AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

Rusia sapo humbi statusin e saj si një fuqi e madhe

Siria ishte një simbol i rëndësishëm për Rusinë - një emblemë e statusit të saj të fuqisë së madhe. Paaftësia e Vladimir Putin – pavarësisht qëndrimit të tij – për të parandaluar rrëzimin e diktatorit sirian Bashar al-Assad e shkatërroi atë imazh dhe zbuloi se Rusia mund të aspirojë të jetë vetëm një fuqi rajonale.

Galip DalayngaGalip Dalay
1 year më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Presidenti rus Vladimir Putin. Foto: Wikimedia Commons.

Në shtator të vitit 2015, Rusia ndërhyri ushtarakisht në luftën civile të Sirisë, duke mbështetur diktaturën e Bashar al-Assad-it ndërsa ajo ishte në prag të kolapsit. Ky ishte momenti kulminant i rilindjes së Rusisë në skenën botërore dhe aftësia e presidentit Vladimir Putin për ta orientuar luftën në favor të Assad-it kontribuoi për ta bërë atë një ndërmjetës të fuqisë rajonale. Përveç rritjes së statusit të Putinit, operacioni çoi në përfitime strategjike që i dhanë Rusisë një ndikim kundrejt fuqive rajonale dhe perëndimore.

Siria ishte kështu një simbol statusi për Kremlinin. Putin, i cili e sheh Rusinë si një fuqi të madhe në të njëjtin nivel me Shtetet e Bashkuara dhe Kinën, i kushton shumë rëndësi projektimit të këtij imazhi në ish-bllokun sovjetik dhe, më e rëndësishmja, përtej tij. Nëse lufta e Rusisë në Ukrainë ka të bëjë me identitetin dhe perandorinë, prania e saj në Siri ka të bëjë me prestigjin dhe statusin. Por pas rënies së shpejtë të Assad-it nga pushteti në fillim të këtij muaji, duket se Putinit i është dashur ta sakrifikojë këtë të fundit për të parën.

Rënia e regjimit të Assad-it do të rikonfigurojë gjithashtu rolin e Rusisë në Lindjen e Mesme dhe Mesdhe. Fillimisht, kjo mund të përmirësojë marrëdhëniet midis Turqisë dhe Perëndimit, ndërsa ata impenjohen në dialog për të ardhmen e Sirisë, duke krijuar një pykë midis Turqisë dhe Rusisë.

Kjo do të ishte një goditje për Kremlinin, lidhjet e ngushta të të cilit me Turqinë janë rezultat i konfliktit sirian. Turqia dhe SHBA-ja kishin synime kontradiktore në luftën civile dhe i shihnin partnerët lokalë të njëri-tjetrit me dyshim, duke thelluar një përçarje midis vendeve. Ndryshe nga kjo, presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan dhe Putin mësuan se si të menaxhojnë interesat e tyre konkurruese, veçanërisht pas vitit 2016, në Siri. (Të dy liderët u përpoqën të adoptonin një qasje të ngjashme në Libi, ku ata mbështesin palët kundërshtare në konfliktin afatgjatë, por me më pak efekt.) Për më tepër, po të mos ishte lufta civile siriane, Turqia pothuajse me siguri nuk do ta kishte blerë Sistemi raketor S-400 i prodhimit rus, i cili acaroi më tej marrëdhëniet e saj me SHBA-në. Po kështu, me rënien e Assad-it, Turqia ka thyer rrethimin e saj të mëparshëm gjeopolitik nga Rusia në kufijtë e saj veriorë, jugorë (Siria) dhe lindorë.

Putin ka bërë ndoshta më shumë se çdo lider tjetër rus për të ndërtuar një prani të fortë në Mesdhe, duke pasur sukses aty ku carët dhe sovjetikët dështuan. Pas ndërhyrjes në luftën civile të Sirisë, Rusia përmirësoi dhe zgjeroi bazën e dikurshme modeste detare në qytetin port të Tartusit, duke e bërë atë të përhershme dhe ndërtoi bazën ajrore Khmeimim në provincën e Latakisë. Por e ardhmja e të dyja bazave është e pasigurt, sepse lidershipi i ri i Sirisë – pavarësisht nga çdo marrëveshje fillestare që mund të lidhin me Putinin – nuk ka gjasa të lejojë një prani ushtarake ruse aq të fuqishme sa ajo nën Assad-in.

