AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Zaçaj mbledh Gjykatën Kushtetuese, ndërsa përplasja për mandatin vazhdon

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese ka thirrur mbledhjen e gjyqtarëve për të vendosur mbi përfundimin e mandatit të saj. Vendimi pritet të merret në ditët në vijim. Zaçaj akuzon Gjykatën e Lartë për tejkalim kompetencash si dhe për sulm të paprecedentë mediatik.

Vladimir KarajngaVladimir Karaj
19:08 | 12/12/2024
në Artikull kryesor, Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Gjyqtarja Holta Zaçaj pas marrjes së detyrës si anëtare e Gjykatës Kushtetuese. Foto: Presidenca e Shqipërisë.

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj ka thirrur të enjten mbledhjen e gjyqtarëve për të vendosur mbi përfundimin e mandatit të saj, pas një përplasjeje me Gjykatën e Lartë mbi afatet. Gjykata Kushtetuese njoftoi se mbledhja e gjyqtarëve nuk arriti në përfundim të enjten dhe vendimi pritet në ditët në vijim.

Aftatet e mandatit të Zaçajt u bënë temë debati publik prej disa ditësh për shkak të interpretimeve të ndryshme të kohëzgjatjes së tij.

Gjykata e Lartë, përmes kryetarit Sokol Sadushi, këmbënguli se mandati i Zaçajt përfundonte në pranverë të vitit 2025 dhe njoftoi shpalljen e vakancës dhe çeljen e garës për këtë post më 11 dhjetor. Gjykata e Lartë këmbënguli se njoftimi publik për shpalljen e garës dhe në vetë aplikimin e Zaçajt, që u bë po ashtu publik, përmendej mbarimi i mandatit në mars 2025.

Në krahun tjetër, Zaçaj arsyetoi se mandati i saj përfundon në fund të vitit 2025. Ajo po ashtu i kërkoi Komisionit të Venecias mendim mbi mënyrën e llogaritjes së kohëzgjatjes së afateve të mandatit të anëtarit të Gjykatës Kushtetuese. Zaçaj këmbëngul se qëndrimi i saj dhe kërkesa për interpretim nga Venecia kërkon të sigurojë pacënueshmërinë e mandatit të anëtarit të Gjykatës Kushtetuese.  “Siguria e mandatit kushtetues është thelbësor për vetë demokracinë”, thuhet në reagimin për shtyp të shpërndarë nga Gjykata Kushtetuese në emër të Zaçaj.

Qëndrimi i Zaçajt për afatet u prit me kritika, ndërsa ajo u akuzua se nuk po i qëndronte asaj që kishte pranuar në aplikim në vitin 2022. Në reagim publik, Zaçaj thotë se në aplikim ajo i është  referuar “termave të njoftimit të vakancave të shpallura nga Gjykata e Lartë”. Zaçaj thotë se afatet e përcaktuara në këtë njoftim nuk janë të sakta dhe se as nuk janë përcaktuese për mbarimin e mandatit, siç këmbëngul Gjykata e Lartë.

Zaçaj vë në dukje se Gjykata e Lartë po vepron pa bazë ligjore dhe është në shkelje të kompentecave të saj, ndërsa ka marrë përsipër interpretimin e Kushtetutës.

“Gjykata e Lartë ka vepruar në kundërshtim të hapur me dispozitat e nenit 127, pika 2, të Kushtetutës sipas të cilit “Mbarimi i mandatit të gjyqtarit të Gjykatës Kushtetues deklarohet me vendim të Gjykatës Kushtetuese”. Shpallja e vendit vakant nga Gjykata e Lartë, pa një vendim të Gjykatës Kushtetuese, e ka zhveshur këtë të fundit nga kompetenca kushtetuese, veprim ky i paprecedent dhe i marrë me një urgjencë të pajustifikuar nga interesi publik apo forcë madhore, për të cilën të kërkohej ndërhyrje e menjëhershme”, thuhet në reagim.

Zaçaj thotë gjithashtu se megjithëse iu nënshtrua një sulmi të paprecedentë në media, ka bërë një hap pas dhe ka vënë në lëvizje Gjykatën Kushtetuese për të shpallur mbarimin e mandatit. Ajo thotë se e bëri këtë “në emër të interesit publik, në mbrojtje të institucionit që drejtoj, dhe për të shmangur mosmarrëveshje kushtetuese”. Në njoftim thuhet se mbledhja e të enjtes përfundoi pa një vendim.

 

Etiketa: Gjykata e LarteGjykata KushtetueseHolta ZaçajKushtetuta e ShqipërisëMandati i gjyqtaritSokol Sadushi
I mëparshmi

Sekuestrohet ‘tregu ilegal kibernetik’ i të dhënave personale

Tjetri

Fati i miliona eurove në incineratorin ‘fantazmë’ të Tiranës mbetet mister

Tjetri
Fati i miliona eurove në incineratorin ‘fantazmë’ të Tiranës mbetet mister

Fati i miliona eurove në incineratorin ‘fantazmë’ të Tiranës mbetet mister

photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.