AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Deficiti tregtar shënon rekord historik ndërsa leku vijon të forcohet

Viti 2024 nuk është mbyllur ende por statistikat për periudhën janar-nëntor tregojnë se ky do të jetë viti me deficitin më të lartë tregtar në historinë e re të Shqipërisë, me një diferencë të theksuar kundrejt vitit të kaluar. Dhe pavarësisht kësaj, monedha kombëtare ka pasur tendencë forcimi dhe ka shtyrë Bankën e Shqipërisë të ndërhyjë masivisht në treg.

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
2 years më parë
në Artikull kryesor, Lajme
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Anije kontejniere te ankoruara ne portin e Durresit. Foto Ilustruese: Nensi Bogdani

Deficiti në tregtinë e mallrave për Shqipërinë arriti në 469 miliardë lekë ose 4.7 miliardë euro për periudhën njëmbëdhjetëmujore janar-nëntor 2024, me një rritje prej 72 miliardë lekësh në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2023. Pavarësisht se viti 2024 nuk është mbyllur ende, shifra e njëmbëdhjetëmujorit mjafton për të thënë se ky do të jetë viti me një rekord absolut në deficitin tregtar, duke kapërcyer me një masë jo të vogël edhe deficitin prej 464 miliardë lekëve të shënuar në vitin 2022, kur fillimi i luftës në Ukrainë dhe pasojat COVID-19 në zinxhirin botëror të furnizimit të mallrave sollën çmime stratosferike në të gjitha mallrat kryesorë si naftë apo drithëra.

Të dhënat e publikuara të martën nga Instituti i Statistikave tregojnë se eksportet e mallrave ranë këtë vit me 14% ndërsa importet u rritën me 2%. Rënia e eksporteve u shkaktua kryesisht nga grupmallrat “Materiale ndërtimi dhe metale” si dhe “Tekstile dhe këpucë”. Eksportet e grupit “Ushqime, pije dhe duhan” njohën rritje.

Në total, Shqipëria eksportoi mallra me vlerë tregtare 347 miliardë lekë ndërsa importoi mallra me vlerë 816 miliardë lekë. Krahasimi i shifrave në lekë bart edhe efektin e kursit të këmbimit. Euro ka kushtuar mesatarisht 110 lekë gjatë vitit 2023 ndërsa këtë vit ka kushtuar 101 lekë me tendencë forcimi. Forcimi i lekut me afro 8% i bën si eksportet ashtu edhe importet e këtij viti të duken më të ulëta në krahasim me vitin e kaluar. Duke marrë parasysh këtë efekt, rënia e eksporteve këtë vit nuk është aq e lartë se sa duket ndërsa importet duhet të kenë shënuar rritje më të fortë se sa shifra prej 2% që del pa marrë parasysh efektin e kursit.

Kjo nuk e zhbën faktin që, ndërsa në teori, leku i fortë do të sillte rritje të importeve dhe rënie të eksporteve dhe për rrjedhojë, tendencë dobësuese në tregun e këmbimit valutor, e kundërta po ndodh. Që prej viti 2017, leku ka njohur forcim të vazhdueshëm ndërsa në qershor të këtij viti, Banka e Shqipërisë pranoi publikisht se ka ndërhyrë për të shmangur forcimin e mëtejshëm të lekut. Statistikat për përmasat e ndërhyrjes nuk janë publikuar ende nga Banka e Shqipërisë.

Qeveria thotë se forcimi i lekut ka ardhur falë suksesit ekonomik ndërsa dyshimet nga opozita dhe ekspertët janë që vendi, gjatë viteve të fundit, është kthyer de facto në një parajsë për parkimin e parave të krimit të organizuar, gjë që ka derdhur një sasi të stërmadhe valute jashtë kanaleve të tregtisë së jashtme, shkëmbimit të shërbimeve apo huave.

Etiketa: Banka e ShqipërisëForcimi i lekutInstituti i Statistikave
Tjetri
Telegram, kriptomonedha dhe korrupsion: Si po e shmangin shërbimin ushtarak burrat ukrainas

Telegram, kriptomonedha dhe korrupsion: Si po e shmangin shërbimin ushtarak burrat ukrainas

Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

15:45 | 13/07/2026
prime minister keir starmer visits berlin for e5 meeting

Evropa duhet të marrë fatin e saj në duart e veta

11:43 | 13/07/2026
marjonhorn baby 6823431

Të rinjtë në Evropën Juglindore duan familje – por kanë nevojë për mbështetje

10:34 | 13/07/2026
debate meps call for measures against turkey following military operation in syria (48947581143)

Eurodeputetja Tineke Strik: Protestuesit në Shqipëri po mbrojnë “vlerat e BE-së”

10:09 | 13/07/2026
sanksionet ruse analize

Bilanci shqiptar i sanksioneve kundër Moskës   

06:38 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.