Me bazën e tij në Siri, Kremlini gjithashtu u përpoq të kultivonte lidhje më të ngushta me vendet e Gjirit. Në vitin 2017, mbreti saudit Salman bin Abdulaziz al-Saud u bë monarku i parë saudit që vizitoi Moskën dhe Lindja e Mesme u bë një treg fitimprurës për eksportet ruse të armëve. Por që kur filloi lufta në Ukrainë, industria ruse e mbrojtjes është fokusuar kryesisht në plotësimin e nevojave të brendshme të vendit. Dhe performanca e dobët e armatimit rus në fushën e betejës në Ukrainë, së bashku me kërcënimin e sanksioneve dytësore perëndimore, ka ulur oreksin e vendeve për blerje të tilla. Fuqia dhe prestigji në rënie i Rusisë në rajon thjesht do ta përshpejtojnë këtë prirje.

Pas vitit 2015, Kremlini u duk si vendimtar, i parashikueshëm dhe i besueshëm për shumë prej liderëve të rajonit, ndërsa SHBA-ja shihej si e lëkundur, e çrregullt dhe jo e besueshme. Kjo nxiti perceptimin popullor se roli rajonal i Rusisë po zgjerohej ndërkohë që ai i Amerikës po zvogëlohej, duke nënkuptuar se Lindja e Mesme – si bota në përgjithësi – po lëvizte nga një e kaluar me qendër perëndimore në një të ardhme multipolare dhe se Siria ishte emblematike e këtij ndryshimi. Vendet e Lindjes së Mesme që atëherë kanë ndërmarrë një akt balancimi gjeopolitik, i cili duket se do të vazhdojë. Por me rënien e Assad-it, Rusia mund të humbasë statusin e saj si një nga polet e tërheqjes.

Për sa i përket zmbrapsjes së fuqisë ruse në rajon, rënia e Assad-it, së bashku me degradimin e “boshtit të rezistencës” të Iranit, është në të njëjtin nivel, nëse jo më keq se dëbimi i personelit ushtarak sovjetik nga Egjipti në 1972 dhe disfata e sovjetikëve në Afganistan. Kjo nuk do të thotë se Kremlini është jashtë skenës. Në fund të fundit, Irani – një nga partnerët kryesorë rajonalë të Rusisë – mbetet një lojtar kryesor, pavarësisht se është i dobësuar. Në mënyrë të ngjashme, Assad mund të jetë dëbuar, por Rusia ka lidhje me grupe të tjera siriane që mund të sjellin përfitime në betejat e ardhshme për pushtet.

Përtej Sirisë, Rusia ka një marrëdhënie të gjatë me Algjerinë, një rol të konsiderueshëm në Libi dhe marrëdhënie të ngushta me Egjiptin dhe Sudanin. Putin ndoshta tani do të përpiqet të forcojë më tej praninë e Rusisë në Libi për të ruajtur rolin e saj në Mesdhe. Por këto lidhje nuk mund të kompensojnë atë që Rusia ka humbur në Siri – një emblemë e statusit të fuqisë së madhe. Paaftësia e Putinit – pavarësisht qëndrimit të tij – për të parandaluar rrëzimin e Assad-it ka treguar se Rusia është një fuqi rajonale ose e mesme me armë bërthamore dhe gaz, padyshim e paaftë për të mbajtur pretendimet e saj se është një fuqi e madhe.

Marrë me autorizim nga Project Syndicate, 2016. Ripublikimi mund të bëhet vetëm me lejen e Project Syndicate.  Russia Just Lost Its Great-Poëer Status

Etiketa: AssadBashar al-AssadPutinRusiaSiriaVladimir Putin
Tjetri
SPAK sekuestron 13 milionë euro prona në bregdetin e Lezhës

Tjetërsimi i pronave, Gjykata e Posaçme e Apelit rëndon dënimin e ish-kryebashkiakut Fran Frrokaj

gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Ish-ministri Ylli Pango dëshmon për privatizimin e ish-klubit “Partizani”

17:26 | 22/06/2026
pankarte ne proteste

Protestuesit akuzojnë policinë për “taktika intimidimi” me procedimet masive

07:08 | 22/06/2026
727479063 1406816294804154 1968633872511593608 n

Beton ka gjithandej, avantazhi turistik i Shqipërisë është natyra

22:29 | 21/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.