
Tirana ndriçohet nga magjia e festave të fundvitit, ku sheshet dhe rrugët kryesore janë zbukuruar me drita shumëngjyrëshe, pemë të mëdha Krishtlindjeje dhe detaje festive. Qytetarët dhe vizitorët shijojnë shëtitjet në Pazarin e Ri, Sheshin Skënderbej dhe zona të tjera të dekoruara, ndërsa aroma e ushqimeve tradicionale dhe tingujt e këngëve festive krijojnë një atmosferë të gëzueshme.







