AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Gjykata heq masën e sigurisë për ish-kryeministrin Sali Berisha

Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi të mërkurën që të heqë masën e sigurisë për ish-kryeministrin Sali Berisha, gati një vit pasi ai u vendos po nga kjo gjykatë me ‘arrest shtëpie”.

Blerina GjokangaBlerina Gjoka
11:14 | 27/11/2024
në Artikull kryesor, Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter

“Gjykata ka vendosur revokimin e masës së sigurimit personal ‘arrest në shtëpi’ për të pandehurin Sali Berisha, për shkak se nuk ekzistojnë më nevojat e sigurimit”, – sqaroi për BIRN koordinatorja për të drejtën informimi në këtë gjykatë, Elsa Lita.

Ndërsa avokati i kreut të PD-së, Genc Gjokutaj, tha për mediat pas vendimit se Berisha nga ky moment “është i lirë dhe pa asnjë masë sigurimi ndaj tij”. Megjithatë ai shtoi se procesi ndaj klientit të tij ishte politik.

Përgjatë një viti gjykatat e të gjitha niveleve lanë në fuqi masën e arrestit shtëpiak, një masë që GJKKO e mori pasi Berisha refuzoi të zbatojë masën ‘detyrim paraqitje’, duke e cilësuar atë si antikushtetuese.

Ish-kryeministri është marrë i pandehur me akuzën “korrupsion pasiv” në tetor nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK, dhe çështja ka shkuar në gjykatë për shqyrtim.

I pandehur për të njëjtën vepër penale është marrë edhe dhëndri i Berishës, Jamarbër Malltezi, i cili akuzohet për përfitimin e të ardhurave në vlerën e 5.4 milionë eurove nga një biznes ndërtimi në mënyrë të parregullt, falë vendimeve të qeverisë të marra nga vjehrri i tij.

Si Berisha ashtu edhe Malltezi i kanë kundërshtuar akuzat dhe e kanë cilësuar hetimin si të orkestruar nga kryeministri Edi Rama. Gjithashtu, Berisha dhe mbështetësit e tij e kanë cilësuar këtë masë si përpjekje për asgjësimin e opozitës.

Edhe pse në arrest shtëpie Berisha vijoi aktivitetin e tij politik duke mbajtur fjalime për simpatizantët e tij çdo ditë në dritaren e apartamentit të tij ku po vuante dënimin, ndërsa Kuvendi nuk ia hoqi mandatin e deputetit duke e cilësuar mungesën të justifikuar.

Berisha, 80 vjeç, është zyrtari më i lartë i opozitës në tre dekada që përballet me një situatë të tillë ligjore. Hera e fundit që një ish-kryeministër është përballur me heqje imuniteti, arrestim dhe proces gjyqësor ka qenë në vitin 1993, kur mazhoranca e asaj kohe e Partisë Demokratike autorizoi arrestimin dhe përndjekjen e ish-kryeministrit socialist, Fatos Nano.

Etiketa: Flojera DavidhiGenc GjokutajGjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të OrganizuarSali Berisha
I mëparshmi

Robert Budina: Regjisori largimi i rrezikshëm i të cilit nga Shqipëria formësoi punën e tij

Tjetri

Prokuroria e Fierit sekuestron 19 pasuri të paluajtshme të një të dënuari për trafik droge

Tjetri
Eksperimenti hetimor 15 vjet pas ngjarjes, “shpëton” të dënuarin për vrasje të dyfishtë

Prokuroria e Fierit sekuestron 19 pasuri të paluajtshme të një të dënuari për trafik droge

press 2333329 1920 e1769165301943

Raport: Institucionet vazhdojnë të pengojnë të drejtën e informimit

18:45 | 30/06/2026
drejtoria e poliocise

Policia përplaset me protestuesit përpara Parlamentit

18:34 | 30/06/2026
‘Shteti i Rrumit’ dhe skema e grabitjes së tokave në Durrës dhe Tiranë

“Shteti i Rrumit”: SPAK mbyll hetimin për tjetërsimin e tokave në bregdetin e Durrësit

17:45 | 30/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Shtetasi kolumbian i kokainës dënohet me 14 vjet burg

16:03 | 30/06/2026
photo 2026 06 29 21 15 25

PS u përpoq të ndikojë votën e europarlamentarëve për projektin e Zvërnecit

14:32 | 30/06/2026
Nërtime, Tiranë, beton, pallate

Miti i ekonomisë që mbahet nga paratë e drogës

08:34 | 30/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.