AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Kushtetuesja rrëzon kërkesën e partive të vogla mbi votimin parapëlqyes

Gjykata Kushtetuese i gjeti të pabazuara kërkesat e një grupi prej 7 partish politike për të shfuqizuar dy nene të Kodit Zgjedhor dhe shfuqizuar nenin 64 të Kushtetutës që rregullon zgjedhjet dhe votën parapëlqyese.

Vladimir KarajngaVladimir Karaj
17:34 | 24/12/2024
në Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Anëtarët e Gjykatës Kushtetuese. Foto kortezi: Gjykata Kushtetuese.

Gjykata Kushtetuese njoftoi të martën se i gjeti të pabazuara kërkesat e një grupi prej 7 partish politike, për të shfuqizuar dy nene të Kodit Zgjedhor dhe shfuqizuar nenin 64 të Kushtetutës që rregullon zgjedhjet dhe votën parapëlqyese.

“Në përfundim të shqyrtimit të çështjes, për arsyet e mësipërme, Gjykata vendosi me shumicë votash: Rrëzimin e kërkesës”, thuhet në njoftimin e vendimit. Në njoftim bëhet me dije se në njërwn prej pikave, gjykata nuk arriti shumicë dhe trupa u nda.

Një grup partish të vogla, një organizatë dhe katër individë iu drejtuan Gjykatës Kushtetuese me kërkesën për të rrëzuar disa pika të Kodit Zgjedhor.  Ata ngritën pretendimin se neni 67, pika 1 e Kodit Zgjedhor i detyron subjektet të paraqesin dy lista shumëemërore, një me renditje të fiksuar dhe një me kandidatë që i nënshtrohen votimit parapëlqyes duke cënuar nenin 64 të Kushtetutës, konkretisht, pikën që iu jep zgjedhësve të drejtën për të dhënë votë parapëlqyese për kandidatët.

Por Gjykata arsyetoi se ky kërkim ishte i pabazuar, pasi e drejta e zgjedhësve nuk cënohej ndërsa pretendimet kishin të bënin me me rezultatet e votimit dhe shpërndarjen e mandateve. Gjykata interpretoi se Kushtetuta ia kishte lënë në dorë ligjvënësit, masën e shtrirjes së votimit parapëlqyes.

“Bazuar po në këtë premisë, Gjykata nuk konstatoi as cenim të parimit të barazisë përpara ligjit si për partitë politike, ashtu dhe për organizatat dhe individët në dy aspektet e mësipërme, të drejtën për t’u zgjedhur dhe për të zgjedhur,” thuhet në njoftim.

Njëlloj Gjykata gjeti të pabazuar edhe pretendimin për shfuqizim të pikës dy të nenit 67 në lidhje me llogaritjen e kandidatëve nga lista e fiksuar në varësi të presjes dhjetore më të vogël apo më të madhe se 0.5.

Ndërkohë, sa i përket “pretendimit të kërkuesve për procedurën e miratimit të ligjit, Gjykata nuk arriti numrin e kërkuar të votave për vendimmarrje, sipas parashikimeve të nenit 133, pika 2 të Kushtetutës”, thuhet në njoftim. Gjykata po ashtu rrëzoi kërkesën për shfuqizim të nenit 64 të Kushtetutës, duke arsyetuar se nuk bën pjesë në juridiksionin kushtetues. “Gjykata ka juridiksion të kufizuar vetëm për kontrollin e respektimit të procedurës së parashikuar nga Kushtetuta, çka nuk është pretenduar nga kërkuesit,” thuhet në njoftimin e vendimit.

 

Etiketa: Gjykata KushtetueseKodi ZgjedhorKushtetuta e ShqipërisëPartite politikeVota pëlqyese
I mëparshmi

Vëllezërit grekë shfrytëzojnë dashurinë në Ballkan për “Lulen e Krishtlindjes”

Tjetri

Viti 2024 në fokus – Fotot më të mira të Reporter.al

Tjetri
Viti 2024 në fokus – Fotot më të mira të Reporter.al

Viti 2024 në fokus – Fotot më të mira të Reporter.al

Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

15:45 | 13/07/2026
prime minister keir starmer visits berlin for e5 meeting

Evropa duhet të marrë fatin e saj në duart e veta

11:43 | 13/07/2026
marjonhorn baby 6823431

Të rinjtë në Evropën Juglindore duan familje – por kanë nevojë për mbështetje

10:34 | 13/07/2026
debate meps call for measures against turkey following military operation in syria (48947581143)

Eurodeputetja Tineke Strik: Protestuesit në Shqipëri po mbrojnë “vlerat e BE-së”

10:09 | 13/07/2026
sanksionet ruse analize

Bilanci shqiptar i sanksioneve kundër Moskës   

06:38 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.