AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Presidenti dekreton zgjedhjet parlamentare më 11 maj 2025

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj vendosi që të dekretojë datën e kërkuar nga Partia Socialiste dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për zgjedhjet parlamentare të vitit të ardhshëm, pavarësisht shqetësimeve të opozitës.

Anesti BarjamemajngaAnesti Barjamemaj
16:51 | 05/12/2024
në Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kryeministri Edi Rama dhe presidenti i Republikës, Bajram Begaj gjatë një aktiviteti. Foto: LSA.

Më 11 maj 2025, shqiptarët do t’u drejtohen kutive të votimit për zgjedhjet e përgjithshme parlamentare, Pas konsultimit me partitë politike dhe Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, presidenti Bajram Begaj vendosi të dekretojë datën e kërkuar nga Partia Socialiste për mbajtjen e zgjedhjeve.

Në njoftimin e shpërndarë për mediat, Presidenca sqaroi se përzgjedhja e kësaj date erdhi për shkak se u kërkua nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për të pasur më shumë kohë në dispozicion për zbatimin e votën e diasporës.

“Shkaku themelor për caktimin e datës 11 maj 2025 si datë për mbajtjen e këtyre zgjedhjeve qëndron në nevojën e shprehur nga KQZ-ja për të shfrytëzuar të gjithë kohën në dispozicion për përgatitjen e infrastrukturës ligjore dhe organizative, me qëllim që të bëhet i mundur votimi i sukseshëm dhe rezultativ i shqiptarëve nga jashtë vendit,” thuhet në njoftimin e shpërndarë nga Presidenca.

Sa i përket shqetësimit të Partisë Demokratike dhe pjesës tjetër të opozitës se data 11 mund të ndikojë pozitivisht për Partinë Socialiste për shkak se parashikohet që të zhvillohet samiti i 6-të i Komitetit Politik Evropian, Presidenca pranon se ky aktivitet mund të përbëjë ndërhyrje në fushatën zgjedhore.

“Pa vënë në diskutim lejueshmërinë ose jo të një veprimtarie të tillë, sepse kjo është kompetencë ligjore e KQZ-së, Presidenti i Republikës bashkohet në qëndrimin, se zhvillimi nga ana e qeverisë i një takimi të kësaj natyre në finalen e fushatës zgjedhore, me pjesëmarrjen e jashtëzakonshme të lidershipit politik evropian, nuk mund të jetë pa ndikim në caktimin e datës së zgjedhjeve,” thuhet në njoftim.

Por Presidenca sqaron se ka kërkuar informacion për këtë çështje dhe ka kryer të gjitha verifikimet me autoritetet kompetente të Shqipërisë dhe ka marrë zyrtarisht përgjigje se ky samit do të zhvillohet pas datës 11 maj 2025.

“Konfirmimi zyrtar si më sipër heq rezervën e shprehur nga Partia Demokratike dhe nga pjesa tjetër e partive parlamentare ndaj datës 11 maj 2025 dhe e bën këtë datë të pranueshme dhe të pëlqyeshme për të gjithë faktorin politik,” sqaroi më tej Presidenca.

Etiketa: Bajram BegajData e zgjedhjeveKomisioni Qendror i ZgjedhjevePartia SocialistePatia DemokratikePresidenca e ShqiperiseZgjedhjet parlamentare
I mëparshmi

Konfiskohen 7 vila që u ndërtuan pa leje në pyjet e Mulletit

Tjetri

Tre të arrestuar në Kosovë në një hetim për pengim të drejtësisë në Gjykatën e Hagës

Tjetri
Tre të arrestuar në Kosovë në një hetim për pengim të drejtësisë në Gjykatën e Hagës

Tre të arrestuar në Kosovë në një hetim për pengim të drejtësisë në Gjykatën e Hagës

724791 skupstina sednica 09102024 0003 f

BE-ja dënon ministren serbe për mbështetjen e “spastrimit etnik” në Kosovë

19:34 | 14/07/2026
SPAK dërgon për gjykim deputetin socialist Plarent Ndreca dhe 15 zyrtarë për abuzim me tenderat

Gjykata rrëzon kërkesën e Ndrecës për parashtrimet e SPAK

17:40 | 14/07/2026
Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.