AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Bumi i turizmit nuk sjell bum në punësim apo në paga

Numri i të punësuarve në ekonominë shqiptare u rrit me vetëm 1.6% në tremujorin e tretë të këtij viti ndërsa pagat në sektorin privat u rritën me 5.4% ndërkohë që ministri i Financave sugjeron se sektori privat “do të jetë i detyruar” të ndjekë rritjen e pagave në sektorin publik.

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
1 year më parë
në Lajme, Turizmi
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Turistë në Qafën e Pazarit | Foto: Raimond Kola

Ekonomia shqiptare shtoi afro 12 mijë vende të reja pune gjatë periudhës 12-mujore nga tremujori i tretë i vitit 2023 deri në tremujorin e tretë të vitit 2024, bëhet e ditur nga të dhënat zyrtare të publikuara nga Instituti i Statistikave. Numri i të punësuarve arriti në këtë mënyrë në 749 mijë vetë, me një rritje prej 1.6% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Bumi i turizmit, i propaganduar me bollëk nga qeveria, dukshëm nuk ka dhënë efekt të madh në numrin e të punësuarve me pagë dhe me sigurime shoqërore. Të dhënat mbi numrin e të punësuarve të publikuara nga INSTAT pasqyrojnë deklaratat e bizneseve, agjencive qeveritare buxhetore apo korporatave publike si dhe individëve të vetëpunësuar në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve.

Në lidhje me pagat, paga mesatare bruto në ekonominë shqiptare arriti në 78 mijë lekë. Kjo shifër përfshin pagën që qytetari merr në dorë, plus sigurimet shoqërore që paguan dhe plus tatimin mbi të ardhurat personale. Përgjatë vitit të fundit, pagat u rritën me 8.6% por kjo rritje u shkaktua nga pagat e sektorit publik, të cilat u rritën me 15% ndërsa pagat e sektorit privat u rritën me 5.4%.

Pagat e sektorit publik u rritën këtë vit dukshëm për arsye elektorale dhe u rritën në masë shumë më të lartë se sa rritja e të ardhurave buxhetore apo e ekonomisë kombëtare. Projektbuxheti afatmesëm 2025-2027 tregon se qeveria ka planifikuar rritje pagash për këtë vit por zero rritje pagash për vitet 2026 e 2027, gjë që dukshëm tregon për karakterin elektoral dhe joreal të kësaj rritjeje.

Paga bruto në sektorin publik arriti në 97 mijë lekë. Në këtë shifër përfshihen sigurimet shoqërore të punëmarrësve dhe tatimi mbi të ardhurat personale.
Në sektorin privat, paga mesatare bruto ishte 70 mijë lekë dhe rritja vjetore ishte 5.4%.

Ekonomia shqiptare pritet të ngadalësohet vitin e ardhshëm, sipas vlerësimeve të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore, në 3.5% rritje reale vjetore. Kjo do të thotë se ritmi i rritjes së pagave dhe të punësimit do të ngadalësohet gjithashtu.

Rritja e punësimit dhe e nivelit të pagave është efekt shoqërues i rritjes ekonomike kështu që, nëse ekonomia rritet në terma reale 3.5% dhe në terma mominale 5 apo 6% në varësi të normës së inflacionit, as pagat dhe as punësimi nuk mund të rritet më shpejt se sa kaq sepse përndryshe, paraja e tepërt e hedhur në ekonomi shkakton inflacion dhe jo rritje të mirëqenies. Kjo do të thotë se rritja e pagave në sektorin publik në masën 15% është e pambështetur në rritje ekonomike dhe për rrjedhojë, shkakton inflacion.

Gjithsesi, ndryshe nga sektori publik, i cili mund të hyjë në borxhe për të rritur pagat, sektori privat ka pak gjasa që të rrisë pagat, për sa kohë rritja ekonomike nuk është e pranishme. Kjo formulë fare e thjeshtë dukshëm nuk është bindëse për ministrin e financave Petrit Malaj, i cili, në një konferencë për shtyp të mërkurën, deklaroi se “sektori privat do të jetë i detyruar të ndjekë trendin rritës, nëse do të duhet të jetë konkurrues në tregun e punës.” Malaj nuk dha ndonjë shpjegim se nga mund t’i nxjerrin paratë kompanitë e sektorit privat për të rritur pagat, fjala vjen, me 15%, si shteti, në kushtet kur rritja ekonomike është tre herë më e ulët.

Etiketa: Drejtoria e Përgjithshme e TatimeveINSTATPetrit MalajTurizmi
Tjetri
ONM ‘totalisht kundër’; Si e mbajti në detyrë KPA gjyqtarin Gerd Hoxha

Edhe KPA e përmbyll vetingun për ish-inspektoren Sofia Zhilla, pa vendim përfundimtar

media

Si u përdorën fotot me IA dhe kamerat e policisë kundër protestës për Zvërnecin

06:42 | 04/06/2026
Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.