AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Sekuestrohet ‘tregu ilegal kibernetik’ i të dhënave personale

Një treg i paligjshëm kibernetik që operonte përmes platformës së quajtur Rydox, ku shiteshin të dhënat personale e mjetet që shërbejnë për kryerjen e krimeve kibernetike është sekuestruar pas një hetimi të kryer nga FBI, SPAK, Policia Mbretërore e Malajzisë dhe autoritetet e drejtësisë kosovare.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
18:42 | 12/12/2024
në Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Faqja e sekuestruar nga FBI dhe institucionet e tjera ligjzbatuese.

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK njoftoi të enjten më 12 dhjetor rezultatet e një hetimi ndaj një tregu të paligjshëm kibernetik, ku shiteshin ndër të tjera të dhëna personale dhe materiale për kryerjen e krimeve kibernetike.

Në pranga janë vendosur tre administratorët e tregut të paligjshëm kibernetik, njëri prej të cilëve shtetas kosovar me lejeqëndrim dhe banim në Shqipëri.

Sipas SPAK, prej shkurtit 2016 në platformën e quajtur Rydox janë kryer mbi 7600 shitje të informacionit, që kanë gjeneruar të paktën 230 mijë dollarë të ardhura. Kjo platformë ka ofruar mbi 321 mijë e 372 produkte të krimit kibernetik për një bazë përdoruesish prej 18 mijë individësh. Këtu përfshihen informacione personale të vjedhura të identifikueshme si emrat, adresat dhe numrat e sigurimeve shoqërore, informacionin e kartave të kreditit dhe kredencialet e hyrjes të mijëra personave që banonin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Faqja e internetit Rydox funksiononte sipas SPAK si një treg i paligjshëm i dedikuar për shitjen e informacionit personal të vjedhur; shitjen e kredencialeve të aksesit të pajisjeve të vjedhura; si dhe për shitjen e mjeteve dhe materialeve për kryerjen e krimeve kibernetike, duke përfshirë tutoriale dhe mjete për spam.

Gjatë kontrolleve të ushtruara janë sekuestruar 1 njësi kompjuterike dhe 6 laptopë; 5 celularë dhe pajisje të tjera memorizuese; si dhe dokumente e asete monetare në kriptomonedha.

Po ashtu, autoritetet amerikane kanë sekuestruar domenin ëëë.Rydox.cc, duke parandaluar përdorimin e mëtejshëm të kësaj platforme për shitblerje të paligjshme. Në njoftim sqarohet se vizitorët e faqes tashmë do të shohin një baner që njofton sekuestrimin nga autoritetet federale, në bashkëpunim me SPAK dhe partnerët ndërkombëtarë.

Për mundësimin e operacionit kanë bashkëpunuar ndër të tjera dhe FBI, Policia Mbretërore e Malajzisë dhe policia e prokuroria e Kosovës.

Procedimi penal është regjistruar këtë vit për veprat penale të “Mashtrimit kompjuterik” dhe “Pjesëmarrjes në grup të strukturuar kriminal”. SPAK thotë se hetimet vazhdojnë për përcaktimin e plotë të përgjegjësisë penale të të dyshuarve dhe përfundimin e hetimeve për të gjithë zinxhirin kriminal.

Etiketa: FBIKrimi kibernetikProkuroria e KosovesProkuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar
I mëparshmi

Gjykata e Posaçme pranon kërkesën e “Rrumit” për gjykim të shkurtuar

Tjetri

Zaçaj mbledh Gjykatën Kushtetuese, ndërsa përplasja për mandatin vazhdon

Tjetri
Holta Zaçaj zgjidhet kryetare e Gjykatës Kushtetuese

Zaçaj mbledh Gjykatën Kushtetuese, ndërsa përplasja për mandatin vazhdon

724791 skupstina sednica 09102024 0003 f

BE-ja dënon ministren serbe për mbështetjen e “spastrimit etnik” në Kosovë

19:34 | 14/07/2026
SPAK dërgon për gjykim deputetin socialist Plarent Ndreca dhe 15 zyrtarë për abuzim me tenderat

Gjykata rrëzon kërkesën e Ndrecës për parashtrimet e SPAK

17:40 | 14/07/2026
Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.