AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Veting

Edhe KPA e përmbyll vetingun për ish-inspektoren Sofia Zhilla, pa vendim përfundimtar

Pasi konstatoi daljen në pension të ish-inspektores së ish-KLD-së, Sofia Zhilla, Kolegji vendosi me shumicë votash ta përfundojë rivlerësimin e saj pa një vendim përfundimtar, me argumentet se kanë humbur qëllimi dhe objekti i çështjes. 

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
1 year më parë
në Lajme
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Foto arkive e KPA | BIRN/Nensi Bogdani

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA shpalli të enjten më 12 dhjetor vendimin e përfundimit të procesit të rivlerësimit ndaj ish-inspektores së ish-Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Sofia Zhilla, pa një vendim përfundimtar, për arsye të daljes së saj në pension. Të njëjtën gjë kërkoi dhe Komisionerja Publike, Irena Nino gjatë parashtrimeve të martën, e cila ndryshe nga shkaqet e ngritura në ankim, tha që të lihej në fuqi vendimmarrja e Komisionit të cilën e kishte kundërshtuar si të pabazuar. Nino konstatoi se Zhilla ka mbushur moshën e pensionit të pleqërisë dhe për rrjedhojë shqyrtimi gjyqësor është bërë i pamundur.

KPK konkludoi më 29 maj me shumicë votash se Zhilla e kishte humbur statusin e subjektit të rivlerësimit për shkak të dorëheqjes së saj. Ndërsa pakica çmoi se nuk e kishte humbur statusin, pasi kishte qenë e emëruar nga kategoria e inspektorëve jomagjistratë; se nuk ka shprehur vullnetin për t’u dorëhequr nga procesi vetingut; si dhe ka shprehur vullnetin të qëndrojë në detyrë nëpërmjet proceseve gjyqësore që ishin ende në shqyrtim në Gjykatën e Lartë.

Komisionerja Irena Nino vërejti në ankimin e dorëzuar në KPA, se Zhilla ishte emëruar në mars 2013 në Këshillin e Lartë të Drejtësisë me një mandat 5-vjeçar dhe në vitin 2018 i është zgjatur mandati i inspektorit deri në krijimin e zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë. Duke qenë në cilësinë e subjektit të rivlerësimit, ajo ka plotësuar deklaratat përkatëse në kuadër të procesit të vetingut.

Me vendim të tetorit të vitit 2019, Këshilli i Lartë Gjyqësor, KLGJ ka deklaruar mospasjen e statusit “Magjistrat” për Zhillën, por kjo vendimmarrje është ankimuar në Gjykatën Administrative të Apelit nga subjekti. Në vitin 2020, Apeli Administrativ e rrëzoi këtë kërkesë dhe Zhilla ju drejtua Gjykatës së Lartë me rekurs.

Nino vlerësoi atëherë se nuk qëndronte arsyetimi përmbyllës i Komisionit se, askujt prej atyre që mund ta kenë humbur statusin e subjektit të rivlerësimit jo për vullnetin e tyre, nuk mund t’i aplikohet ndalimi i parashikuar nga neni G, pika 2 e aneksit të Kushtetutës, që ndalon riemërimin e këtyre subjekteve në sistemin e drejtësisë për 15 vjet.

Megjithatë, bazuar dhe në parashtrimet dhe provat e dorëzuara nga subjekti në Kolegj, që kishte vendosur në dijeni daljen e saj në pension, Nino tha në seancën parardhëse se tashmë ishte bërë i pamundur vijimi shqyrtimit të çështjes së Zhillës.

Kryesuesja e trupit gjykues të Kolegjit, Rezarta Schuetz, tha ndër të tjera gjatë shpalljes së vendimit se edhe Zhilla kishte kërkuar përmbylljen e procesit pa vendim përfundimtar.

Duke ju referuar gjithë historikut të punësimit të Zhillës dhe vendimeve të marra ndaj saj, Kolegji ka vlerësuar se ajo nuk është magjistrate dhe për rrjedhojë del në pension sipas ligjit të përgjithshëm. Sipas Schuetz, rezulton se Zhilla ka aplikuar për pension dhe është pranuar, nga për rrjedhojë nuk është subjekt rivlerësimi e nuk mund të vijojë shqytimi çështjes së saj në KPA. Me shumicë votash, trupi gjykues i Kolegjit vendosi përfundimin e procesit për Sofia Zhillën, pa një vendim përfundimtar.

Etiketa: Irena NinoKolegji i Posaccëm i ApelimitKPARezarta  Schuetz
Tjetri
Gjykata rrëzon akuzën e grupit të strukturuar kriminal në aferën e sterilizimit

Gjykata e Posaçme pranon kërkesën e “Rrumit” për gjykim të shkurtuar

media

Si u përdorën fotot me IA dhe kamerat e policisë kundër protestës për Zvërnecin

06:42 | 04/06/2026
Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.