AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Fati i miliona eurove në incineratorin ‘fantazmë’ të Tiranës mbetet mister

Kompania koncesionare Integrated Energy BV SPV, e cila është aktualisht nën administrim shtetëror, ka dështuar të depozitojë në Qendrën Kombëtare të Biznesit pasqyrat financiare të vitit 2023, ndërsa nga 10 dhjetori ka një administrator të ri.

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
13:55 | 13/12/2024
në Artikull kryesor, Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Landfilli i Sharrës në Tiranë. Foto: BIRN.

Çdo kompani në Shqipëri, publike apo private, është e detyruar që brenda 31 korrikut të depozitojë në Qendrën Kombëtare të Biznesit pasqyrat financiare të vitit paraardhës. Në rast se nuk e bën, QKB zakonisht refuzon shërbimet për veprime të tjera në regjistër si dhe vendos një gjobë në masën 70 mijë lekë të rinj. Kjo nuk është ajo që ka ndodhur me atë që është me gjasë sipërmarrja më shqetësuese në vend, kompania Integrated Energy BV SPV, e cila zbaton koncesionin e të ashtuquajturit incinerator të Tiranës, një kompani me të ardhura të sigurta në nivelin e dhjetëramilionë eurove, të cilat paguhen si tarifa të detyrueshme nga bizneset si dhe nga tatimpaguesit, fati i të cilave sot për sot është mister.

Kompania nuk ka depozituar pasqyrat financiare sipas ligjit brenda datës 31 korrik, ndërsa praktika e zakonshme e Qendrës Kombëtare të Biznesit për të refuzuar shërbimet deri në plotësimin e këtij detyrimi ligjor duket se nuk është zbatuar kësaj here pasi në 11 nëntor dhe 10 dhjetor, në regjistër janë depozituar dhe regjistruar dy urdhra, të cilat, fillimisht emëruan një bashkëadministrator me të drejta të plota dhe pastaj hoqën njërin nga administratorët dhe emëruan përfundimisht administrator të vetëm Indrit Karaj.

Kompania Integrated Energy B.V SPV u themelua në vitin 2017 me qëllim që të zbatonte një kontratë koncesionare. Kapitali i saj themeltar ishte 100 mijë lekë. Kompania filloi menjëherë të arkëtojë miliona nga taksapaguesit si dhe nga një skemë e derdhjes me detyrim të dherave të ndërtimit kundrejt tarifave të majme, duke realizuar të ardhura të përgjithshme në nivelin e 10.6 miliardë lekëve për periudhën 2017-2022. Shumë prej këtyre parave kanë ikur në drejtim të paditur ndërsa një hetim i Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit  dhe Krimit të Organizuar, SPAK, solli vendosjen e kompanisë nën sekuestro preventive në gusht 2023. Niveli më i lartë i të ardhurave  u realizua në vitin 2022 me 2.7 miliardë lekë.

Që nga koha e vendosjes në sekuestro e deri më sot, pagesat e buxhetit të shtetit kanë vijuar dhe pagesat e kompanive private gjithashtu, por se ku kanë vajtur këto para nuk dihet për shkak se bilanci nuk është depozituar në QKB sipas detyrimit ligjor.

Situata me projektin tjetër nën sekuestro, incineratorin e Fierit, është edhe më e panjohur për shkak se kompania nuk ka depozituar as bilancet e viteve 2020, 2021 e 2022.

Etiketa: Administrim shtetërorBashkia e TiranesIncineratori i TiranesIndrit KarajQendra Kombetare e Biznesit
I mëparshmi

Zaçaj mbledh Gjykatën Kushtetuese, ndërsa përplasja për mandatin vazhdon

Tjetri

PS kërkon shtyrje të re për efektet e ligjit për Investimet Strategjike

Tjetri

PS kërkon shtyrje të re për efektet e ligjit për Investimet Strategjike

photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.