AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Kosova njofton fillimin e prodhimit të dronëve dhe municioneve

Kryeministri Albin Kurti tha se vendi po punon për hapjen e fabrikës së parë shtetërore të prodhimit të armëve dhe projektimit të dronëve, për të cilën ministri i Mbrojtjes tha se ishte e nevojshme "në situatën aktuale të sigurisë".

Xhorxhina BamingaXhorxhina Bami
2 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci duke shënuar ditën e Forcës së Sigurisë së Kosovës më 27 nëntor 2024. Foto: Zyra e Kryeministrit të Kosovës.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, njoftoi të mërkurën se vendi ka filluar procesin e hapjes së një fabrike prodhimi municionesh dhe projektimi dronësh.

“Një ushtri që, në një kohë kaq të shkurtër, është armatosur kaq sa e jona, duhet të sigurojë dhe garantojë funksionalitet të plotë dhe qëndrueshmëri të përgjithshme. Prandaj, sot hedhim hapat e parë për ngritjen e një industrie ushtarake”, tha Kurti.

Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci tha se një komision ndërministror i udhëhequr nga ai do të “finalizojë kontratën për fillimin e punës për hapjen e fabrikës”.

“Ne po nisim një epokë të re të mbrojtjes dhe sigurisë, duke krijuar qëndrueshmëri edhe në prodhimin dhe furnizimin e sistemeve të armëve”, tha Maqedonci, duke shtuar se qeveria është koordinuar me partnerët e saj ndërkombëtarë, përfshirë SHBA-në, dhe ka marrë një “raport fizibiliteti” nga Ministria e Mbrojtjes e Turqisë.

Kjo do të ishte fabrika e parë shtetërore e prodhimit të armëve në Kosovë, e cila, shtoi Maqedonci, “nuk do ta ndalë sektorin privat. Të gjitha kompanitë inkurajohen të hapin fabrika të tilla. Sot, më shumë se kurrë, bota ka nevojë për rimbushjen e rezervave të municioneve dhe armëve, por edhe për krijimin e rezervave, duke pasur parasysh situatën aktuale të sigurisë”.

Sipas Maqedoncit, laboratori do të projektojë dronë me qëllim që “në të ardhmen ata të mund të prodhohen në vendin tonë”.

Forca e Sigurisë së Kosovës, FSK, u themelua më 1 janar 2009. Të mërkurën, duke shënuar ditën e FKS-së, FSK-ja hapi dyert e saj për publikun për të demonstruar aftësitë dhe kapacitetet e saj ushtarake.

Edhe pse NATO-ja nuk e mbështet lëvizjen e Kosovës për ta bërë FSK-në një ushtri të rregullt, Kosova po bën marrëveshje me shtete individuale anëtare të NATO-s, duke përfshirë SHBA-në, Turqinë, Britaninë e Madhe dhe Gjermaninë, për të arritur të njëjtin qëllim në praktikë.

Etiketa: Albin KurtidronKosovamunicione
Tjetri
Opsioni i vetëm i demokratëve

Opsioni i vetëm i demokratëve

photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.