjedhin nga pamjaftueshmëria financiare për krijimin e kësaj pasurie.

Në përfundim të hetimit për pasurinë, Komisioni konkludon se subjekti ka kryer deklarim të pasaktë të pasurive dhe burimeve të ligjshme të tyre, si dhe se ka pamundësi financiare. Këto konstatime vlerësohen se përbëjnë shkak për marrjen e masës disiplinore të shkarkimit nga detyra.

Figura

Prokurori Sabri Kastrati u vlerësua “i aftë” për profesionalizmin. Ndërsa në kriterin e figurës u evidentua si problem përdorimi një pasaporte kanadeze, që ai nuk e ka deklaruar si dhe përdorimin e gjeneraliteteve të ndryshme.

“Subjekti nuk ka deklaruar në deklaratën për kontrollin e figurës gjeneralitetet e ndryshme nga ato të Gjendjes Civile, të përdorura nëpër dokumente identifikimi të ndryshme”, konstaton KPK dhe ngre dyshime për deklarime të rreme nga ana e subjektit, pasi gjatë hetimit ka deklaruar shpenzime për udhëtimet e kryera me pasaportë kanadeze, ndërsa në pyetësorin e dërguar në fund të hetimit, ka mohuar të ketë dijeni lidhur me këtë pasaportë.

Sipas Komisionit, është e paqartë nxjerrja dhe përdorimi i këtyre dokumenteve me gjeneralitete të ndryshme nga ana e subjektit dhe se ai gjendet në kushtet e deklarimit të pamjaftueshëm, pasi nuk ka qartësuar dhe mënyrën e fitimit të shtetësisë australiane, duke u mjaftuar vetëm me termin natyralizim, term i cili bazohet në kritere të përcaktuara.

Edhe pas shpjegimeve të dhëna nga subjekti, Komisioni konstaton se ai sërish nuk qartësoi mënyrën e fitimit të shtetësisë australiane dhe gjithashtu nuk depozitoi kopje të pasaportës së tij australiane, as gjatë hetimit dhe as në prapësim. Sipas KPK, ky dokument do të qartësonte situatën mbi gjeneralitetet e subjektit në pasaportat e përdorura.

Po ashtu, vlerësohet se ai nuk dha shpjegime bindëse as për konstatimin mbi ekzistencën dhe përdorimin e dokumenteve të identifikimit me gjeneralitete të ndryshme nga ato të konfirmuara nga Zyra e Gjendjes Civile. Shpjegimet e tij mbi mundësinë e hedhjes gabim të të dhënave nga oficerët e policisë, janë gjetur të paqarta dhe jo bindëse nga Komisioni, pasi nga hetimi është provuar përdorimi i këtyre dokumenteve në mënyrë të përsëritur, në periudha e vite të ndryshme.

Në përfundim, Komisioni konkludon se subjekti nuk ka plotësuar me vërtetësi deklaratën për kontrollin e figurës, si dhe ka kryer deklarim të pamjaftueshëm në këtë kriter.

 

Etiketa: Komisioni i Pavarur i KualifikimitProkuroreProkuroria e Rrethit LezhëSabri Kastrati
I mëparshmi

PS kërkon të fitojë kohë edhe për mandatin e Vullnet Sinajt

Tjetri

Skeda e pasurisë së deklaruar – Marjola Beluli – Gjykata e Durrësit

Tjetri
Skeda e pasurisë së deklaruar – Marjola Beluli – Gjykata e Durrësit

Skeda e pasurisë së deklaruar – Marjola Beluli – Gjykata e Durrësit

rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Ish-ministri Ylli Pango dëshmon për privatizimin e ish-klubit “Partizani”

17:26 | 22/06/2026
pankarte ne proteste

Protestuesit akuzojnë policinë për “taktika intimidimi” me procedimet masive

07:08 | 22/06/2026
727479063 1406816294804154 1968633872511593608 n

Beton ka gjithandej, avantazhi turistik i Shqipërisë është natyra

22:29 | 21/06/2026
spiropali

Elisa Spiropali kërkon vetëpastrim të Partisë Socialiste

18:19 | 21/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.