AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Kushtetuesja legjitimon hetimet bazuar në ‘Sky ECC’, rrëzohet ankimi i Pëllumb Gjokës

Gjykata Kushtetuese rrëzoi unanimisht kërkesën e Pëllumb Gjokës, një i akuzuar për vrasje dhe pjesë e organizatës kriminale për të shpallur të papërdorshme komunikimet e kapura në aplikacionin Sky ECC që kanë shërbyer si bazë e një sërë hetimesh ndaj krimit të organizuar, ish-deputetëve dhe zyrtarëve të lartë të drejtësisë.

Vladimir KarajngaVladimir Karaj
2 years më parë
në Artikull kryesor, Lajme
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Anëtarët e Gjykatës Kushtetuese. Foto kortezi: Gjykata Kushtetuese.

I arrestuar në korrik 2023 si pjesë e një organizate kriminale, pasi iu gjetën komunikime në aplikacionin Sky ECC që e lidhin me një sërë veprash penale përfshi vrasjen biznesmeni Pëllumb Gjoka, i shpallur nga qeveria si investitor strategjik, i ka kërkuar Gjykatës Kushtetuese t’i shpallë këto komunikime si të papërdorshme në gjyq.

Gjoka e ankimoi vendimin që e mban në burg në Gjykatën Kushtetuese, duke kundërshtuar si të paligjshëm arrestimin e tij në bazë të provave të marra nga Sky ECC.

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, njëherazi avokat i Gjokës, mbron idenë se përdorimi i këtyre të dhënave si prova gjyqësore përbën një shkelje të të drejtave të njeriut dhe rregullave të privatësisë. “Çfarëdo që të gjesh aty, mund ta përdorësh për të dhëna të sigurisë kombëtare, por jo si prova gjyqësore,” tha Manjani në një intervistë të mëparshme për BIRN.

Por e mbledhur në seancë të hënën Gjykata Kushtetuese i rrëzoi njëzëri kërkesat e Gjokës. Në njoftim për shtyp gjykata bëri me dije shkurt vendimmarrjen. “Në përfundim të shqyrtimit të çështjes, Gjykata, bazuar në nenet 72 e vijues të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, vendosi, njëzëri, rrëzimin e kërkesës”, thuhet në njoftim.

Përpos kërkesës së lidhur me masën e sigurimit dhe Sky ECC gjykata rrëzoi edhe pretendimet në lidhje me kushtetutshmërinë e disa pikave në ligjin që rregullon ngritjen e strukturave të posaçme kundër korrupsionit.

Vendimi i Kushtetueses në lidhje me përdorimin apo jo të komunikimeve të marra nga autoritetet franceze për mes Sky ECC në proces gjyqësorë nuk ndikon vetëm në rastin e Gjokës. Bazuar në të dhënat e marra nga BIRN falë zbërthimit të sistemit Sky ECC, SPAK ka goditur të paktën nëntë organizata të fuqishme kriminale dhe proceset e tyre po ashtu lidhen me këtë vendimmarrje. Një sërë figurash politike, përfshi dy ish-deputetë të shumicës dhe ish-drejtues të rëndësishëm të Policisë së Shtetit apo edhe gjyqtarë e prokurorë janë nën akuzë dhe të arrestuar pas hetimeve të nisura nga këto komunikime.

Në një intervistë për BIRN prokurori i SPAK, Klodian Braho, tha se komunikimet në aplikacion e kishin ndihmuar prokurorinë të zbërthente shtrirjen e krimit të organizuar shqiptar në Europë dhe Amerikën Latine, po po ashtu i kishte “ndihmuar të kuptojmë edhe depërtimin e tyre në administratën publike, policinë, prokurorinë, si dhe në organet gjyqësore.

Sky ECC është një aplikacion i zhvilluar nga kompania kanadeze Sky Global. Ky aplikacion ofronte kriptim të avancuar dhe përdorej gjerësisht nga organizata kriminale për aktivitete të paligjshme, si trafiku i drogës apo i armëve. Megjithatë, në mars të vitit 2021, autoritetet franceze, belge dhe holandeze arritën t’i deshifronin komunikimet. Prokurori Braho thotë se mes përdoruesve të Sky ECC ishin me mijëra shqiptarë, si në territorin shqiptar, ashtu edhe jashtë tij.

Etiketa: Gjykata KushtetueseInvestitor strategjikKlodian BrahoMinistri i DrejtësisëOrganizata kriminalePëllumb GjokaSky ECCYlli Manjani
Tjetri
Kolegjet e Bashkuara thirren për të riparë praktikën e "arrestit me burg"

Përplasja për mandatin e Zaçajt, Sadushi: U konfirmova nga Kushtetuesja

724791 skupstina sednica 09102024 0003 f

BE-ja dënon ministren serbe për mbështetjen e “spastrimit etnik” në Kosovë

19:34 | 14/07/2026
SPAK dërgon për gjykim deputetin socialist Plarent Ndreca dhe 15 zyrtarë për abuzim me tenderat

Gjykata rrëzon kërkesën e Ndrecës për parashtrimet e SPAK

17:40 | 14/07/2026
Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.