AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Avokati i Popullit kërkon hetime për ‘ndotjen alarmante’ në Patos- Marinzë

Pas një hetimi 2-vjeçar për situatën e ndotjes në zonën e Patos- Marinzës, zyra e Avokatit të Popullit fajëson shoqërinë “Albpetrol” për ndotjen mjedisore si dhe kërcënimin e shëndetit të banorëve, ndërsa kërkon hetime penale për institucionet.

Blerina GjokangaBlerina Gjoka
17:33 | 20/12/2024
në Artikull kryesor, Lajme, Mjedisi
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Depozitë karburanti në Patos Marinzë, Foto nga Gent Shkullaku/LSA

Puset e naftës së shoqërisë shtetërore “Albetrol” në zonën e Patos-Marinzës në Fier prej vitesh përbëjnë një rrezik serioz për shkatërrimin e mjedisit, tokës bujqësore dhe ujërave, si dhe shëndetin e banorëve të zonës, ndërsa autoritetet shtetërore dështuan në marrjen e masave dhe toleruan paligjshmërinë dhe ndotjen – thekson raporti i një hetimi 2-vjeçar të kryer nga Avokati i Popullit.

Dokumenti me titull “Rekomandim për marrjen e masave të menjëhershme për mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve dhe mjedisit nga ndotja e hidrokarbureve në zonën e Patos Marinëz dhe qytetet përreth” i Avokatit të Popullit i drejtohet Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, Agjencisë Kombëtare të Mjedisit, Agjencisë Rajonale të Mjedisit, Inspektoriatit Shtetëror Shëndetësor, Prokurorisë së Fierit dhe bashkive të këtij qarku.

Avokati i Popullit sugjeron gjithashtu nisjen e një hetimi penal për përgjegjësit e ndotjes si dhe ndërhyrje urgjente për mbrojtjen mjedisore.

Dokumenti që BIRN e disponon e përshkruan situatën e ndotjes në nivele alarmante dhe drejt përkeqësimit, duke rrezikuar shëndetin e njerëzve, ndërsa fajëson autoritetet përgjegjëse për monitorimin e aktivitetetit të kësaj shoqërie për mosmarrjen e masave ligjore dhe tolerimin e paligjshmërisë për një kohë të gjatë.

Avokati i Popullit analizon një sërë dokumentesh nga inspektimet e kryera pranë shoqërisë “Albpetrol” dhe korrespodencën e autoriteteve shtetërore, qendrore dhe vendore, që nga vitit 2022.

“…konstatohet se situata e ndotjes ka arritur në nivele alarmante, duke u kthyer në një shqetësim jetik për banorët,” thuhet në raport. “Avokati i Popullit vëren, se njësitë e qeverisjes vendore në bashkëpunim me autoritetet qendrore përgjegjëse për fushën e mjedisit, kanë dështuar në menaxhimin e situatës…”- vijon ai.

Sipas konstatimeve të raportit, masat e marra ndër vite, kryesisht gjoba, kanë qenë të pamjaftueshme dhe joproporcionale me paligjshmërinë dhe ndotjen e shkaktuar nga shkarkimi i ujërave të ndotur me hidrokarbure.

Në këto kushte, Avokati i Popullit rekomandon “nisjen e një hetimi të menjëhershëm mbi përgjegjësitë individuale dhe institucionale të Agjencisë Kombëtare të Mjedisit dhe Agjencisë Rajonale të Mjedisit Fier, Vlorë dhe Gjirokastër, për veprën penale të shpërdorimit të detyrës, bazuar në nenin 248 të Kodit Penal. Hetimi duhet të mbështetet në evidentimet për shkelje të detyrimeve institucionale dhe raste të neglizhencës që kanë shkaktuar dëm për interesin publik”.

Më tej raporti u kërkon Ministrisë së Mjedisit dhe asaj të Infrastrukturës dhe Energjisë që të marrin masa urgjente “për realizimin e ndërhyrjes për rehabilitimin mjedisor të fushës naftëmbajtëse Patos-Marinzë”,  pezullim të lejes mjedisore të Albetrolit, vënien para përgjegjësisë së kësaj kompanie për rehabilitimin e plotë të zonave si dhe ndërprerjen e shkarkimeve të pakontrolluara të ujërave të ndotur me hidrokarbure.

 

Etiketa: Agjencia Kombetare e MjedisitAlbpetrolAvokati i PopullitMinistria e Infrastrukturës dhe EnergjisëMinistria e Turizmit dhe MjedisitNdotja e mjedisitPatos Marinzës
I mëparshmi

Konfirmimi i prokurores Eranda Laze ankimohet në Kolegj

Tjetri

Gjykata shpall të pafajshëm tre nëpunës të UKT për shkelje të barazisë në tender

Tjetri
Komisioni Antikorrupsion i Ramës shihet si propagandë

Gjykata shpall të pafajshëm tre nëpunës të UKT për shkelje të barazisë në tender

photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.