AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Përplasja për mandatin e Zaçajt, Sadushi: U konfirmova nga Kushtetuesja

Kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi deklaroi se pavarësisht perceptimit, zgjedhja e anëtarëve të rinj të Gjykatës Kushtetuese nuk mund të ndikohet dhe se procesi mund të vëzhgohet nga të gjithë.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
17:56 | 30/12/2024
në Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kolegjet e Bashkuara thirren për të riparë praktikën e "arrestit me burg"
Kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi. Foto: LSA.

Kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi deklaroi të hënën gjatë një konference për shtyp se nuk kishte asnjë konflikt mes zgjedhjes së anëtarëve të rinj të Gjykatës Kushtetuese dhe rolit të tij si kryetar i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi për vitin 2025, ndërsa shtoi se i gjithë procesi mund të monitorohet.

Pas përplasjes për mandatin e ish-kryetares së Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj, Sadushi tha se ndjehej komod, pasi vendimarrja ishte konfirmuar sipas tij edhe nga Kushtetuesja.

I pyetur nga BIRN nëse ka marrë masa për të parandaluar perceptimin se ai mund të ndikojë në përzgjedhjen e anëtarëve të rinj të Gjykatës Kushtetuese, Sadushi tha se “nuk kishte asnjë lloj papajtueshmërie në shortimin dhe përzgjedhjen e tij si anëtar dhe kryetar i KED”.

“Perceptimi mund të ekzistojë. Mund të ketë dhe është e drejtë të ketë perceptim, por çdo gjë është e vëzhgueshme nga të gjithë. KED është organ kolegjial ku secili diskuton dhe vendos në mënyrë të pavarur. Po ashtu, kushdo mund të njihet me fjalën e secilit prej anëtarëve. Nuk besoj se krijon problematikë,” tha ai.

Mandati i kryetares së Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj u bë temë debati publik muajin e fundit dhe shkaktoi polemika mes saj dhe kryetarit të Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi. Ky i fundit këmbënguli se mandati i Zaçajt përfundonte në pranverë të vitit 2025 dhe hapi procedurat për përzgjedhjen e pasardhësit të saj duke shpallur vendin vakant.

Pasi u mblodh tre herë me radhë në seancë për të diskutuar mandatin e Zaçajt, Gjykata Kushtetuese la në fuqi vendimarrjen e kryetarit të Gjykatës së Lartë, ndonëse e gjeti procedurën e parregullt.

Sadushi tha të hënën se do të ndjente përgjegjësi para ligjit nëse nuk do të kishte vepruar për shpalljen e vendit vakant të Zaçajt.

“…veprova bazuar në ligj e Kushtetutë dhe ndihem komod se është konfirmuar nga vetë Gjykata Kushtetuese,” tha ai. Për procedurën lidhur me vakancën pas heqjes dorë të gjyqtares Elsa Toska, Sadushi tha se nuk mund të jepte mendim, pasi e ka dhënë Kuvendi. Ai theksoi se është domosdoshmëri ripërtëritja e Gjykatës Kushtetuese 1 herë në 3 vjet me 1/3-ën e anëtarëve.

Gjatë fjalës së tij, Sadushi ngriti si shqetësim për numrin e lartë të rekurseve që nuk kalojnë testin e pranueshmërisë përballë Gjykatës së Lartë. Sipas tij, nuk e kalojnë këtë test 74% e rekurseve në Kolegjin Civil, 79% në Kolegjin Administrativ dhe 87% në Kolegjin Penal. Sadushi vërejti se për këtë vit, në çështjet administrative, organet publike rezultojnë gjyqhumbëse në 59% të çështjeve. Ky raport rezulton i ndryshëm në fushën penale, ku prokuroria rezulton gjyqhumbëse në 27% të çështjeve, ndërsa individët rezultojnë në 73% të tyre.

Sadushi vërejti se moskalimi i testit të pranueshmërisë adreson shqetësimin për përfaqësimin, që kryejnë avokatët privatë, Avokatura e Shtetit dhe prokuroria. “Mënyra se si paraqiten rekurset është një problem tepër serioz për nivelin e përfaqësuesve, që lidhet me mosndjekjen në vijimësi të praktikës gjyqësore të Gjykatës së Lartë apo dhe me konfondimin në jo pak raste të një gjykate kasacionale me gjykatat e faktit”, deklaroi Sadushi dhe shtoi se nga procedura e seleksionimit të rekurseve që aplikon Kolegji Administrativ, vetëm gjatë vitit 2024 janë vlerësuar haptazi të pabazuara 35% e rekurseve të shqyrtuara.

 

 

Etiketa: Gjykata e LarteGjykata KushtetueseHolta ZaçajKëshilli i Emërimeve në DrejtësimandatetSokol Sadushi
I mëparshmi

Kushtetuesja legjitimon hetimet bazuar në ‘Sky ECC’, rrëzohet ankimi i Pëllumb Gjokës

Tjetri

Qeveria jep tre autostrada me koncesion

Tjetri
Qeveria jep tre autostrada me koncesion

Qeveria jep tre autostrada me koncesion

724791 skupstina sednica 09102024 0003 f

BE-ja dënon ministren serbe për mbështetjen e “spastrimit etnik” në Kosovë

19:34 | 14/07/2026
SPAK dërgon për gjykim deputetin socialist Plarent Ndreca dhe 15 zyrtarë për abuzim me tenderat

Gjykata rrëzon kërkesën e Ndrecës për parashtrimet e SPAK

17:40 | 14/07/2026
Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.